Pregatiti Hekuran Pashollari
Hyrje
Reth ketij koncepti ne boten e civilizimit modern perendimor vihen keto pyetje:
Egoizmi eshte nje gje e mire apo e keqe?
Egoizmi duhet luftuar apo duhet keshilluar?
Cili eshte raporti i tij me altruizmin? Etj.
Nje psikolog eshte shprehur se qysh kur lindim dhe deri sa plakemi behemi gjithmone e me egoiste, dhe ky egoizem “filtron” ne qenien tone ne menyre spontane dhe instiktive.
Shpeh, nga frika se mos te tjeret mendojne keq duke na quajtur egoiste dhe individualiste, veshim masken e nje altruisti duke u paraqitur te zote, te mire dhe shume gjeneroze,duke fshehur ate qe jemi ne te vertete. Por kjo shpesh here kushtezon proçesin e evolimit te personalitetit tone duke na detyruar te gjejme nje rruge ku nuk do te mungonin dhe motivet e nje deformimi te personalitetit tone e shoqeruar dhe me semundje kronike kryesisht ato qe kane lidhje me sitemin nervor.
Carl Gustav Jung ka shkruar: ”…çdo jete e pa jetuar ne menyre natyrale prezanton nje fuqi shkateruese dhe te pakthyeshme, e cila vepron ne menyre te fshehte dhe te pakuptuar….”
Kurse filosofi i madh gjerman Frederich Nietziche i permbahej idese se eshte egoismi ai qe ve ne levizje krijimtarine e vertete, alegrine dhe sensibilitetin e subjektit. Ai pranonte qe eshte e veshtire te shprehesh natyren tende ne nje bote qe per shekuj e ka denuar individin dhe shprehet :” per mijra njeres, egoizmi eshte konsideruar e keqia e vertete e jetes …diçka e shemtuar dhe e helmuar …qe nuk te frymezon , nuk te sensibilizon dhe nuk te zbukuron…”
Por duhet te dallojme egoizmin “fisnik” nga çfaqiet , manifestimet zemerngushta dhe njekohesisht te braktisim “valvitjen” e flamurit te altruizmit kur shohim qe ajo behet forme e nje jete plot hipokrizie.
Kur nje dite pyeta nje mikun tim se a ishte altruist, ai me sinqeritet me pergjigjet:” po, por me vetveten.”
Si mund te perkufizohet egoizmi “fisnik”?
Egoizem “fisnik” do te thote te demostrosh ate qe je me te vertete. Ashtu sikurse kemi nje trup unik, gjendet tek ne nje force qe na individualizon, na ben unik dhe te dallueshem nga te tjeret. Gjate gjithe jetes realizohet formimi i personalitetit, ajo qe tregon se kush je me te vertete, dhe egoizmi te ndihmon ta besh kete, per te mos ngjare me asnje tjeter.
Ne nje sondazh te kryer ne nje reviste shkencore – psikologjike ne Itali me reth 1000 te intervistuar meshkuj dhe femra te moshes nga 18 deri 70 vjeç, pyetjes: ”Sipas mendimit tuaj, egoizmi eshte nje faj i madh?”, i jane pergjigjur:
Jo 58%
Po 25%
Nuk e di 17%
Kurse pyetjes tjeter: “Ne cilin mjedis eshte e drejte te jesh pak egoiste?”, i jane perjigjur:
Ne çeshtjet ekonomike 26%
Ne mardheniet ne pune 24%
Ne raportet afektive 17%
Ne berjen seks 13%
Ne mardheniet miqesore 12%
Nuk e di 8%
Intervista vazhdon me pyetjen tjeter:”Cilat jane situatat qe te bejne te ndihesh egoist?, ku pergjigjet kane qene te kesaj natyre:
Kur rezikoj te humbas diçka 32%
Kur konstatoj qe gjithsejcili mendon vetem per vetveten 26%
Kur njerzit e dashur me deluzionojne dhe me tradhetojne 28%
Kur lexoj akte dhune te kryera nga emigrantet 10%
Nuk e di 4%
Intervista mbyllej me pyetjen:”Do te te pelqente te jesh pak egoiste?.
Pergjigjet kane qene:
Po 73%
Jo 18%
Nuk e di 9%
Per ata qe i jane pergjigjur pozitivisht u eshte kerkuar te tregojne motivin perse?
Do te vuaja me pak 34%
Do te jem me pak i mashtuar 27%
Do te ndihesha me i lire 16%
Do te arija me lehte synimet e mia profesionale 11%
Do te jem me mire ekonomikisht 8%
Nuk e di 4%
Te jesh pak egoiste te ben mire
Ka sot psikologe te cilet mendojne se “te jesh pak egoiste” te ben mire ne kuptimin qe:
• Maturon trurin
Panvarsia, shpirti krijues, liria intelektuale,kontaktet me veteveten, jane ushqim jetesor i trurit. Ato te lejojne te shperthejne dhe zhvillohen potencialet tek qenia jone. Egoizmi fisnik te lejon te fitosh vetvleresimin
• Eshte nje shtyse natyrale
Eshte karakteristike tek femijet dhe qeniet jo njerezore stimuli instiktiv dhe biologjik. Egoismi ne kete moshe nuk duhet konsideruar si nje gje difektoze dhe deformuese per personalitetin e femijve por si diçka qe e afron me vlerat e tij pozitive per ta dalluara njerin individ nga tjetri
• Krijon mardhenie me te sinqerta
Mardheniet me te qendrueshme jane ato qe krijohen midis personale qe kane karakteristika te egzistences se tyre te ngjashme dhe deshira e mendime pak a shume te njejta. Nje egoizem i pastert hedh bazat per formimin e mardhenieve qe kane ne themel te tyre shkembimet reciproke te qarta dhe te sinqerta
• Te ben unik dhe krijues
Egoismi “fisnik” vendos “unin” gjate gjithe jetes dhe garanton nje kontakt me te madh me vet natyren tende, me vet identitetin tend dhe te pajis me nje stil te jetes sa me krijues. Kerkon te braktisesh imitimin e modeleve te sjelljeve te te tjereve per te qene sa me orgjinal dhe unik
• Stimulon panvarsine
Egoizmi i “mire” te stimulon te maresh pergjegjesite e vete jetes per te mos u varur nga te tjeret dhe te ben te zgjedhesh pikerisht ato veprimtari qe te japin kenaqesi
Te jesh altruist i teperuar te ben keq ne kuptimin qe:
• Sakrifikohesh dhe nuk mer rezultatin qe pret
Nje psikolog shkruan: “nje nene e mire dhe e zonja vetflijohet per femijet”. Kur sacrifica e prinderve , veçanerisht nenes eshte nje sjellje e natyrshme qe ka per baze respektin reciprok , atehere dhe rezultatet ne edukimin e femijeve do te jete ne perputhje synimin e tyre. Filosofi shqiptar Sami Frasheri shkuante: “Nje shembull i mire i prinderve vlen me shume se 100 keshilla super te mira”. Ne qofte se nuk ndodh kjo atehere jemi sakrifikuar per asgje.
Kam lexuar dikur nga nje shkencetar i fushes se pedagogjise nje episod qe pak a shume ishte kjo:”nje çift intelektualesh gjithe jeten e tyre ja kishin kushtuar edukimit te femijes se vetme te tyre dhe ishin mjaft te kenaqur per kete sakrifice te tyre per ecurine e mire te tij ne universitet.
Kur i ati papritur u semur mjaft rende dhe mjeket e keshilluan per t’u operuar urgjent, ai kerkoi pak kohe per t’u konsultuar me te birin. Kur i biri u kthye nga universitei i shoqeruar me te dashuren e vete dhe degjoi nga e ema per ç’ka i kishte ndodhur te jatit, djali ulet ngadale prane vesht te te jatit dhe i pershperit: “Sot çfaqet ne qytetin tone nje film i ri me dashuri dhe kam nevoje per disa para”.
I jati menjere reagon :”me shpini urgjentisht ne sallen e operacionit”
• Manipulohesh dhe influencohesh lehte nga te tjeret
Ndodh jo ralle qe jemi subjekt i vemendjes se te tjereve dhe per shkak te altruizmit tone nuk mund te themi jo per propozimet e tyre dhe nuk kerkojme asgje si kompesim. Kjo ndodh sepse ndihemi gjithnje “borxhlli” ndaj te tjereve dhe ka si pasoje nje manipulim dhe ifluencim te pavetedijshem. Sjellja jone ne keto raste do te jete jashte natyres sone te vertete
• Nuk jemi spontane dhe natyrale
Veprimtria e altruistit udhehiqet nga motoja:”eshte ne detyrimin tim” dhe manifestojne nje sjellje te nje shprtbardhesie te sforcuar dhe te teperuar. Kenaqesia e tyre eshte siperfaqesore dhe ka si justifikim qe sjellja e tyre eshte ne pajtim me regullat e vendosura nga shoqeria dhe me vete ndergjegjien, por realisht jo te vetedijshem per kete
• Te largon nga vetvetja
Duke u preokupuar me shume per te tjeret ben qe te “largohesh” nga vetvetja dhe te perjetosh nje menyre te jetuari ne kushtet e nje ankthi dhe stresi psikollogjik permanent duke e ngarkuar “ndergjegjien” me faje te pamerituara.
Nje vajze e re i shkruante nje reviste shkencore – psikologjike keshtu:” Jam bere me katersh:me familjaret, me miqte, me koleget. Ne se dikush me kerkonte vrapoja, ne se nje tjeter donte nje ndihme, nje keshille e beja me gjithe deshire. Shpesh kam lene detyrimet e mia, kam ndryshuar planet, pasi gjithmone kam menduar qe e mira e te tjereve eshte edhe e mira ime. Keshtu jam edukuar dhe kam vepruar gjithmone.
Por tani ndihem keq dhe e zhgenjyer per gjithçka qe kam dhene dhe per te cilen nuk kam mare asgje si shperblim. Kur kam patur une nevoje, askush nuk gjendete pak kohe per mua. Pyes veten: si eshte e mundur? Keshtu duhet paguar e mira? Jam e lodhur, deluzionuar dhe e hidheruar”.
Psikologu jepte kete keshille:”ne qofte se sjelljet altruiste te bejne te palumtur dhe per t’u bindur se ato nuk kane qene nje “maske” beji vetes keto pyetje:
• Perse jam duke e bere kete gje?
• Pres diçka nga Ai/Ajo ?
• Cilat emozione provoj dhe cilat jane ndjenjat qe me shoqerojne?
• Tjetri me kerkon ndihme dhe une jam duke iu imponuar?
Deluzionet, zemerimi, hidherimi … te gjitha keto jane te lidhura me nje altruizem “dhurate” e skemave dhe modeleve te repta mendore dhe jo te nje sjelljeje te natyrshme dhe fisnike ne masen qe nuk cenon lirine dhe panvarsine tende.
Si perfundim, egoizmi dhe altuizmi jane nje menyre sjelljeje qe manifetohen ne veprimtarine e perditshme. Te jesh pak egoiste nuk do te thote qe te prishes mardheniet me te tjeret por te afrohesh me ata ne menyre natyrale duke u prezantuar ashtu siç jemi. Çdo kush duhet te shprehe karakterin e tij qe ka, qofte dhe i “keq” per gjykimin e te tjereve.
Ndersa te jesh altruist i teperuar, gjeneroz me te tjeret duke bere “finte” se je dakord me te gjithe, do te paguash nje çmim te larte qe ka per pasoje deformimin e personalitetit.