MIRADIJE GASHI
(ese)
Sa ngusht po e ndjej veten, more Xha BRAHIM LAH GASHI! S’di, për besë, nga t’ia filloj? Të flas për LLAPUSHNIKUN që ka nxjerrë boll trima. Të flas për familjen, tradicionalisht, atdhetare dhe, tek shtoj më tutje, në zinxhirin e gjatë e të madh të patriotizmit, të gjithë hallkat e këtij zinxhiri, janë të fortë, sa historikisht as janë këputur dhe as kanë për t’u këputur, se brezash, nga njëra dorë tek tjetra; nga njëri brez tek tjetri, frymon veç dashuria për Atdhe; frymon dashuria për dije dhe ju, GASHËT e LLapushnikut, e mbani barotin thatë dhe synin pishë kundër armikut që, brezash ka dashur me ju farue.
Një betejë asht zhvillue historikisht, dhe, kur e shfleton historinë e hyn në arshivat e saj, kudo, në luftë e në paqe, faqen të bardhë. Mirë ju, GASHËT, po se po, por dhe në miqësi e në fis, të tanë po më dukeni si do vigana që vini mjegullave të historisë apo si do lisa që kurrë nuk e humbni gjelëbrimin, në pyllin e madh të heroizmit.
* * *
Sa më shumë ikën koha,aq më shumë vjen dhe më afrohet portreti yt prej Atdhetari që, qysh i ri, fshehur, mu nën hundën e pushtuesëve serbë, baba, ti Xha Brahim dhe (krejt nga një familje) i keni fut abetaret e para në Drenas e më tutje; atje, në shtëpitë tuaja,ku fshehur e mësonit shqipen, e bënit me besa-besë, me i shtue jo vetëm djemtë, por dhe çikat, se në zemra e kishit bërë të vetën atë parrullën e Rilindësve që thoshte: “… dhe dritë e diturisë,përpara do na shpjerë”.
Dhe që, sado të pushtuar nga Serbia, kur Jugosllavia u sulmua nga nazistët, ti, Axhë Brahimi dhe gjithë fare fisi, i rrokët pushkët dhe luftuat krah për krah, me koratë e sllovenë; me serbë, maqedonas, hungarezë e malazesë se luftonit për lirinë e vendit. I hodhët pas krahëve gjithë atë genocid të Çubroljeviçit e të Andriçit dhe, kur Jogosllavia, u bë e lirë, ti, AXHË BRAHIM, qe nga deputetët e parë që përfaqësoje KOSOVËN (ajo u shpall Krahinë autonome) në Parlamentin e Jugosllavisë.
Ishe deputet, se e meritoje dhe LLAPUSHNIKU krenohej me ty. Po, kur TITO u prish për hesapet e veta me Moskën e Stalinin, atëherë krejt rrufetë e shovinistëve serbë me Rankoviç e Compani, ranë mbi popullin e martirizuar të KOSOVËS, ti nuk pe interesin vetjak, por u rebelove kundër gjithë klikës që shkeli, mbi gjakun e derdhur për liri edhe nga kosovarët, dhe u bëre ai PROMETEU i mitologjisë që, jo se ia vodhe zjarrin TITOS e “Viçëreve” të tjerë, por e prite atë rrufe bash si rrufepritëse, duke u bërë mburojë për popullin, për vëllezërit e gjithë Kosovës. Në këtë rebelim ti nuk qe sall, i vetmi, por qe i pari dhe as u tute, nuk t’u trand qerpiku dhe i more mbi supe të gjitha pasojat.
Dhe “shpata e Demokleut” ra e randë mbi ty. Të dënuan me p u s h k a t i m!!! U harrua dhe u hodh në koshin e plehërave gjithë ai kontrubuti yt dhe, ngaqë nuk kishin qoftë dhe një fakt ku të mbështeteshin për të të njollusur si fajtor apo “tradhtar”, e kthyen vendimin disi më të butë. Ti, Xha Brahim, i bëre 13-vjet burg bash në burgun më famkeq jo vetëm të JUgosllavisë, por dhe të Ballkanit apo më tej të burgjeve të vendeve, të ashtuqujatura:socialiste. I bëre në burgun e GOLI-OTOKUT që ndodhej në republikën “motër” të Kroacisë.
E, kur flitet për GOLI OTOKUN, askund nuk e gjen një burg të gjashëm veç thonë: si kështjella “IF” që përshkon ALEKSANDËR DUMASI tek romani “Monte Kristo Kontu“.
Kampi famkeq i GOLI OTOKUT që ngrihej mbi një ujdhesë shkëmbore krejt të zhveshur, pothuaj shkretëtirë dhe, veç kësaj, ata që kanë hyrë në këtë kamp, pothuaj kishin të shkruar mu në zemra atë thënien postulatë të Ferrit të Dantes që thotë: – Ju që kini hyrë këtu, hiqni dorë nga çdo shpresë”.
Ty, Axhë Brahimi, të futën bash në atë”ferr të zi”, se makineria torturuese e “Viçëreve” kishte qëllime të pista: donte të të thyente moralisht e shpirtërisht. Por, sado që të burgosurit për çdo ditë, pas një pune të detyruar, do kalonit nën vëzhgimin e makinës torturuese, diku në ato koridoret si hone, ti qendrove si hero i vërtetë.
Në këtë ndeshje dhëmb për dhëmb, portreti juej, Xha Brahim, bëhet më i bukur; më i plotë; më burrnor.
Në familjen tuaj, pothuaj, u bë kiameti. Të ndarë së gjalli me fis e farë; pa të drejtë arsimimi për fëmijë e të afërm. Me masa ekstreme për çdo të rritur, po se po, po dhe për familjarë të tjerë. E kanë gjetur një ditë, tëtvëlla, SALIHIN dhe, bash pse qe vëllaut yt (ti, për ta ishe armik i rrezikshëm që nuk do dilje gjallë nga ferri GOLI OTOK), e kanë torturuar gati me rrezik jete dhe e kanë hudhur si një plaçkë të bjerrun diku në një rrugë pa krye.
Larg burgut të Komoranit, ku e tortuaruan, për fatin e tij të mirë, e kanë gjetur do fshatarë dhe me një qerre e kanëçuar gjysëm të vdekur në shtëpi. Të gjithë i bënin për të thyer. Ti qe hekurbeton dhe vesa as nuk ka ça me i ba betonit. Dhe portreti juej, Axhë Brahim, bahet edhe më i bukur, kur të mendoj si mësues që përhapje dritën; si luftëtar për liri dhe si model heroizimi e qendrese para makinës shtypëse serbe!
Xha BRAHIM! Të dua për gjithçka ke bërë për Drenicën e Llapushnikun; për tanë KOSOVËN dhe je burim frymëzimi për krejt brezin tonë!