Ese politike
Nga Skënder MULLIQI
O pupull, ku jeni, ku jeni katundar, punëtor, dhe intelegjencë e ndëruar…?! Po këtu jeni… më hallët dhe problemet që i keni, jo të vogla, së po jetoni në Kosovën e varfëruar nga politikanët?! Ju jeni po ai popull që keni qenë dikur, natyrisht tash më gjenerata të reja, më halle të reja, më kohën bashkëhore, e cila kohë dikur ishte shumë më ndryshe, ose me duket mua, së edhe unë u bëra gjeneratë e vjetër. Kishim razi, dashni, unitet, i ndihmonim njeri-tjetrin, kur ishte nevoja. Kush e di e bënim këtë edhe pse ishim nën okupim, dhe na duhej razia, duhej të ishim më të bashkuar, për ta luftuar armikun serb, që kurrë nuk na la rehat, deri sa e dëbuam nga toka jonë.
Populli im po më ngacmoni pak sa që t’ju mbajë një ligjëratë, sa të kam njohuri dhe si të bjen ajo tek e fundit… Kjo vlenë duke u nisur së pari nga unë, dhe nga të gjithë ne, së jemi nga ky nënqiell, së më ndonjë dallim të vogël, shumica nuk po jetojmë bash mirë… Ej, populli im… popull i mrekullueshem, popull që bota demokratike po na pranon si populli më i bukur, si popull më plotë talentë, si në kulturë, art, muzikë, sport… Ej, populli im… nga gjiri ynë dolën shumë njerëz që bënë emer të madh… emra që nuk harrohen.
Vargu i tyre për t’i përmendur të gjithë është i gjatë… Tash nga të gjallët që po na bëjnë krenarë, janë Kadare, Rita Ora, Dua Lipa, Bebe Rexha, Majlinda Kelmendi, e shumë emra nga bota e futbollit dhe e sportit shqiptarë…
Nese këta po na zbardhin fytyrën popull i dashur, do njerëz që rastësisht kanë ardhëur në politikë, po e zbehin renomen e krijuar nga të parët. Nuk po punojnë mirë, o pupull, e dini edhe ju vet, së vet jeni duke e paguar tagrin e hajnive të tyre… të hajnive pa karar. E di popull, së ju kan demoralizuar tepër shumë…
Ej, popull im, …së di çka po ndodhë me ju, që nuk po ju sosët durimi… E di e keni zor shumë, së nese dikur nuk e duruat okupatorin dhe e luftuat atë deri në qlirim, tash ështe më vështirë…Eshtë shumë vështirë, e pamundur së perpara keni djemtë tu, që nuk dolën bash të mirë… Nuk dolën së lakmia për para dhe pushtet i prishi.
I bani të pavlefshem për ju popull i dashur. Ej, populli im, gjithmonë keni qenë të vyeshem, keni qenë dhe keni mbetë popull bujar dhe mikëpritës sa nuk ban ndryshe… Nuk e keni meritar sigurisht këtë tretman nga djemtë tu… Nuk e keni merituar qe vota juaj mos të shkon për zhvillim të vendit… Unë nuk ju ndrrojë kurrë, edhe pse nuk jeni pa gabime. Nuk po jetoni mirë, e këtë së keni merituar në Kosovën më plotë begati.
Gjithnjë e më shumë po dukeni të lodhur, të demoralizuar nga gjendja e keqe sociale, po dukeni së po plakeni para vakti… Po dukeni sikur nuk po interesoheni sa duhet për fatin dhe te ardhmën e juaj. Bukur moti sikur i keni ngritur duart lartë , sikur po thoni u dorëzuam …?! E dihet së burrat e dheut të këtij vendi, kurrë nuk janë dorëzuar, edhe atëherë kur kanë qenë tepër ngushtë… edhe atëherë kur shumë kush është mbytur dajak nga shkau dhe argatetet e tyre në burgjet serbe.
Nuk them se të gjithë janë dorëzuar, së ende ka që po luftojnë për këtë vend, po hapërojnë kah liria e tyre e vërtetë. Po shohim përditë kolona të autobuseve duke u larguar nga Kosova jonë e dashur! Si t’i themi kësaj, barazi më tragjedi kombëtare. Kur dikush ja mësyn tokës së huaj për tu mos u kthyer kurrë në vendlindje, nuk ka më zor në këtë botë.Rinia ne mbrendinë e saj është e fuqishme, impulsive, energjike, që ka shumë dëshira dhe ëndrra në këtë botë…
Ka dëshira për ndryshime, dëshira për të krijuar karrierë, si po krijojnë mocanikët e tyre në botë.Këtë duhet pasur parasysh, tash kjo qeveri e shpresës… nga kjo qeveri pritet që rinisë tua kthej buzëqeshjën e venitur, tua kthejë vullnetin për jetë në vendlindjën e tyre. Kjo pritje nuk guxon të jetë e gjatë. Sigurisht po kuptoni së për çka e kam fjalën…?
Nuk guxojmë ta lëm tokën tonë të zbrazur. Ta lëmë në gojën e ujkut grabitaqar serbosllavë… Ta lëmë tokën e të parëve tanë. Ta lëmë tokën për të cilën u dha shumë gjak historikisht. Dihet së çka ka përjetuar ky popull. Ka përjetuar gjithëfarë golgotash, lufta, padrejtësi të mëdha nga Fuqitë e Kohës, që na copëtuan në gjashtë pjesë! Nuk guxojmë popull që të na rreshqet keq mbamendja kombëtare. Ta vëmë të gjithë gishtin në temth, duke mos lejuar që historia të na përseritet për të keq…