EDHE NJËHERË PËR SHQIPONJËN DHE SHQIPTARËT (III)

2
1145

Shqiponja në gur-e dërguar nga Xhevat Nuhiu-prej Maqedonisë Shqiptare

[ Pjesa II ]

Brahim AVDYLI:

Pjesa III

Jam i mendimit se nuk mund të quhen vetëm “pellazgë” dhe “parailirë”, siç e konsiderojnë shumë mendimtarë e shkencëtarë shqiptarë, e të botës së gjërë, përderisa gjuha shqipe është ajo që u paraprinë të gjitha gjuhëve të këtij rruzulli tokësor dhe gjuhën shqipe e flasin vetëm shqiptarët, si komb. Na ndahem që përpara popujt e tjerë, duke “i harruar” Yllorët, sikur fare të mos ekzistonin. As “parailirët” nuk duken “komb” me ilirët, por një emërtim nga ata që nuk e njohin mirë historinë. Gjyshi, baba e djali kanë të njëjtën gjak.

Normalisht, yllorët/yllirianët nuk kanë pasur tjetër gjuhë, pos gjuhën shqipe. Parailirë nuk mund të quhen ata. Yllirianët kanë ekzistuar prej fillimit. Mund të quhen iliro-pellazgë ose pellazgo-ilir, sepse janë në lidhje të pashkëputur me shqiptarët. Epiri është tokë ilire dhe shqiptare…

Një pamje e mrekullueshme nga Dodona pellazgo-ilire e Epirit

Nuk është folur gjuha “greke”; nuk është folur gjuha “latine”; nuk është foluar asnjë gjuhë tjetër e botës, pos gjuhës shqipe. Me këtë nuk e themi ndryshe pos të vërtetës, sepse gënjeshtrat janë me shumicë. “Shkenca nuk është pronë e askujt”, thotë Ribeko, në fillim të librit të Zahari Majanit1.

Periudha e shqipes fillon të logaritet prej 25`000 p.e.s. Artefaktet janë të pakta. Librat të cilat na logariten se janë “të grekërve”, poemat e Homerit, janë të botuara shumë vonë. Sipas autorit Zahari Majanit, po e them se ai flet për Josip Ilirianin, i cili ka banuar në oborrin e Faraonëve, e ka jetuar një shekull para Luftës së Trojës apo “një gjysmë shekulli para përmbytjes se madhe”. Ky është mendimi i autorit, e jo i imi (B.A.). Mund të ketë qenë bashkëkombas i Moisiut2. Por, përmbytja e madhe ka qenë në vitin 1707 p.e.s.3, e kjo nuk përputhet me logaritjet e Zahari Majanit. Gjuha e vetme dhe e mbrekullueshme është gjuha shqipe, nga e cila përmbledhim kokrriza ari, siç thotë Zekeria Majani4. Pra, këtë gjë duhet ta mbajmë mirë në mend.

Gjuha e etruskëve dhe ilirëve ka pasur si model të vetmen gjuhë, gjuhën shqipe. Për të dëshmuar këtë çështje të madhe duhet të mbështetemi në një bazë të sigurtë, e kjo është gjuha shqipe, siç pohon Eduard Shnaider, e jo mbi gjuhët e tjera hipotetike, qoftë “indo-gjermane”, apo gjuha e Arianëve5. Në Shqipëri quhet shqiponja “shkype”. Fëmijët e tokës së Shqipërisë quhen shqiptar, ndërsa vendi i tyre është Shqipëria. Ata janë vetë bij të shqipes, pra, sipas Eduard Shnaiderit, janë “bij të shkypes, shqiptarë”6.

Libri i artë etrusk-toskë i Lidisë-e marrur prej botimit të Fahri Xharrës-te www.ikvi.at

Shqiptarët janë të vetmit që kanë ardhur deri më sot nga parahistorianët. Pellazgët kanë qenë ilirët e lashtë/yllirët, dhe kaluan nën emrin toskë, nëpër Itali. Kështu na quhen edhe në Shqipëri. Në Itali janë quajtur toskanë dhe etruskë, siç pohon George Fred Williams, më 1914, mu sipas Eduard Shnaiderit7. Pra, janë toskët e veçantë të Toskërisë. Etruskët janë toskë.

Gigantët ishin të mëdhenj përkah trupi; u dukeshin të tjerëve me fytyra trishtuese, mbanin flokë të gjata e mjekrrën të paprerë. Gygantët, gjigantët apo gegët quheshin “djemtë e tokës”8. Sipas Stephan Ronhard historia e shqiptarëve është shumë e vjetër dhe është i ndarë në dy degë kryesore: në jug janë toskët, ndërsa në veri janë gegët. Fjalën “gjigant” (gigant) e kuptojnë mirë “grekët” e gegët (gigas). Toskët dalin si Tuskus, Tuscia e Toskana, në Itali9. Sipas Georg von Hahnit, në “Albanische Studien”, në italishte janë tuscus e tuskia me emrin etruskët, pra janë toskët, ndërsa në Shqipërinë Jugore gegët shënohen si Gugoja10.

Harta e tri vendeve të Maqedonisë-Eprit dhe Thesprotisë-e marrë nga interneti

Etruskët e flisnin gjuhën shqipe të kohës së vjetër dhe Eduard Shnaider thoshte se gjuha etruske lexohet vetëm me gjuhën shqipe. Fahri Xharra, shkruan se dorëshkrimi i librit etrusk është 2500 vite i vjetër. Ne mendojmë se do të duhej të logariteshin vitet prej kohës kur është gjetur dhe kohës kur mendojmë se është shpallur, sepse kështu nuk e themi të vërtetën. Ai është i gjetur para viteve 1960, në brigjet e lumit Struma, në Bullgari, në një varr të zbuluar gjatë gërmimeve të një kanali11.

Sipas një sqarimi të dhënë me këtë libër, e cila u dërgohet juve së bashku me këtë pjesë të artikullit tim, thuhet se etruskët janë një nga popujt më të mistershëm e të lashtë të Evropës, të cilët po e them unë bashkë me gegët, e të cilët, siç i ka thënë edhe Apiani i lashtë, kanë shkuar deri në Sicili e janë larguar në Evropë. Etruskët kanë emigruar nga Lidia deri në Italinë veriore nga Turqia perëndimore. Në Italinë qendrore e veriore janë 3000 vjet më parë. Ata u zhdukën apo u asimiluan prej romakëve në shek. e IV p.e.s.12

Harta e Europës-Azisë dhe Afrikës veriore apo Euro-Azia-e banuar me Yllirët-të cilët nuk dinë si ti thirrin historianët…

Prania e njeriut të paleoliteve në Shqipëri i përgjigjet plotësisht qytetërimit të Kromanjonit (Njeriut “Cro-Manjon”), i gjetur në gërmimet arkeologjike të Maliqit, 30`000-10`000 vjet p.e.s., i cili është “Njeriu i ditur i të diturve” ose “Homo Sapiens Sapiens”, pra “Njeriu i kohës sonë”, ku trurin e kishte të njëjtë me trurin tonë13. Kromanjoni (Cro-Manjon) është i gjetur paralelisht në Les Eyzeins, në Francë, në shpellën “Felsüberhang” (gjermanisht), ku janë gjetur pjesët e skeletit të prindërve dhe të fëmiut14.

Në Euro-Azi është i njëjti. Njeriu i ditur të diturve apo njeriu Cro-Manjon ka shkuar prej Gadishullit Yllirik dhe janë zgjeruar në Perëndim (Francë, Spanjë, Portugali, Gjermani, Britani), sikurse në Lindje (deri në Indi, Egjipt dhe Afrikën veriore). Jugu i Francës, para dialekteve romake, të cilat ende nuk ekzistonin, e fliste në tërë këtë rajon avernishten. E tërë popullsia quhej populli avernë. E kur thua “avernë”, do të ishte shumë e kuptueshme fjala “arbërn”, apo “albanais”, sepse ky ishte emri i stërgjyshërve të të gjithë arbërve, prandaj edhe i avrenjatëve të sotëm15.

Grafiku i gjuhëve sipas Eduard Shnaiderit-nga libri i përmendur-faqe 149

Ne po i kthehemi Ciklopit të parë, në Shqipëri, i cili i kishte tre djemë: Ilirin, Galin dhe Keltin, të cilët janë tre të parët e Evropës. Ciklopi jetonte në malet e fushat e Tomorrit, e vendi ku flente quhej Shpella e Polifemit. Polifemi ishte Kryebari, që jetonte kryesisht atje, nëpër male, përballë detit, pra jetonte dhe i ruante delet të cilat i donte si të ishin fëmijë të vet. Ai dilte heret prej shpelle e kthehej vonë prej kullote16.

Kjo trevë, ku ndodhej Shpella e Polifemit dhe Dodona quhej Kaonia17. Emri Kaoni del që prej vitit 629 p.e.s., si fis ilir i Epirit. Me emrin “Epir” është quajtur e tërë krahina. Shumicën e zakoneve të rajonit të Himarës e rajonit të Labërisë i përmbledhë autori në 12 pika, si zakone të shqiptarëve. Në Labëri janë ruajtur brez pas brezi deri më sot. Këto janë kode të shenjta të fisit dhe virtytet e tyre, të cilat i veçojnë ata nga fiset e tjera18.

Emri artificial “Ciklop” mund të jetë një kompozitë e përbërë nga dy pjesë: çik (kështu i themi në tërë shqiptarinë, por të tjerët i thonë “cik”); pjesa e dytë “lab”. Nga kjo kompozitë kanë ardhur në një mendim gjuhëtarët shqiptarë e të botës, të cilët janë marrë kryesisht me gjuhën shqipe, se kjo është dukuri fonetike, pra kthimi i zanores “a”-së në “o”, dhe kjo gjë e lidhë me gjuhët gjermano-balte-sllave. Në të folmen e vendit “çikë” do të thoshte “shkëndijë”, e kjo kuptohej se ishte “shkëndijë zjarri”, nga vullkanet, prej nga vjen emri i kësaj zone “Akrokeraum”. Vullkanet ishin në tërë Kaoninë. Kështu, më parë është quajtur ÇIKLAB dhe kjo është ndërruar në CIPLOP. Më tepër, emrin çiklopë apo ciklopë do ta kenë marrë nga vendbanimi i tyre, pasi ata jetonin në të dy anët e malit të Çikës. Në Enciklopedinë italiane e gjëjmë “ciklop”19.

Gadishulli Yllirik sipas librit të Zahari Majani-për lidhjet etnike në mes të Gadishullit Ballkanik-Italisë dhe Europës

Emrin natyral e kishte Polifemi dhe ishte i martuar me Galatean. Dhe, i kishin ata tre djem, që i përmendëm, e që janë të paret e Evropës. Shqip kanë folur të gjithë në Lab, Himarë, Kaoni, Epir, Shqipëri e tutje, pra nëpër Europë e Botë. Gjuha shqipe ka qenë gjuha mëmë, çelësi i të gjitha gjuhëve. Janë shqiptarët, e nuk janë “pellazgët”. Emri “pellazgë” është hyjnor. Ne vetë i kemi konsideruar si hyjnorë e të pavdekshëm; i kemi ruajtur mija vite nëpër këngët popullore si këngët që i ka kënduar Homeri; nëpër rrëfimet tona, nëpër mitologjitë; e kanë qenë më të paprekshëm, “gjysmëperëndi”, jo vdekatarët normal. Edhe ata e kishin një pikë të dobët, p.sh. si Akili.

Emri pellazgë është emër hipotetik. Ata besonin në Zotat; në krijimin e gjithësisë. Banorët përskaj këtyre “gjysmëperëndive” quheshin “pellazgë”. Pellazgët kanë qenë të prirur të besonin; ishin fetarë, madje edhe Dodonën, tempullin e parë, e kishin të kryer në Epir. Shumë pellazgologë quheshin hyjnorë, sepse zotëronin aftësi të veçanta për dëshifrimin e enigmave20.

Shiponjën e kishin Yllirët (Hyllirët). Këtë gjë e kanë edhe Albanët apo Shqiptarët (toskë e gegë). Të gjithë ishin një: arianët, arbanët, aramaishtët, arbërit, albanët, arbëreshët, avernjatët, arvanitasit, arnautët, etj. Emrat që fillojnë me Yll, AL, IL, EL e kanë të njëjtën rrënjë e domethënie; të gjithë janë YLLORË (HYLLORË) apo YLLIRIANË (HYLLIRIANË).

Yllit i janë falur të gjithë dhe Dielli është ylli më i vogël, por më afër tokës. Pellazgët janë Hyllor (Yllor, Yllirianë), dhe baballari i ilirëve (hyllirëve) është edhe djali i Polifemit lab, jo i djalit të mëvonshmën të Kadmit e Hamonisë, sepse për Kadmin do të flasim përsëri më vonë…

Fjala e Lajbnicit-në fletën e parë të librit të Kastriot Melyshit-Shqipja e vërteta Biblike-Geer-Tiranë 2014

Autori JoHenricus Christian Shubart shkruan se fjala Hyll (apo Hyllo, etj.) vjen nga Hiperboreanët ilir të Sharrit, që jetojnë pranë Dodonës ilire21. Epiri ishte ilire (yllore). Ajo u lutej Zeusit (Zë+Ushtimë) dhe nderonte pëllumbat.

Hyllët, Hyllorët, të themi Yllorët, ishin shërbëtorë të orakullit të Dodonës; ishin të zbathur, të palarë, e nuk i lanin as këmbët e tyre; e flinin tërësisht nëpër tokë22. Prej tyre na kanë rrjedhur shumë më vonë “hellët”, sepse të huajtë e ardhur për shkaqe të tjera në Dodonë nuk e dinin gjuhën shqipe.

Pos Hyllit të cilin e analizon autori JoHenricus Christian Schubart, kemi edhe një artikull të veçantë të kafkave të kristalta e magnetike, në revistën “Rrënjët/Le Radici”, që botohej në Itali, në të cilin autori Alberto Hitoaliaj, i analizonte të gjitha kafkat e kristalta, të cilat i posedonte hollandezja Joky Van Dicten, (11 koka magnetike nga 13 të cilat nevojiteshin), e të mbledhura nga Europa dhe Bota. Njëra nga këto kafka ishte e dhënë nga Mali i Zi në Amerikë, shqiptares së vjetër Erie Vintzi, e cila e kishte ruajtur në familjen e saj për 400 vjet, me emrin toskë (etrusk) Januz, e cila është kafka e mbretit të parë Hyllir (Yllir, Ilir), me emrin Hyll, të cilën në çdo betejë të tyre, në një kovë të përgaditur, e kanë marrë me vete iliro-shqiptarët.

Kjo hipotezë për kafkën e kristaltë magnetike sa është e vërtëtë nuk po e themi, por ajo hyn në lidhje mitike me ilirët dhe ka lidhje të pashkëputur me vetë shqiptarët. Nga antikiteti vie emri i mbretit të parë të hiperboreanëve. Ne mendojmë se ishte prej Sharrit, e me të cilin lidhet Herkuli, prej kohëve të vjetra të antikitetit, i cili, për nder të tij, kishte vizituar edhe Epidamin ilir, pra Durrësin e sotëm, përpos Hyllit, prej të cilit, si duket, rrjedhte23.

Sa i përket Dodonës, ua themi edhe këtë: ajo është ndodhur në Tomorrin ilir dhe ka qenë qendra e burimit të qytetërimit iliro-pellazg, pastaj është marrë nga qytetërimet e tjera. Ze-u (“s”- ështe shtesë e gjuhës së shkruar pas Kadmit!) mund të themi siç thotë revista e mbrekullueshme “Një Komb”, se “ka folur shqip”, dhe nuk kanë ekzistuar askund të ashtuquajturit “grekë”.

Kulti i Zeusit njihet mirë te shqiptarët dhe zë vend qëndror në trashëgimin e kuturës së vjetër shpirtërore, ndonëse qendrat e dijes së Evropës e të Botës na e paraqesin me çdo kusht si “perëndi greke”. Dodonën e ngritën iliro-pellazgët dhe jo “grekët”. Zeusi quhet “Zot i Pellazgëve”24.

Pellazgët kanë qenë tekstualisht një konstrukt hipotetik e hyjnorë, jo komb. Komb ishin ilirët. Kush i thërret ilirët pellazgë bën gabime trashanike dhe tregon se nuk e njeh historinë e vërtetë. Ta njohësh mirë historinë do të thotë se nuk rri nën këmbët e “grekëve”, por ua thua të vërtetën dhe këtë prej burimeve të shkruara në të tërë botën.

Për t’a ditur se si janë quajtur grekët e vjetër dhe bota i logaritë si “grekë”, edhe njëherë po ndërlidhemi me Eqrem Zenelajn, se disa autorë të vonshëm romak, për herë të parë thonë se grekët e kanë marrë emrin e tyre prej fisit Grai, e vendi është quajtur Graikos, thonë se ishte pranë Dodonës, në Epirin ylirik, pa e ditur se Graikos (sot Graikoc), i korruptuar nga serbo-sllavët në “Grejkoc”, është në rrethinat e maleve të Sharrit (hiperboreanë), të Prizrenit, Dardania/Kosova, vendlindja e autorit që po e citojmë, të cilët ishin Hyllor, Hyllirian (Ilirian), para se të quhen nga të huajtë “helenë”. Fjalët “Graiki” dhe “grai” mund të interpretohet në grua dhe gra (shumës), dhe nuk gjendej ky lokalitet askund tjetër pos afër Prizrenit, e as në Dodonë e Shqipëri25.

Të marrin edhe librin për romakët, në të cilën përshkruhet lufta e parë e mbretit të Epirit, Pirroja, në Italinë jugore e Sizilien dhe forcat jashtë Italisë, për herë të parë na themelohet Italia jugore dhe Siçilia në Magma Graecia, shekulli i III-të p.e.s., e latinët nuk e kuptonin “graecias” së Pyrros, sikuse të Alexandrit të Madh, që kanë qenë shqipe e ilir, jo “grekë”, siç i quajnë sot nëpër libra26. Fjala “graeicias”, nënkuptonte shqip “gratë”, nga graet.

Popujt që kanë mbijetuar nën këto kultura artificale latine, nën kulturën “greke”, gjermano-franko-portugezo-spanjolle; apo kulturave të tjera sllavo-turko-arabe, na i mbushin mijëra libra me gënjeshtra rend pas rendi.

Por, po i kthemi pak kësaj pike. Në të vërtetë kultura e një pjese të madhe të Sirisë është qajtur fenikase. Ajo ishte më primitive dhe liberale. Fenikasit u përzihen në mes të dy racave: races së bardhë dhe racës së verdhë. Unë po e them se ishin tri racat: raca e bardhë, e verdhë dhe e zezë. Kadmi ishte i racës së zezë. Asirianët ishin të kryqëzuar me racën e verdhë. Këto janë raca, e nuk janë në origjinë fise pellazge, por të kryëzuara. Edhe kur thirren “pellazgë”, ajo nuk e shpreh etninë, por besimin hyjnor e fetar. Kadmi ka qenë më parë në Egjipt dhe së bashku me fenikasit e tjerë formoi një popullsi tipike, të cilët thirreshin Semit27. Autori i quan “pellazgë”, ndërsa Xhuzepe Katapano i quan ilirë. Ne po i quajmë më kuptueshëm iliro-pellazgë, sepse të gjithë e flitshin gjuhën shqipe, e cila, gradualisht u shpërpjestua.

Gjuha “greke” nuk është folur para vitit 1200 p.e.s., dhe ajo ka qenë gjuha shqipe e shkruar me alfabetin fenikas, pas Kadmit, i ardhur prej Egjiptit. Vepra e parë e botuar nga tirani Psisiatri (Peisistratos), është bërë në Athinë, dhe ka qenë në shekullin e 6. p.e.s., e jo siç thonë shumë libra të ndryshme “në shekullin e 8. p.e.s.”28.

Tri fiset që kanë ardhur në territorin e të ashtuquajturës “Greqi”, sipas fjalës “graecia”, janë dorët, fenikasit dhe asirianët.
Nuk ka pasur fare “grekë” dhe këte deri sa u themelua “Greqia”, në vitin 1821-1827, por ka qenë “gjuha greke” e rithemeluar, në fazën e fundit të perandorisë Bizantine, dhe pas vitit 1000 të e.s.

Gjuha shqipe, të cilët e flitshin të gjithë ilirët, yllirët, nuk bënte pjesë në gjuhët semite, pas alfabetit të Kadmit fenikas, sepse ai ishte semito-fenikas, i cili e ka hequr ngadalë alfabetin pellazgo-ilirë dhe është futur pas vdekjes alfabeti fenikas. Gjuha shqipe ka qenë gjuhë e bashkfisnikërisë japetike29.

Yllirët (Hyllirët) janë shumë më të vjetër se Ilirët e gadishullit Ballkanik. Iliri ishte djali i parë i Polifemit dhe i kishte mësuar të gjitha prej prindit të vet, çka pat mundur të mësojë. Si vëlla më i madh i Galit dhe i Keltit, ishte djali më i dhimbshëm i Polifemit. Polifemi e dinte siç pritej musafiri, me besë e me nder. Kështu e kishte pritur edhe Odiseun, i cili e vrau. Odiseu i dinte të gjitha dredhat. Troja u pushtua vetëm nëpërmes kalit klasik.

Polifemi nuk kishte sherr, ishte hyjnor, besonte në natyre, në gjë, në Zot. Odiesu ishte njeri dhe i dinte të gjitha sherret. Pabesia ishte veti e madhe e njeriut të tokës. Polifemi ishte shumë më i madh, p.sh. tetë hise më i madh se Odieseu dhe nuk e maste kohën, por dinte kur lind e perëndon.

Po i kthehemi “Shqipes dhe e vërteta Biblike”, në Zanafillë, për të vendosur një hierarki kohore dhe e pranojmë materien. Meqë procesi i krijimit nuk mund të qëndrojë, vetëdija e jonë diferencuese e diabolike na del me një histori të re, e kjo është zanafilla. Procesi i krijimit nuk mund të vie pa një të mirë dhe pa një të keqe, pa një fajtor dhe pa një viktimë të fajit, pa një Zot ndëshkues e pa një djall që duhet ndëshkuar.

Kështu çdo fillim nuk është pa ndarje, pa negacion, pa mohim, d.m.th. ligji i tretë i dialektikës, negacioni i negacionit. Tek njeriu vjen inversioni, që i rrotullon gjërat: të vërtetën e quan të pavërtetë; të pavërtetën e quan të vërtetë; të drejtën e quan të pa drejtë, dhe të padrejtën e quan të drejtë; të mirën e bën të keqe, e të keqen e quan të mirë; anasjelltas, shkakun e bën pasojë e pasojën e bën shkak30.

Për sa i përket greqishtes, duhet të themi se nuk ka ekzistuar atëherë e ka qenë deri më sot arvanishtja, e ndarë prej gjuhës shqipe, si dialekt i saj. Këtë çështje na e konfimon në një bisedë me autorin Niko Stylo, i cili thoshte:

“Greqishtja është në krizë identiteti. Me gjithë ndryshimet e mëdha të bëra nga ajo (po e them unë, pas vitit 1000 të e.s. B.A.), për t`iu fshehur Shqipes (Arvanishtja), përsëri zgjedhimi i foljeve dhe lakimi i emrave të grekërve të rinj, u rezulton Shqip”31. Të gjitha rrugët të dërgojnë vetëm te gjuha shqipe.

Të tjerat, do ti shohim në vazhdim…

Shënime:
1. Zahari Majani, „Fundi i etrusk/Zanafilla, gjuha e jeta e etruskëve, sipas tektsteve të tyre të deshifruara, midis viteve 1963 dhe 1968“, Shtëpia Botusese e Librit Politik, Tiranë 1973, faqe 3.
2. Po aty, faqe 35.
3. Shiko veprën e E.M. Zenelajt, „“Pellazgët-Ilirët-Shqiptarët-Historiografia e lashtësisë dhe vazhdimësisë së një populli pro sellenë (Burime arkivore të vendeve të huaja)”, Botimet Artini, Prishtinë 2017, faqe 31.
4. Zahari Majani, vepra e cituar, faqe 69.
5. Shikoni në veprën e Eduard Shnaider, „Pellazgët e pasardhësit e tyre“, I.H.P.V.K.A., Tiranë 2009, faqe 35.
6. Po aty, e njëjta faqe.
7. Po aty, faqe 111.
8. Eqrem M. Zemelaj, “Pellazgët-Ilirët-Shqiptarët…”, faqe 190-191.
9. Po aty, faqe 192.
10. Po aty, faqe 193.
11. Shikoni në artikullin e Fahri Xharrës, „Libri i artë etrusk në muzeun bullgar të Sofjes“, në gazetën elektronike, https://www.ikvi.at/?p=27525.
12. Shikoni përmes artikullit të Fahri Xharrës, të librit të 6 faqeve 24 karat të arit, në http://news.bbc.co.uk/2/hi/europe/2939362.stm.
13. Shikoni në artikulin tim, të vendosur në faqen time provisore, nga të tre artikujt përmbledhës për paleologjinë, në https://www.brahimavdyli.ch/paleolitiku-1/.
14. Nga libri voluminoz prej grupit të autorëve, e botuar prej dy autorëve, Lucien Fevre dhe Pernard Braudel, „Epochen der Menschheit/600`000 Jahre Menscheitsgeschichte“, E. Diederichs Verlag, Stuttgart 1960, faqe 33.
15. Robert d`Angely, “Enigma- nga pellazgët te shqiptarët”, Botimet Toena, Tiranë 1998, faqe 86.
16. Sulejman Mato, „Në kërkim të rrënjëve“, Botimet Dudaj, Tiranë 2005, faqe 72.
17. Shikoni E.M.Zenelaj, vepra e cituar, faqe 371.
18. Shikoni S. Mato, vepra e cituar, faqe 77.
19. Shikoni në librin e S. Matos, në pjesën „Si njihet Ciklopi në Labëri“, në faqet 81-85.
20. Pa aty, faqe 82.
21. Eqrem M. Zenelaj, vepra e cituar, faqe 332, fusnota e Schubartit, „De Hyperboreis“, 928.
22. E.M. Zenelaj, po ajo faqe, fusnota 929 e të njëjtit autor.
23. Shikoni artikullin e Alberto Hitoaliaj, „Hylli, mreti i parë i ilirëve dhe misteri i kafkës së kristaltë“, Revita Rrënjët/Le Radici”, Grottaferrata (Romë), Itali, Prill 2014, faqe 1-3.
24. Shikoni artikullin e gazetës elektronke „Autochtonous-Një Komb“, „Kur pellazgo-ilirët faleshin në kultin e Zeusit, Grekët e Greqia as që ekzistonte kund fare”, në http://autochthonous.njekomb.com/18336/.
25. Shikoni edhe njëherë librin e cituar të Eqrem M. Zenelajt, faqe 332-333.
26. Group Autoren: “Grosse Kulturen, Glazvolle Epochen: Mächtiges Rom”, Reader`s Digest, Deutschland-Schweiz-Österreich, Verlag Das Beste GmbH, Stuttgard-Zürich-Wien, 2000, faqet 52-53.
27. Shikoni edhe njëherë Robert d`Angely, vepra e cituar, faqe 58-59.
28. Shikone librin e Gerhard Fink, „Meisterwerke kurz und bündig Homers, Ilias und Odyssee“, Piper München-Zürich 1999, faqe 7.
29. Shikoni shkrimin tim, „A ekziston kombi „grek“ dhe kush e ka krijuar këtë shtet“, pjesa e IV, në faqen provizore, https://www.brahimavdyli.ch/a-ekziston-kombi-grek-4/.
30. Shikoni Kastriot Melyshin, „Shqipja dhe e vërteta Biblike“, Geer, Tiranë 2014, faqe 36.
31. Po aty, faqe 126.

2 KOMENTE

  1. Nuk e di per histori… por e di qe sot ne kete Gjeografi SHQIPTARE ende ka njerez qe kane emra dhe mbiemra ne gjuhe te huaja shkavello-arabo-turqelike… si per shemull:

    Brahim, Avdyl, Novosella, Potoku, Hasani, Zabrgja, Muhamedi, Zhilivoda, Starosella, Adnani, Gadafi, Gllavurda, Hyseni, Gllavica, Hashim, Hajredin… edhe mijera emra araboshkavelloturko… pismiletik.

Komentet janë mbyllur.