Si shihet atdheu nga larg
E kujt është Shqipëria…?
Në demokraci dhe jeta pluraliste e ka gjetur Shqipërinë (ende) me gripin politik të llojit(allaballkanqe), që nuk po mund të kapërcej matanë lumit shqiptar të demokracisë! Po vonohemi përsëri në histori, tashti me fajin tonë! Pse kaq shumë armiqësi e skajshme në mes të dyja partive shqiptare(PS-PD)?! Edi Rama është kryeministër i Shqipërisë, në dy mandate ishte edhe Sali Berisha. Dhe, jemi këtu ku jemi…! Shqipëria ka kokëdhimbje politike, punët shkojnë ngadale, nisin në Tiranë dhe tevona gjërat kalonjnë në bulevardet e jetës shqiptare. Për Shqipërinë flet Edi Rama, e kundërshton pa nkë pa dy Sali Berisha. Hiq nuk vonojnë dhe ia nisin “debatit” sikur gratë e liga…!
E kujt është Shqipëria…?! Partitë politike shqiptare(PS-PD) dhe krerët e saj Edi Rama dhe Sali Berisha si më të zëshmit dhe në armiqësi të skajshme (politike), sikur duan që të bëjnë luftën ballë për ballë deri në verbim të dy syve! Pse kështui dhe pse kaq armiqësi pozitë-opozitë në Shqipëri…?
Edi Rama dhe Sali Berisha, bëhuni burra dhe leni fjalët e bulevardit dhe kthehuni në jetën parlamentare demokratike dhe, përmes programeve të zhvillimit të gjithmbarshëm të bëni konkurrencë se cili do të jeni më të mirët. Për këtë duhet të na bindeni vetëm me programe të vlerave kombëtare për të sotmen dhe të nesërmen e Shqipërisë.
JO armiqësi e skajshme politike dhe fjalë nga bulevardi i Tiranës, Edi Rama dhe Sali Berisha!Shqipërinë nuk e keni (tapi) prej babës…!
S.K.
Çikago, 18 qershor 2018
Skënder Karaçica
Executive Director
Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists
Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]