Pamje e të pranishmëve në tubimin e themelimit të “LOBIT EURO-ATLANTIK SHQIPTAR”
Shkruan Asllan Dibrani
Pas themelimit të “LOBI EURO-ATLANTIK SHQIPTAR”me 20.02.2016 në qytetin Lorach të Gjermanisë shënoj një shpresë të madhe për ndryshime në interesin kombëtar ne Mërgatën shqiptare. Ditët në vazhdim në gjithë botën ka lëvizje të mobilizimit dhe formimit të degëve dhe nëndegëve të Lobit, pa dallim feje e vije politike. Tubimi i radhës për themelimin e degës së LEASH-it këto dite ishte themelimi i degës së Lobit Euro-Atlantik Shqiptar ne Paris-Francë.
Parisi është nder qendrat më te mëdha e frekuentuar me komunitetin shqiptar. Në të gjitha kontinentet, po debatohet për organizimin e mërgatës mbarë shqiptare dhe krijimin e unitetit përmes Lobit. Këtu po bëhet promovimi i bashkimit të mërgatës tonë për krijimin e një klime bashkëpunimi në interesin e kombit. Lobi i shpresës po ngjallë shpirtin dhe vullnetin, për një bashkërendim të mërgatës, në s’paku këto nivele interesi: Ekonomi, punë, biznes, fusha sociale, të kohës së lirë, kulturë, shkencë, nivelin intelektual dhe të medias.
Pushtetarët serb në Beograd kundër “LOBI EURO-ATLANTIK SHQIPTAR”
Arrestimin e Ramush Hardainajt në Francë dhe ngjarjet tjera ne Koosvë, Lobi nuk i priti duarkryq, por organizoi tubime, peticione dhe protesta nga e cila ishte vërejtur edhe nga Pushtetarët serb në Beograd. Beogradi këto ditë, disa here e mori ne thumb kritik Lobin Shqiptar, se po e ndihmon lirimin e Ramush Haradinajt dhe po e dëmton Serbinë ne arenën ndërkombëtare u shprehen zyrtarët e Beogradit.
“Edhe pse u dëshmua një manifestim mbarë shqiptar kudo nëpër botë nga diaspora, megjithatë Lobit Euro-Atlantik Shqiptar, duhet të bëhet edhe më me influencë për rastet e këtilla”, dhe ti shkoqis disa të meta në Mërgatën Shqiptare.
Kushtrimi po na thërret për bashkimin tonë fizik e shpirtëror, nga se historia tregon gjenezën tonë të një kombi, gjuhe e flamur, prandaj mos hezitoni, nxitni dhe bëne hapin e sotshëm mos e leni për nesër, se vonesat na u hakmerren gjatë historisë siç po i vuajmë sot edhe gjenerata e jonë për vonesat qe i bënë të parët tanë gjatë historisë!!!
Pa u zgjeruar më shumë do ti kushtojmë rendësi përmbledhjes së reportazhit për ditën e madhe për shqiptarët e Francës qe përmes njerëzve aktivistëve dhe veprimtarëve ndërtuan kulmin e bashkimit të mërgatës shqiptare përmes themelimit të Degës së Lobit Euro-Atlantik Shqiptar, në Francë.
Më 21 janar 2017, në ambientet e bukura në Nanterre të Parisit ishte tubimi nga njerëzit ma te dëshmuar për çështjen shqiptare.
– Fillimisht u bë intonimi i himnit kombëtar shqiptar, dhe u nderuan me një minutë heshtje të gjithë të rënët për çlirimin dhe lirinë Kosovës.
– Tubimin e hapi Xhavit Tafolli, veprimtar dhe biznesmen i njohur në Paris. Si të veçantë e këtij takimi ishin edhe tre veteranët e UÇK-së, Ajet Duka me të vëllain Hesat Duga, dhe Hasan Osmani. Për sqarime dhe hollësira foli Skënderbeg Klaiqi, ideatori dhe themeluesi i këtij Lobi, së bashku me kolegët tjerë në Lörrach të Gjermanisë me 20 shkurt 2016, gjegjësisht kryesuesi i këtij lobi në nivel botëror.
Kuvendin Mbarëkombëtar Shqiptar që do të mbahet diku rreth muajit Maj 2017 në Ulqin
Duke bërë elaborimin e projektit dhe të rregulloreve të Lobit euro atlantik shqiptar, Skenderbeg Klaiqi informoj të pranishmit, që kësaj radhe ishin kryesisht pronarë dhe ndërmarrës firmash të ndryshme në Paris dhe rreth. Klaiqi, pasi të pranishmëve ua sqaroi në detaje Statutin e Lobit, ai informoi se janë duke u bërë përgatitjet për Kuvendin Mbarëkombëtar Shqiptar që do të mbahet diku rreth muajit Maj 2017 në Ulqin.
Në kryesinë e këtij këshilli të ngushtë u zgjodhën kandidatë veprimtarët dhe biznesmenët më të mirë!
Në këtë mbledhje foli edhe veprimtarja e dalluar dhe kryetarja e Degës së Lobit-Euro Atlantik Shqiptar në Belgjikë me seli në Namur, Fitore Sopa dh e shumë veprimtar tjerë me çka u zgjodhën edhe kryesia e këtij këshilli të ngushtë u zgjodhën këta kandidat:
1. Xhavit Tafolli, kryetar
2. Hasan Osmani, zëvendës-kryetar,
3. Bedo Dërmaja (këshilltar)
4. Dino Vukaj, arkatar dhe
5. Fitim Halili, këshilltar!
Po ashtu u zgjodhën edhe dhjetë anëtarët tjerë të Kryesisë së gjerë :
1. Ajet Duka, jurist për regjistrim,
2. Sherif Osmani, jurist për regjistrim,
3. Fatmir Duga, për media,
4. Ismet Mehmeti, për kulturë dhe sport,
5. Xhevat Bylykbashi ndryshe nip i Adem Jasharit, për çështjet ekonomike,
6. Raif Tafolli, këshilltar për çështjet sportive,
7. Zonja Shemsije Xheladini, këshilltare,
8. Gezim Merkaj, këshilltar,
9. Xhem Dervishaj, këshilltar dhe,
10. Ledian Hoxhaj, këshilltare.
Një pritje në Bibliotekën e shtetit shqiptar në Paris nga Gjergj Themeli, iu bë Skenderbeg Klaiqi, dhe u shpërblye me një pasaportë të kësaj biblioteke në shenjë nderimi për punën dhe angazhimin e tij për themelimin e “LOBIT EURO-ATLANTIK SHQIPTAR”.
Pas përfundimit të këtij tubimi themelues, të pranishmit i argëtoi grupi folklorik në krye me Xhem Dervishajn nga fshati Kotrodiç i Lugut të Baranit dhe Hasan Osmanit nga Vushtria, të shoqëruar më të rinjtë e tjerë qe krijuan mjaft një atmosferë artistike.