Edhe sa kohë do ta provoni durimin tonë, ju bastardë?

0
479
Aurel Dasareti - ngre shqipen

Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike ([email protected])

Shqiptarët e diasporës gjithmonë kanë mbajtur në zemrat e tyre atdheun, ku gjendeshin rrënjët e tyre. Tradita dhe zakone të tilla, por edhe dashurinë për atdheun, ata e përçuan nga brezi në brez.

* * *

Unë nuk kam një shtëpi më të bukur dhe më të dashur se ty, Shqipëria ime. Nëse nuk do të isha i detyruar, nuk do të ndahesha kurrë nga ty, nuk do të të ndryshoja për një shtëpi të dytë…”- citat nga ditari i gjyshit tim të moshuar, që në vitin 1943 ka qenë i detyruar të emigrojë në Amerikë.

Më poshtë, hartimin me shkrim, që e shkrova si 6 vjeçar në klasën e parë të shkollës fillore në Australi, sot e përkthej në shqip:

“Shqipëri, kam dëgjuar për ty që nga lindja,
në fëmijërinë time ëndërroj për ty,
që në rininë time do të të shoh për herë të parë,
dhe do të të dua përgjithmonë”!

* * *

Çfarë do të thotë të duash atdheun tënd? E dua Shqipërinë. E dua detin e saj, malet e saj, barishtet, kafshët (me përjashtim të këlyshëve rusofil…) i adhuroj disa njerëz që jetojnë atje. Kush mund dhe ka të drejtë të matë dashurinë time, dhe pse dashuria ime do të ishte më pak se dashuria jote?! Dashuria ndaj atdheut nuk do të thotë bindje dhe heqje dorë nga pikëpamjet e dikujt. Në dashurinë e vërtetë, të gjitha palët e përfshira kanë të drejtë të shprehin plotësisht lirisht mendimet e tyre. Dashuria e vërtetë ndaj atdheut nënkupton komunikim të shkëlqyeshëm të dyanshëm, tolerancë, respekt midis bashkatdhetarëve për mendimet e të tjerëve dhe respekt për ndjenjat e të tjerëve…

Dhe, kur njëra palë nuk e jep atë, atëherë ka anën e pakënaqësisë nga ana tjetër, dhe ajo palë zemërohet, kërkon atë që është e nevojshme, dhe nëse nuk funksionon, marrëdhënia ndër-vëllazërore prishet. Që nuk do të thotë se respekti ndaj tyre që mendojnë ndryshe ama nuk kanë qëllime djallëzore zhduket, por është e vështirë të kthehesh tek e vjetra më pas. Urat janë shkatërruar dhe hidhërimi mbetet…

Ne të gjithë ishim shumë „naivë“ në një kohë dhe e donim vendin tonë, gjithashtu donim disa njerëz të gabuar, krejtësisht të çmendur dhe budallenj, dhe çfarëdo të keqe që ata të bënin ndaj nesh, ne ende do t’i donim dhe mbledhim thërrimet. Të gjithë duhet ta kalojnë këtë fazë, por një njeri i zgjuar rritet me kalimin e kohës, mëson ta dashurojë veten e tij para së gjithash, pastaj të gjithë të tjerët. Mësoni të mos i vendosni emocionet tuaja në pjatë, dhe mbi të gjitha, mësoni kur është koha për t’u dhënë fund të gjitha prirjeve (anshmërive) toksike…

Atdheu gjithashtu përbëhet nga institucione, parti politike, polici, qeveri, gjykata, që shpesh e keqpërdorin detyrën. Dhe ata duhet të bëhen të vetëdijshëm se ne jemi të rritur. Se ne nuk duam dhe nuk respektojmë më gjithçka pa kushte çka bastardët na parashtrojnë: një sërë arsyetimesh të rreme dhe njëfarë numri të dhënash që t`i kuptojmë më mirë rrëfimet e tyre të fabrikuara në kuzhinat ruse, greke, serbe, turke etj. Ne kemi mësuar se duhet të kërkojmë me zë të lartë të drejtat tona, të mbrojmë dinjitetin tonë, të luftojmë!…

Jo, bashkëkombës të nderuar, unë nuk e urrej vendin tim (gjegjësisht, atdheun e gjyshërve të mi); sikur të kisha urrejtje ndaj tij, nuk do të shikoja mbrapa, do të kënaqesha me zemër, në çdo gjë që dua këtu ku kam lindur dhe jetoj, nuk do të helmoja nga gjërat negative të së kaluarës. Por vetëm sepse e dua shumë atë vend dhe ata njerëz, kjo është arsyeja pse unë nuk duhet të them, siç thonë disa kokëtul që i kuptojnë gjërat me shumë vështirësi: “nuk e përfilli“.

Shumë prej tyre tashmë janë zgjuar nga letargjia, duke përhapur krahët e tyre. Shumë njerëz u larguan nga vendlindja me zemër të thyer (si të parët e mi). Shumë mbetën dhe dëshirojnë ndryshime për më mirë, por kjo nuk është e mjaftueshme derisa shumica të hapë sytë, mendjet e tyre, derisa të gjithë ta kuptojnë se vetëm sepse është mirë për ta nuk do të thotë që ata nuk duhet të kujdesen se si e kanë gjendjen të tjerët…

* * *

Atdhe, do të thotë vendi ku një person, ose bashkësi, ka lindur, është rritur, ku ai jeton, ose ku ai kalon jetën e tij. Konstatojmë se dashuria për atdheun është një emocion i natyrshëm njerëzor. Çdo njeri (normal) e do atdheun e tij për shkak të kujtimeve që e lidhin për atë hapësirë, kombin, gjuhën. Çdo njeri në zemrën e tij ka një dashuri për tokën e tij të lindjes.

Padyshim që dashuria për atdheun është një nga vlerat morale që siguron bashkësinë dhe unitetin midis individëve. Ne e dimë që paraardhësit tanë ruanin atdheun e tyre, luftuan për të dhe ranë si dëshmorë. Falë tyre, ne jetojmë në paqe sot… Në qoftë se atdheu nuk është i bashkuar dhe unifikuar, ai shpërbëhet shpejt.

Unë rekomandoj që të jemi bashkë, sidomos në këto momente vdekjeprurëse nga virusi kinez (pandemia), sepse në të njëjtën kohë duhet patjetër ta luftojmë dhe shpëtojmë copëtimin e radhës të Kosovës nga virusi i bastardëve shqipfolës. Pra, apeloj që në mënyrë rigoroze të jemi të rreptë kundër këlyshëve që përpiqen të na shpërndajnë (shpërbëjnë) Kombin dhe copëtojnë Vendin duke ia dhënë Serbisë. Kjo vetëm për të shpëtuar prapanicën e vetë nga gjykata speciale për krime (ndaj shqiptarëve), dhe për të mos i humbur pasuritë e fituara nga kriminaliteti.

Vetëm çmendarakët e arratisur nga qendrat psikiatrike i lejojnë vetes ta dashurojnë pakufishëm dhe të ngjiten fortë (pa kushtëzime) pas ndonjë partie „politike“ në dëm të vetvetes, familjes dhe Atdheut. A doni serish të ktheheni nën sundimin serbo-çetnik vetëm për arsye që të tregoni besnikëri ndaj simpatizuesve të juaj kriminelë? A nuk e kuptoni se nëse ktheheni atje ku ishit (nën terrorin serb) do t`jua bëjnë edhe më keq se para “çlirimit”, dhe askush më nuk do t`ju shpëtoj nga kanxhat e tyre?

Amerika u shpëtoi në vitin 1999, ndërkaq ju 20 vjet nuk dinit të formoni shtet normal-funksional, kjo është arsyeja pse ju jeni aty ku jeni; në vend që t’i kapni kriminelët për gushe dhe fugni në koshin me plehra – akoma e luftoni njëri-tjetrin sikur të ishit gjela!

Mos shpresoni se diaspora gjithë-shqiptare edhe më tej do të jetë me ju, nëse për shkak të inateve primitive dhe mentalitetit klanor të juaj, akoma mbeteni simpatizues të kriminelëve.

Për inat të nënës, do t’ia lejoj kodoshit të më dëmtoje…” – ka thënë një rospie.

Ata 82 “deputetët e Kuvendit” tragjikomik që me puç e rrëzuan qeverinë legale të VV, e tani krijojnë “qeverinë” joligjore, po ju sakrifikojnë për interesat e tyre, sepse mendojnë se jeni kokëtulë.

Sojsëzët i kanë siguruar familjarët e vetë me pasuri kriminale marramendëse të vjedhur nga ju, e ju flijoheni për ata në dëm të familjes së juaj?!!!
Servilizmi i juaj ndaj tradhtarëve është shumë i çuditshëm. Ndryshoni qëndrimet vetëvrasëse, ose merrni trajtim psikologjik, urgjentisht!

Bota çuditet që shqiptarët e Kosovës edhe pas 20 vjet vuajtje nga regjimi i bastardëve, i lejojnë vetes të vuajnë ende duke mos bërë asgjë. Unë do të doja që bashkëkombësit e mi të kuptojnë se dashuria për Atdheun faktikisht është një dashuri e pakushtëzuar për veten e tyre. Atdhedashuria nuk është aspak për hir të të tjerëve, por para së gjithash për hir të vetvetes.

* * *

A u mungon shqiptarëve krenaria? Tradhtarët e urrejnë vendin e tyre dhe qytetarët e saj.
Edhe sikur Drejtësia në shtetin amë Shqipëri dhe pjesën e copëtuar të saj Dardani (Kosovë), të mos ishte e kapur nga kriminelët, dënimi më i rëndë në Ligjin e dy shteteve tona, nuk është ndëshkim i mjaftueshëm për këta autorë barbarë që punojnë për shkatërrimin e Vendit dhe shpërbërjen e Kombit.

PS: Kjo është kritikë vetëm ndaj atyre që kanë nevojë…