EDI RAMA ANTIKOMUNISTI I BETUAR DHE ANTIMIZORISTI I ADMIRUAR

0
577

Tregim nga libri “Krimet mizoriste të komunizmit

SALI LEKA

Shkrimtar dhe poet ish I burgosur politik nga mizorizmi komunist marksist antidemokratik.
Ah sikur të ishin 750 shkrimtarë dhe gazetarë si Edi Rama antikomunist i betuar me vullnet të aftësuar.
Ah sikur të ishin 7500 intelektualë vizionarë si Edi Rama antimizorist i admiruar me kontribut të çmuar për drejtësinë, lirinë dhe demokracinë.

Fatmirësisht janë dhe do të jenë 75000 modernistë të përkushtuar si Edi Rama për zhvillimin dhe progresin e Shqipërisë që duam.
Shumë fatmirësisht janë dhe do të jenë 750000 socialistë dhe demokratë të vërtetë nacionalistë si Edi Rama shembull dhe model i shkëlqyer për reforma madhështore të dobishme shembullore me përmasa kombëtare historike.

Fatkeqësisht kishte dhe ka indiferentë, sehirgji, batakçi, firifej dhe maskarej, por askush nuk i ka numëruar sa janë dhe nuk i ka demaskuar as në gazetë as në televizion.

Shumë fatkeqësisht kishte dhe ka shtrembaluc, reziluc, survejuc, zgërdhec dhe nga liria e garantuar e Edi Ramës dhe e qeverisë socialiste kanë botuar libra për krimet e komunizmit, por me gënjeshtra, sajime, trillime, procka, mashtrime, spekullime dhe asnjë kriminel mizorist nuk kanë demaskuar, asnjë masakër makabre gjakatare nuk kanë zbuluar as verifikuar.

Librat i kanë botuar vetë kriminelët dhe mizorët vampiristë, vetëfallsifikatorët dhe përsekutorët zuzaristë antihumanistë bashkë me servilët sharlatanistë dhe xhahilët nihilistë.

Këta përsekutorë censuristë mizorë dhe anarshistë kaotistë narcizistë mosntruozistë, kanë sot në pronësi private redaksi gazete, televizione dhe shtëpi botuese dhe mbushin libraritë me libra të rëndomta.

Këta gënjeshtarucë shtrembalucë flasin nëpër studio mediatike, shkruajnë nëpër faqet e gazetave për krimet e komunizmit, por flasin dhe shkruajnë fjalë të përgjithshme absurde dhe abstrakte dhe asgjë konkrete, asnjë emër të vërtetë krimineli mizori dhe përsekutori nuk kanë publikuar.

Aq më keq kanë vepruar shumica e redaksive të gazetave dhe televizioneve as kanë folur as kanë shkruar as kanë treguar për censurën mizoriste në letërsi, art dhe kulturë.

Mos botimi i veprave letrare disidente, liberaliste moderniste erotiko-estetike dhe liriko—eposike, mbyllja fshehja dhe censurimi i tyre ishte padrejtësia më e madhe, por edhe masakra më e tmerrshme e diktaturës komuniste që kanë vepruar ish redaksitë e gazetave “Drita, Bashkimi, Zëri i Rinisë dhe Revista Nëntori”.

Unë shkrimtari dhe poeti voluminoz Sali Leka në ato vite me 85 libra por nuk i botuan, i fshehën, i censuruan, kam shumë fakte dhe argumente me ngjarje të vërteta, mirëpo edhe sot redaksitë e gazetave edhe ato që shtiren dhe stisen si të djathta mbushin çdo ditë faqet artistike me trillime të neveritura.

Sipas këtyre shtrembalucëve krimet dhe padrejtësitë 45 vjeçare të diktaturës i kanë bërë djajtë, fantazmat, demonët dhe lugetërit dhe jo mizorët zuzarët përsekutorët dhe kriminelët me fytyrë njeriu.

Me këto shpifje mashtrime dhe trillime duan ta kalojnë edhe shekullin XXI spekullantët abuzuesit monstruozë dhe skandalozë të shekullit XX-të.

Unë sot po tregoj dy ngjarje të vërteta nga padrejtësia e tmerrshme e censurës dhe katrahurës në kohën e diktaturës. Në vitin 1961 qeveria e kryeministrit Mehmet Shehu nxorri ligjin për shkrimtarët që të dalin në profesion të lirë me rroga të majme me honorare dhe dieta në moshën 40 vjeç.

Kurse shkrimtari Ismail Kadare doli në profesion të lirë në moshën 32 vjeç.
Tetë vjet ka përvetësuar rrogë të majme, ka vjedhur fonde të mëdha duke abuzuar dhe spekulluar me ligjin dhe duke bërë padrejtësi kundër shkrimtarëve të tjerë. Këto vjedhje, spekullime, abuzime dhe padrejtësi nuk i dinte Enver Hoxha as Mehmet Shehu, por i dinte Dhimiter Shuteriqi, Mantho Bala, Fatos Kongoli, Vath Koreshi, Agim Cerga dhe të tjerë zuzarë dhe kusarë të letërsisë.

Unë shkruajta dhe paraqita një artikull për botim për vjedhjen spekullimin dhe abuzimin e Kadaresë, dhe Shuteriqit dhe të kryesisë së lidhjes së shkrimtarëve, strofka e mizorëve dhe kusarëve të jargosur.

Kryesia e lidhjes së shkrimtarëve kthimka dhe skërrka e rezilosur e censurës dhe katrahurës mizoriste kundër letersisë disidente moderniste liberaliste erotike estetike dhe liriko eposike brilante e mahnitshme e shkëlqyeshme e dobishme për çdo njeri me vullnet dhe aftësi për letërsi, por artikullin nuk e botuan dhe më kërcënuan “Mos i dërgo letër Enver Hoxhës as Mehmet Shehut që nuk të botojnë tregimet dhe poezitë, sepse neve i kemi të gjitha forcat dhe kompetencat ty Sali Leka me të groposur pa varr”.

Kurse unë mizorëve dhe përsekutorëve ju përgjigja: Mos u frikësoni juve censorë zuzarë dhe kusarë nuk e njoftoj Enver Hoxhën as Mehmet Shehun.

Enver Hoxha lexon letra anonime pa emra se aty shkruhen trillime dhe intriga për të burgosur dhe masakruar njerëzit e mirë fisnikë intelektualë dhe shkrimtarë.

Ai i urren faktet dhe argumentat e vërteta ashtu siç urren edhe njerëzit e mirë, as Mehmet Shehun nuk e njoftoj për abuzime, padrejtësitë dhe kusarinë e kryesisë së lidhjes së shkrimtarëve.

Mehmet Shehu është kundër abuzimeve, spekullimeve dhe kusarive. Ai është burri kreshnik dhe strateg vital eposik, por censura mizore mediatike e radio televizionit shqiptar në Tiranë i urren fjalët fisnikëri dhe besnikëri edhe emrat kreshnik vital, vigan, besnik i kombit dhe historik.

Ashtu si Mehmet Shehu ka edhe fisnikë të tjerë të admiruar kuadro drjtues dhe intelektualë të aftësuar dhe të merituar, por janë diskrimuar dhe degraduar nga kryesia e lidhjes së shkrimtarëve katrahurka e mizorizmit të egër monstruozist, burimi i padrejtësive abuzimeve sistematike të planifikuara çdo ditë, çdo javë dhe çdo vit.

Administrata e lidhjes së shkrimtarëve është gjiriska e urithëkucëve dhe me thonjtë e tyre të pistë mbyllin dhe fshehin veprat letrare moderniste liberaliste shembullore si thesare të çmuara hyjnore.

Për dijeninë e lexuesve të kohës së sotme epoka e demokracisë pluraliste në vitin 1968 unë paraqita për botim një artikull voluminoz për problemet ekonomike, sociale, arsimore dhe kulturore, por artikullin nuk e botuan e mbyllën e fshehen e censuruan.

Kopjen e artikullit unë ja dërgova kryeministrit Mehmet Shehu, por nuk i tregova që nuk e kanë botuar censorët dhe mizorët e redaksisë së gazetës Bashkimi dhe Revista Nëntori. Mehmet Shehu e lexoi e pëlqeu dhe më porositi ta paraqisja për botim, por unë nuk e dërgova më për botim sepse nuk u lutem dy herë mizorëve, zuzarëve censorëve dhe përsekutorëve pa asnjë lloj morali karakteri as dinjiteti.

Në vitin 1981 Mehmet Shehun e vranë si poliagjent dhe tradhtarë i komunizmit. Në fakt nuk ishte poliagjent por ishte konseguent dhe korrekt i ligjeve shtetërore dhe i rregullave njerëzore, por censorët dhe përsekutorët bashkë me diktatorin e partisë e të komunizmit Enver Hoxha ishin të egërsuar dhe të acaruar me fisnikërinë dhe kreshnikësinë shembull e model i admiruar si Mehmet Shehu, Hysni Kapo dhe Gogo Nushi që vdiq në moshë të re.

Unë isha dhe jam krenar që isha shoku i tyre por do të shkruaj në tregimet në vijim fakte dhe ngjarje të vërteta edhe për të tjerë djem dhe burra fisnikë por të vuajtur të stërmunduar të përsekutuar për drejtësi dhe demokraci dhe jo për motive të pista brutale dhe vulgare që sot stisen dhe shtiren si antikomunistë të fortë dhe antirevolucionarë ashtu si Ismail Kadare.

Shkrimtari Ismail Kadare ka shkruar dhe botuar në katër gazeta procka dhe brockulla. Sot po citoj një prockull të Kadaresë “Rendi i përmbysur nuk pranon se është thyer. Gjygji im me Nexhmije Hoxhen, për dorëshkrimin e romanit “Dimri i Vetmisë së Madhe” në një farë mënyre, është një test një sporvë force, që ai regjim kërkon të japë mesazhin se është ende i fortë. Me fjalë të tjera të pohojë ne jemi këtu! Ashtu si më parë!”.

Kurse unë theksoj: Kadare nuk tregon kush rend është përmbysur, kush paraqitet përsëri i fortë? Kadareja mburret lavdërohet që po i del ballë për ballë Nexhmije Hoxhës, sepse ai nuk e shkruan fjalën regjim komunist. Ndoshta sepse ishte vetë komunist.

Në fakt është Kadareja ai që ka 25 vjet që don ta mbajë të fortë regjimin komunist dhe jo Nexhmije Hoxha e veja e diktatorit e kryemizorit e kryegjakatarit. Kryepërsekutor dhe kryecensor i letërsisë artit dhe kulturës ishte dhe është vetë Ismail Kadareja. Të gjitha frazat dhe fjalët e Kadaresë janë ofenduese poshtëruese po edhe kërcënuese për njerëzit e letërsisë të artit të kulturës sidomos të atyre që janë të përsekutuar midis të cilëve jam edhe unë shkrimtari dhe poeti Sali Leka.

Kadareja përsëri ka shkruar dhe botuar këto fjalë: “Ca gjysëmletrarë gjysmëinformatorë të afishuar gjer më sot si antikomunistë të tërbuar me sulmet që shpërthyen në shtyp kundër shkrimtarit të njohur Ismail Kadare u renditën përkrah zonjës Hoxha. Kurtizanët e sotëm fashisto komunistë kujtojnë se mund ta kenë të lehtë të godasin shkrimtarin e njohur Ismail Kadare. Harrojnë këta fashisto komunistë se shkrimtarët e njohur dinë të jenë edhe të ashpër edhe tju kthehen këtyre fashisto komunistëve.

Ka vite që flitet për afërsinë fashisto komuniste dhe ky është një rast i dëshpërimit të saj. Mbrojtësit e së keqes fashisto komuniste shpresojnë në dredhinë e tyre të zakonshme transferimin e krimit, por krimet e një epoke si ajo që u përmbys nuk janë pupla të lehta që mund të zhvendosen dinakërisht nga zyrat e hetuesive burgjeve dhe qelive të torturave”

Kurse unë argumentoj dhe vërtetoj: Të gjitha këto fjalë të Kadaresë janë makabre pa vlerë as letrare as historike as artistike. Ai nuk tregon se kush epokë u përmbys me shumë krime. Në fakt epoka quhet ato vite që nuk bëhen krime por bëhen vepra madhështore të mrekullueshme.
Përsëri Kadareja nuk tregon se kush janë burgosur dhe masakruar nëpër burgjet e kësaj epoke që ai nuk ja thotë emrin ai nuk i tregon të vërtetat sepse ka dashuruar dhe dashuron vetëm trillimet shpifjet fallsifikimet monstruoze ashtu siç ka vepruar 45 vjet.

Kadareja nuk I tregon emrat e hetuesve që e kanë torturuar,as të prokurorëve që e kanë burgosur, as të censorëve që e kanë persekutuar.
Sepse Ai nuk ka cfarë të tregojë asnjë fakt konkret, as ngjarje të vërteta. Kadareja nuk ka bërë as dy ditë burg as dy javë internim.
Ai ishte vetë nënkryetar I frontit të internimeve me kryetare Nexhmije Hoxha e treta kupoliste marksiste e Byrosë politike komuniste mekatare dhe gjakatare. Kadareja I katërti kupolist monstruozist.

Kurse unë shkrimtari edhe poeti Sali Leka I tregoj emrat e e hetuesve që më kanë torturuar, të prokurorëve që më kanë burgosur dhe të censorëve që më kanë përndjekur dhe persekutuar. Mua dhe shokët e mi antikomunistë të betuar dhe antimizoristë të admiruar.
Unë I njoh shkrimtarët dhe gazetarët mizoristë që kanë dërguar në birucat e skëterrit komunistë kolegët dhe shokët e tyre liberalistë dhe modernist të dalluar të merituar.

Unë i njoh dhe i tregoj censorët, kusarët dhe mizorët që nuk kanë botuar 85 librat e mia me tregime dhe poezi të mrekullueshme brilante të dobishme.

Kadareja i ndan shkrimtarët në të mëdhenj e në të vegjël.
Unë nuk i ndaj shkrimtarët as të mëdhenj as të vegjel, por i dua i admiroj të gjithë njëlloj barabartë, por I demaskoj ata që akoma shpifin, trillojnë, spekullojnë, abuzojnë dhe duan të bëjnë padrejtësi mizore ashtu si kanë bërë.

Kadareja mua më njeh, e di shumë mirë që unë jam shkrimtar voluminoz me 85 libra romane, novela, vëllime me poezi dhe me tregime jetike për jetën njerzore të mahnitshme, erotike-estetike dhe liriko-eposike,por as I kanë dashur as I duan censorët dhe persekutorët si ai.

Ai më ka urryer mua dhe shokët e mi Fadil Pacrami, Todi Lubonja, Hasan Petrela, Kujtim Spahivogli, Kasem Trebveshina, Kapllan Resuli, Ibrahim Uruci, Pirro Kuqi, Minush Jero, Jorgo Bllaci, Zydi Morava,porn a burgosën dhe na diskriminuan egërsisht dhe tmerrësisht.

Sali Leka, Cel: 068 38 55 304

SHËNIM EKSKLUZIV
45 vjet mizorizmi i skëterrit komunist ka burgosur dhe internuar 175 shkrimtarë poetë dhe dramaturgë me etikë të kulturuar por për këto masakra makabre antihumaniste nuk kanë shkruar as dy libra.

Kurse për shkrimtarin Ismail Kadare kanë botuar pesë libra me gënjeshtra, sajime dhe trillime si e si për ta paraqitur e përndjeklur e përsekutuar, antikomunist e antirevolucionar.

Në fakt as ishte as është dhe sot antikomunist dhe as antirevolucionar.
Po citoj titujt e këtyre 5 librave të rëmdomëta spekullative.

1- “Dosja Kadare”
2- “Kadare i denoncuar”
3- “Epoka Kadare”
4- “Kadare në 101 dokumentet e pallatit të ëndrrave”
5- “Shkrimtarët dhe artistët nën diktatin komunist”

Në tregimet në vijim do të argumentoj me fakte dhe argumente se këto libra janë të tëra me gënjeshtra dhe fallsifikime.

Tiranë, Shtator 2019