Edipi dhe Anti-Edipi

0
872

Nga Mr. Sc. Blerta Haxhiaj

Anti-Oedipus (1972), rezultati më i arritshëm në këtë vepër është lidhja e shkurtër mes psikoanalizës dhe pjesëve të lëna menjanë, ku Guattari dhe Deleuze dallojnë potencialin e një burokracie të re të arsyes analitike. A Thousand Plateaus (1980), është pjesa që vijon e veprës Anti-Oedipus dhe ajo që i karakterizon së bashku është nëntitulli i tyre “Capitalism and Schizophrenia”. Subjekti me konceptet e veta është gjithashtu një objekt në botë ku konceptet janë të aplikueshme kanë një esence të brendshme. Një ri-përmbledhje mbi bazat e identitetit, mendimi përfaqësues është analogjik. Fokusohet për të vendosur një korrespondencë mes domeneve të strukturuara në formë simetrike. Aftësia e gjykimit është një polic i analogjise.

Nje koncept është si një tullë, e cila mund të përdoret për të ndërtuar rrethimin e arsyes ose mund të hidhet jashtë nga dritarja si e pavlere, mirëpo cili është subjekti i ‘tullës’? Koncepti është si një vektor (vector – lat-shtegetar) koncepti është një akt, një mendim nomad i cili zëvendëson ekuacionet reprezantuese te vështira (une = unë = jo-ti) me një ekuacion të hapur (pjesët e trupit ); Forca nuk duhet ngatërruar me pushtetin sepse forca vjen nga jashtë për të thyer konstruksione të ndryshme ndërsa pushteti ndërton mure, e njëjtë sikurse ajri kundër tokës. A Thousand Plateaus përceptohet si një sistem i hapur ku nuk është thënë fjala e fundit. Çdo plateau është një ‘tulle’ e nxjerrë nga ndërtimet disiplinare, një hark vektori, si një ekuilibër i hapur i cili lëvizë në trajektore.

Anti-Oedipus tregon së pari se sa shumë hapësirë është e mbuluar, mirëpo ai bën më shumë se aq. Anti-Oedipus duhet të lexohet si një art, i pasuruar me terme të shumta të shumëfishimit, përgjegjësisë dhe lidhjeve, një analizë e raportit të dëshirës me realitetin dhe makinerisë kapitaliste duke thirrur me zë të lartë përgjigje konkrete. Gilles Deleuze dhe Felix Guattari dakordohen shumë shpejt në sulmin e tyre kundër psikoanalizës me kompleksin e Edipit (familja e shenjtë = babi-mami-unë), një sulm shumë mizor dhe pa mëshirë, një sulm i egos, mbi edipalizmin dhe analizat edipalizuese dhe mënyrat (neurozat) e jetesës.

Anti-edipi vjen si një sekuencë e një ngjarje tjetër si një sulm kundër Krishterizmit – antikrishti; Anti-edipi fillon me atë që psikoanaliza ishte në fillim, akoma është dhë do të jetë e mirë ndërtuar, një njeri i cili vrapon pas sigurisë së tij, sidomos në mendjen e tij, është një njëri i cili humb natyralitetin e tij dhë kërkon artificialitetin i cili do ti largonte dhimbjen, problemet … -pa dhimbje, pa probleme – kjo – ëndrra e çdo neurotiku për një ekzistence të qetë dhe të lirë. Deleuze dhe Guattari demonstrojnë se instikti (therje e brendshme) është i bazuar të dëshira e cila duhet të udhëheqet, dëshira për të patur dikë tjetër në atë mënyrë për të legjitimuar jetën tënde.

Këto dëshira kanë sjellë në fokus psh: Hitler, Mussolini dhe fashizmi (fascismo – duaj nga fashion shkopinjëve të lidhur tok bashkë me sëpatën) një dëshirë e tillë e cila nuk resht së pushuari apo ekzistuari. Anti-edipi ngre çështje të rëndësishme për lindjen e fashizmit –Wilhelm Reich – “Si ka mundësi që masa prodhon dëshirën për represionin e vet?” Fashizmi është një fenomen e cila zë vend diku tjetër, diçka që mund tu ndodhë vetëm të tjerëve por jo neve; është problemi i tyre. Me të vërtetë fashizmi është një problem që vetëm të tjerët duhet ta përballojnë.” Edhe grupet revolucionare bashkëpunojnë me elementet fashist të cilat janë të varrosura thellë mbrenda nesh, dhe akoma shpesh me një mbikqyrje analizojnë por dhe e kanë ‘superegon’ e cila i udhëheq në situata të ndryshme ndërsa ata ‘janë të mirët’ rreth këtyre ‘dhomave’ prapa dyerve të mbyllura të ordinancave të analistëve në krahet e teatrit të Edipit D & G tregojnë rrugën e tyrë duke thirrur se është e nevojshme të marrësh ajër të paster pa ndonjë relacion me botën e jashtme.

Çështja që thirret është Edipalizimi ku psikoanaliza është e devotshme për vetëvetën, praktikisht dhe teorikisht me kombinimin e imazhit dhe strukturës. Për ndërgjegjjen për vetëvetën nuk është më shumë se një strukturë, nuk simbolizon më imazhin apo përfaqësimin, është një inxhiniere; një makiniste; është reale për vetëvetë. Laplanche dhe Pontalis vënë re se Freud zbulon kompleksin e Edipit ne 1897 gjatë vetë-analizës mirëpo nuk i jep formë teorike deri në 1923 në “The Ego and the Id” – “Ego dhe Id” dhe përmes kësaj periudhe kohore Edipi nuk shfaqet më si një ekzistencë margjinale. “Edipi është ajo që duhet të jetë e humbur për të mirën e realizmit biologjik” psikoanalisti është një drejtues teatri (hapësire) privat, më shumë se sa një inxhinier apo mekanik që ndërton pjesë të prodhimi dhe ngjit elementet e prodhimit dhe anti-prodhimit.” Psikoanalisti është si Revolucioni Rus, nuk e dimë, se kur fillon, çka mund të shkojë keq” – (“Psychoanalysis is like the Russian Revolution; we don’t know when it started going bad”)

Çdo psikoanalist duhet të dijë se poshtë Edipit, pas Edipit, anash Edipit biznesi i tij është sëbashku më makinën e dëshirave, në fillim psikoanalisti nuk vëren forcen me të cilën prezanton Edipin për ta injektuar në të pandërgjeshmen, psikoanalisti bëhet një karrem i Edipit, një agjent i antiprodhimit në dëshirë.” Freud evokon vetëm në argumente seksuale, të cilat konsistojnë duke sjellë unitetin e seksualiteti, kompleksit të familjes dhe argumenti mitik e cila konsiston në pozicionin e përshtatshëm të forcave prodhuese të pandërgjegjies, editimin e forcave mitike dhe religjoze” – “ Nërsa ti thua: “Seksi nuk është gjithçka. Ka edhe gjëra të tjera më të rëndësishme në jetë” Ja kush je Njeruc”. Freud, vetë pozicionohet në tërë relacionet sociale dhe metafizike prapa dëshirës, dhe pastaj bëhet indifferent para faktit se pas kësaj është kompleksi familjar përmes transformimit analitik të dëshirës.
Edipi është si një Zot, babai është si në Zot, problematika nuk është që skizoanalisti ta zgjidhë, nuk ka për qëllim të zgjidhe më mirë se psikoanalisti, qëllimi i tij është të de-edipalizoje të pandërgjegjshmën në rend që të arrijë të problemet reale.

Çdo gjë ka vendin e vet nëse Edipi vet ka dy pole – njeri karakterizon figurat imagjinarë të cilat e drejtojnë vetëvetën në një proçes identifikimi dhe poli tjetër karakterizohet nga funksione simbolike të cilat e drejtojnë vetëvetën në një proçes diferencimi, mirëpo në çdo rast edipalizohemi, nëse nuk e kemi në formë të krizës do ta kemi në formë të strukturës…e tëra kalon të tjetra dhe përsëri proçesi fillon nga e para. “Është e vështirë dhe surprizë të dish se Edipi si një strukture konkordon më trinitetin e krishterte” mirëpo trekëndëshi dhe hidhet poshtë duke u hapur më formulën (3 + 1, por 4 + n) gjatë raporti familje shoqëri; babi, nëna dhe vetëvetja janë të bashkëngjitur me elementë politike dhe historike – ushtari, tetari, bashkepunuesi, radikali, dizertori, shefi, gruaja e shefit të cilat të tëra këto thyejnë trekendëshin dhe bien në kompleksin e familjes, ku pak apo shumë familja asnjëherë nuk është një mikrokozmos në sensin e një figure autonome, nga natyra familja është ecentrike.

Le të rikujtojmë pak mitin e Edipit, se si e tërë kjo është nisur, sepse duke u zhytur në mitologji, nuk humbin fillin mirëpo zëmë zanafillën duke derivuar që nga hyjnorja të analizat përkatëse; Edipi ishte hero teban, biri i Laiut, mbretit të Tebës dhe i Jokastës. Meqë një orakull kishte paralajmëruar se Laiu do të vritej nga i biri, i cili do të martohej më t’ëmën, sapo lindi djali, vendosën që ai të vritej. Skllavi që u ngarkua për të zbatuar vendimin, e vari për këmbët në degët e një pemë në malin cicerone. Ai do të vdiste, në qoftëse nuk do ta zgjidhte një bari bari që kalonte andej. Nga e enjtura e këmbëve atë e quajtën Edip. Foshnjën e çuan te Polibi, mbret i Korintit, i cili e adoptoi dhe e rriti si birin e tij. Njëherë një korintian u tall me të, duke i thënë se nuk ishtë bir i mbretit.

Ai nuk mundi ta durontë këtë fyerje, prandaj shkoi të konsultohej me orakullin e Delfit, i cili e këshilloi të mos kthehej në vendin e vet, sepse atje do të vriste të atin dhe do të martohej më të ëmën. Për t’iu shmangur kësaj fatkeqësie dhe duke kujtuar se i ati ishte Polibi, edipi vendosi të mos kthehej më në Korinth. Rrugës ai takoi një plak dhe pasi u zu më të ai e vrau atë. Pra profecia u përmbush (një pjesë e saj); Edipi vrau të atin sepse ai i panjohur ishte Laiu. Më në fund arriti në Tebë dhe ndaloi përpara Sfinksit, një përbindësh me tri forma: të shqiponjës, të gruas dhe të luanit, i cili u priste udhën udhëtarëve dhe u jeptë një gjë-e-gjëzë: “Kush është ai që në mëngjes ecën me katër këmbe, ditën me dy këmbë dhë në mbrëmje më tre këmbë”.

Edipi e zgjidhi Gjëegjëzën dhë Sfinksi nga inati u hodh nga një shkëmb i lartë. Qyteti shpëtoi nga kërditë e tij. Për mirënjohje tebanët e zgjodhën shpëtimtarin e tyrë mbret dhe i dhanë për grua të venë e mbretit Lai –Jokastën. Nga kjo martësë lindën Eteokli, Poliniku dhe dy vajza Antigoni dhe Ismena, të cilët të gjithë patën një fat tragjik. Pas disa vitesh një murtajë e madhe plakosi në vend dhe Orakulli urdhëroi të dëbohej vrasësi i Lait. Më në fund Edipi e mësoi sekretin e lindjes së tij. Nga dëshpërimi Jokasta vari vetën, kurse Edipi nxorri sytë e tij dhe mbeti i verbër. Ditët e fundit i kaloi në një lagje të Athinës në Kolonë ku edhe vdiq … nuk duhet ti imitojme perënditë…