EDI RAMA REHABILITONI ISH TË BURGOSURIT POLITIKË…

0
627

Rehabilitoni të burgosurit e vërtetë politik komunistë dhe jo komunistë se ishin dhe janë humanistë dhe modernistë të përkushtuar, antimizoristë të betuar.

Pjetër Toma, Ali Spahia dhe Jozefina Topalli kanë rehabilituar të burgosurit ordinerë të komunizmit, që kanë vjedhur delet e fermës dhe kecat e kooperativës, edhe spiunët mons, përvers, gelbock, zgërdheck, shtrembaluck të katër burgjeve Spaç, Qafë Bari, Ballsh, Tepelenë.

Sali Berisha dhe Bujar Nishani kanë dekoruar persona pa asnjë kontribut për Atdheun, popullin, as për drejtësinë dhe demokracinë, as për letërsinë humaniste eposike, moderniste shembullore kombëtarë historike.

Letër e pestë drejtuar Edi Ramës kryeministër i Shqipërisë demokratike. E vërtëta garanton drejtësi për çdo njeri, që konsolidon demokracinë dhe largon të ligat mizoriste monstruoziste.

Letra e parë u botua në 13 Shkurt. Falenderoj redaksinë e gazetës që e botoi. E falenderoj për kontributin e çmuar kombëtar për botimin e tregimeve të vërteta, të dobishme, humaniste moderniste.

Edhe letrën e dytë, të tretë, e të katërt i kanë botuar 2 redaksi gazete kontributore shembullore për të drejtën, të vërtetën.
Nga Sali Leka shkrimtarë dhe poet lirik erotik dhe eposik demokrat modernist i betuar antimizorist, i burgosur politik antivampirist me guxim vital viganik kundër maskarejve dhe urithkëve zvarranikë.

Shumë i nderuar Edi Rama.
Në 20 Shkurt 1991 në Tiranë u rrëzua busti bronxik i mizorit despotik Enver Hoxha, por nuk u rrëzua trusti kaotik i tij, nuk u largua klani zuzarist dhe narcizist i tij, por janë pasuruar dhe kanë ngritur katër redaksi gazete dhe katër televizione.

Janë pasuruar me fonde monetare të vjedhura, të grabitura dhe çdo ditë, çdo orë, çdo minutë, llomotisin dhe gumëzhisin, sajime dhe trillime të rëndomta, gënjeshtra, tërkuza dhe gelbocka të pista, intrigcka të ndryshkura, për të sugjestinuar dhe hipnotizuar mendjet e njerëzve të mangët, të molepsur, të matufepsur të llahtarisur nga lakmia dhe lukunia obskurante mediokre.

Asnjë televizion nuk zhvillon emisione filozofike, sociologjike, psikologjike, teuratike dhe teologjike të dobishme për jetën njerëzore, se të mbushin me dituri dhe kulturë shembullore, por i servirin publikut broçkulla, procka dhe gëlbocka neveritëse. Këto gelbocka janë shumë të dashura për injornatët obskurantë të mangut dhe nuk e kuptojnë që bëhen akoma më të mangut deri në skaj dhe në zgrip.

Kurse televizioni i madh i Tiranës i ashtëquajtur publik nuk bën as gëk as mëk, por qëndron shurdhmemec dhe shikon si urithk zgërdhec.
Që kur u burgos komunisti humanist modernist i kulturuar intelektuali i admiruar Todi Lubonja televizioni në ato vite i Shqipërisë socialiste, nuk ka bërë asnjë emision mediatik publik të dobishëm me vizion demokratik, as program modernist, për zhvillim dhe përparim kombëtarë historik.

Kur u burgos fisniku eposik, Todi Lubonja unë jam betuar që mos të dal me folur në televizionin negativ, skurrik regresiv, katrahur kaotik, dhe nuk kam folur në studio se moderatorët e rubrikave televizive, u diktojnë, analistëve dhe publicistëve të flasin gelbockat e tyre të ndyra, gënjeshtrat e pista dhe sajimet me trillime, abuzime dhe spekullime të rëndomta.

Kur të ringjallen Todi Lubonja, Fadil Paçrami, Ismail Caushi, Hasan Petrela, Kutim Spahivogli, Jakov Xoxa, Dhimitri Fullani unë do të dal të flas në televizion me shumë iradim dhe do të demaskoj me shumë vullnet dhe guxim shpifësit, intriguckit, gënjeshtaruckit dhe shtrëmbaluckit e dekadës së parë dhe të dytë të shekullit njëzet e një, se janë shtuar shumë.

Ju admiroj Edi Rama, ju admiroj shumë për durimin e madh që këni dhe flisni nëpër studiot televizive me gëlbockit injorantë obskurantë, që nuk dinë asgjë nga politika dhe qeverisja, as nga ekonomia, zhvillimi dhe progresi, as nga kultura, emancipimi dhe përparimi, as nga letërsia eposike, humaniste, moderniste kombëtare historike.

Prandaj unë shkrimtari eposik ish i burgosur politik e kam obligim të theksoj, të tregoj:
Ashtu si intelektuali komunist humanist i admiruar Todi Lubonja janë burgosur dhe përndjekur egërsisht 750 intelektualë dhe specialistë të aftësuar me kontribut të çmuar për zhvillimin, progresin dhe modernizimin e Shqipërisë socialiste.

U burgosën, u internuan edhe 125 shkrimtarë të talentuar, demokratë të betuar, guximtarë dhe mendimtarë vizionarë, me vepra letrare dhe drama teatrale të mrekullueshme, të dobishme për jetën njerëzore të popullit shqiptarë dashamirës me vullnet për letërsinë, artin dhe kulturën shembullore.

Por ndodhi katastrofa e llahtarshme makabre mizore: Këto vepra letrare të shkëlqyera si thesare të florinjta, nuk i botuan, nuk i publikuan, por u mbyllën, u censuruan në biruckat e skëterrit enverist ujku i pamëshirshëm me fytyrë njeriu.

Vampiristi i shekullit 20, sadisti i tmerrshëm monstruozist, që burgosi dhe groposi pa gurë varri katër vajza dhe gra fisnike me karakter dhe dinjitet vital. U burgosën, u masakruan se refuzuan dhe nuk pranuan dashuri të ndyrë kuplariste dhe bordelliste.

Klika e llahtarshme enveriste ramiziste obskurantiste të stazhionuar për masakra makabre, nuk botoi 85 tetëdhjetë e pesë libra të shkrimtarit Sali Leka, me tregime të mrekullueshme, të dobishme dhe 2700 poezi dhe tregime në redaksitë e gazetave “Drita, Bashkimi, Zëri i Rinisë dhe revista Nëntori“. Tani këto gazeta nuk qarkullojnë, por dalin të tjera vazhdimi i tyre me ndryshimin vetëm të emrave dhe të strukturave, se ingranazhet zuzariste, narciziste janë të njëllojta, madje më të sofistifikuara për të bërë të liga, padrejtësi makabre antinjerëzore.

Edi Rama e kam obligim me ju falenderuar për punën e mirë që keni bërë me kontribut të çmuar, për popullin shqiptar sidomos që nga qershori 2013.

Ju përgëzoj dhe ju uroj me vullnet dhe admirim akoma punë të mbarë me faqe të bardhë edhe mbas fitores së 25 Qershorit 2017.

E theksoj fitore triumfatore, se kam besim se nuk do ta ulni tempin e punës tuaj të mirë të dobishme edhe të stafit tuaj. Punë e madhe shumë e lodhshme katër vjeçare në përballje me klikat sofistike, enigmatike zuzare kaotike të maskuara dhe të mbuluara me gjethe fiku, për të shpëtuar nga rreziku, për tu larguar nga grackat dhe kurthet e liga shtriganicka që klikat antihumaniste u kurdisin edhe njëra tjetrës. Klikat lukuniste me oreks dhe lakmi lubiste për fonde monetare të vjedhura janë të pamëshirshme edhe për vllezrit e tyre, edhe për motrat e tyre.

Klikat monstruoziste kusariste, stërviten dhe instruktohen për integrigca, makbethiste kriminalistike të tmershme kundër personave publik me vizion human dhe demokratik, kundër intelektualëve fisnikë të drejtë, të kulturuar demokratë të vërtetë të betuar, të përkushtuar për drejtësi dhe demokraci. Kështu Sali Berisha dogji dhe përvëloi baxhanakun e tij në Gërdec.

Në fakt i dogji Fatmir Mediu 26 burra dhe gra, ashtu si burgosi, vrau, masakroi Bedri Spahiu 6 burra nga fisi dhe miqtë e Enver Hoxhës, edhe mikun fisnik Bahri Omari burri i Sanies motra e Enverit, që mbeti vejushë me fëmijë jetim.

Rehabilitoni Bahri Omarin Edi Rama dhe komunistët humanistë të masakruar, Mustafa Gjinishi, Dali Ndreu, Liri Gega, Gjin Marku, Abdyl Këllezi, Koço Theodhosi, Beqir Balluku, Petrit Dume, Hito Çako dhe komunistin liberal demokrat Sejfulla Malëshova.

Shumë i respektuar Edi Rama. Kam besimin se mbas fitores triumfatore të 25 Qershor 2017, juve do të formoni dikasterin e posaçem ekskluziv publik progresiv për rehabilitimin e të burgosurve të vërtetë politik nga klika mizore uzurpatore enveriste ramiziste.

Të burgosur, të përndjekur llahtarisht edhe mbas vitit 1992. Shkrimtarët dhe intelektualët humanistë modernistë, demokratë mendimtarë dhe guximtarë vizionarë antimizoristë, antienveristë, dhe antiramizistë, janë përndjekur, diskriminuar, vjedhur dhe grabitur edhe gjatë viteve 1992-1997, edhe gjatë viteve 2005-2013.

Unë shkrimtari Sali Leka bashkë me shokët e mi fisnikë të nderuar, demokratë të betuar, humanistë të admiruar modernistë të përkushtuar me kontribut të çmuar, nuk jemi antipedeistë, antiberishistë, as antibashistë, por ishin dhe janë pedeizmi dhe berishizmi kundër neve demokratëve të shumë vuajtur, ish të burgosur, të internuar, të shtypur, të diskriminuar egërsisht dhe tmerrësisht.
Me shumë admirim dhe falenderim sublime për këta vizionarë të shekullit 21.

Shkrimtari Sali Leka
Cel: 068 38 55 304
Tiranë, Korrik 2017