Edhe një shkëmb i fortë i Arbërisë iu shkëput tokës së Dardanisë

0
95
Kolë M. Berisha

Nue Oroshi

(Kushtuar atdhetarit Kolë M. Berisha që sot shkoi në botën e amshuar)

Sot më, 29 gusht 2021 pikërisht në ditën e rënies heroike dhe kalimit në amshim të luftëtarit të Shqipërisë Etnike Ndue Përlleshit tash e 72 vjet me parë, në këtë datë u nda nga jeta atdhetari, politikani dhe shtetndërtuesi i Kosovës Kolë M. Berisha. Edhe një shkëmb i Arbërisë iu shkëput sot tokës së Dardanisë. Kolë Berisha u lind në fshatin Dobërdol që ishte qendër e nacionalizmit shqiptar. Në këtë fshat është mbajtur Kuvendi i Dobërdolit ku është dhënë kushtirmi i mbarë nacionalizmës shqiptare për bashkimin e trojeve shqiptare.

Në këtë fshat ka qenë edhe streha e nacionalistës së Shqipërisë Etnike Marie Shllaku dhe shumë atdhetarëve të tjerë.Kola u lind pikërisht në atë vit të vështirë 1947 ku nacionalizma shqiptare po i përjetonte vështirësitë më të mëdha të organizimit dhe qëndresës kombëtare. Ai u rrit me rrëfimët e prindërve se duhet të qëndroj në situata të tilla dhe duhet të bëhet qëndrestar ashtu edhe siç u bë më vonë.Kolë Berisha idol e kishte Luigj Gurakuqin dhe shumë e kishin impresionuar vargjet e Luigj Gurakuqit se “Veç nji qëllim i naltë t’ban me durue e zemrën ta forcon; ndër kundërshtime s’vyen kurr me u ligshtue, mjerë ai qi nuk qëndron“.

Këtyre vargjeve të qëndresës Kolë Berisha ju kishte dal zot shumë herët. Ai ishte shquar me këtë qëndresë në mbrojtjën e emrit dhe veprës se Luigj Gurakuqit ku ishte edhe sekretar në gjimnazin “Luigj Gurakuqi” në Klinë. Meqenëse Kola ishte halë në sy për pushtuesit serb ai ishte ne listen e 200 intelektualeve të arrestuar në vitin 1989 ku keta intelektual ishin të shënuar që të vritën të gjithë por që shpëtuan falë intervenimit amerikan: Kola kaloj tunelët e tmerrit dhe vuajtjeve nëpër Burgjet e Beogradit dhe Leskocit, por nuk u thye asnjëherë. Ai të gjitha këto vuajtje i shënoj në librat e tij të botuara ku më shumë flet për vuajtjen e bashkëvuajtesve se sa vuajtjet e tij.

Me themelimin e LDK-së ai ishte krahu i djathtë dhe përsoni me i besuar i Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova. Kolë Berisha ishte edhe kryetar i Parlamentit të Kosovës. Nuk e kishte te lehtë edhe pas luftës sepse ata që dëshironin dobësimin e LDK-së përveç sulmeve që i bënin Presidentit Historik dr. Ibrahim Rugova cak i dytë i tyre ishte Kolë Berisha i cili as nuk u lëkund dhe as nuk u frikësua por qëndroj stoik.

Dhe kur shkëmbinjët e tokës Arbërore po na rrallohen po ndiej një dhimbje të dyfishtë, për faktin se po na ikin shtetndërtuesit e Kosovës. Kola ishte shumë i thjeshtë, fliste pak e vepronte shumë. Fjalën e kishte fjalë e besën-besë. Qëndroj stoikisht deri në fund të jetës se tij ku vuajti shumë. Vuajtja e ti ishte vuajtje që i kishinë shkaktuar policia pushtuese serbe duke e maltretuar shumë herë.

E vargjeve të Gurakuqit për një qëllim të naltë i shkoj deri në fund atdhetari Kolë Berisha i cili mbeti nder dy arkitektet kryesor të shtetndërtimit të Kosovës. Kur një erë e fortë e vjeshtës se hershme po fryen me furi aty ku është shkëputur një shkëmb i tokës Arbërore do të shkruhet një përkushtim me emrin e shtetndërtuesit të Kosovës Kolë M. Berisha që i dha jetën Kosovës pika-pika deri në pikën e fundit të fuqisë dhe gjakut të tij.