Hapja e programit me një pjesë instrumentale nga anëtarët e Shoqatës
Kulturë
Nga Abas Fejzullahi
Me 14 Frytor(Shtator) 2019 Shoqata Kulturore Shqiptare „Bashkimi“ në bashkin Ostermundigen të Bernit kryeqendrës së Zvicrës, organizoi shënimin e dhjetëvjetorit të themelimit , me paraqitjen para të pranishmëve pjesëmarrës me një program të organizuar mirë, historikun dhjetvjeçarë të ecajakeve në Zvicër.
Zvicëra ka mundësuar të gjitha Shoqatat Kulturo Artistike në tërë Zvicrën, të themelohen, ushtrojnë dhe paraqesin vlerat kulturo-artistike nga thesari i pasur i folklorit në veçanti dhe artit muzikor në përgjithësi si trashëgimi kulturore nga vendi i origjines.
Në këtë drejtim, me programet e tyre të pasura, kanë luajtur edhe rolin e përfaqësimit të vendit të tyre të origjines në shumë drejtime e në veçanti në vëlerat me rëndësi të trashëgimis kulturore por edhe të diplomacisë.
Kur thuhet të diplomacisë, Shoqatat s’jua kanë marrur detyrat dhe përgjegjësit përfaqësive diplomatike me detyra të caktuara në ambasadave dhe konsulata, por i kanë ndihmuar ato më shumë organizime e manifestime, nga se me programet e tyre të pasura kulturo-artistike të paraqitura nëpër të gjith festat në tërë hapësirat e Kantonet e Zvicrës, kanë depërtuar tek miljona shikues që përfaqësuesit diplomatik asnjëhere skanë mundur e as që munden ta bëjnë e të paraqesin ato vëlera të trashëgimis kuturore nga vendi i origjines ashtu siç e bëjnë SHKA…
Prandaj ndikimi i tyre me programet kulturo-artistike në masë në kohë dhe hapësirë në të gjitha drejtimet është më i madh dhe shumë më i thellë se i përfaqësive diplomatike..
Një detyrë të kësaj natyre në ruajtjen me paraqitjen e trashëgimisë kulturore të vendit të origjines me shumë sukses e ka paraqitur për 10 vjetë rrjesht edhe SHKA“BASHKIMI“ në bashkinë e Ostermundigenit ku është mirë e bashkuar dhe në kryeqendrën e Zvicrës Bernin dhe në tërë hapësirat e kantonet Zvicërane në bashkëveprim e bashkëpunim edhe me shoqatat simotra dhe me Shkollën shqipe të mësimit plotësues në Ostermundigen ku anëtarë të rregulltë të shoqatës janë nxënësit dhe shumica e prindërve të tyre.
Rjedhën e programit në këtë përvjetor e udhëheqi me shumë përgjegjësi e profesionalizem Znj. Brikela Ndue, folëse ku mes tjerash në vijim po i bashkangjesim atë që e lexoj para pjesëmarrësve, që bëri gërshetimin herë herë edhe me pika të caktuara muzikore si nga thesari i pasur i folklorit, pjesë instrumental dhe programi i përgatitur nga nxënësit e mësimit plotësues të shkollës shqipe në bashinë e Ostermundoigenit me mësuesen tani më të mirënjohur Znj. Ida Jasharin në bashkëpunim të vazhdueshëm me kryetarin e SHKSH“BASHKIMI“ Z. Ajet Cervadiku.
Znj. Brikela Ndue, folëse
„Nuk është hera e parë që takohemi dhe mblidhemi në një vend si ky që jemi sot, rrethuar me shqiptarë nga vende të ndryshme, por edhe me zvicëranë që na përkrahin dhe mbështesin gjithmonë.
Sot jemi së bashku për të festuar këtë mbrëmje, për nder të 10 viteve pune të palodhshme si dhe suksesin n rrugen e pandalshme që bëri ajo për kultivimin dhe ruajtjen e kutlurës dhe traditës Shqiptare. Eshte pra Shoqata Kulturore Shqiptare Bashkimi këtu ne Ostermundigen.
Duke u nisur nga situata e atëhershme e mërgates këtu në Ostermundigen në – Bern dhe rrethinat e saj, ku vetëm në Ostermundigen ishin mbi 100 familje Shqiptare nga te gjitha viset tona, ideja ishte të formohej një Shoqatë që të bashkonte keto Familje. Qellimi i formimit të Shoqatës nga disa veprimtarë, ishte që të gjendej një model i përshtashëm që ti bashkonte shqiptarët, gjithmone duke menduar për të ecur në të ardhmen me hapa të ngadalshëm por të sigurt.
Kështu dhe ndodhi, u bë bashkimi rreth Kulturës, muzikës e Sportit, u ndihmuan të rinj dhe te reja në Arsim duke ditur që kjo do të kishte rëndesi të veçantë për integrimin me të mirë të Shqiptarëve këtu në Ostermundigen dhe rrethina. Duke u nisur nga thenia se për të mesuar një gjuhë të huaj, se pari duhet të njohësh gjuhën tënde, Shoqatai përkrahu dhe bashkepunoi ngushte me Shkollen Shqipe për mësimim plotësues. Ky bashkëpunim vazhdon edhe sot si në ditët e para.
Kryetari i SHKSH “Bashkimi“ Z. Ajet Cervadiku ndan Mirënjohje mësuese Ida Jasharit
Kuvendi i parë zgjedhor u mbajt me 12.shtator.2009. Nga ky kuvend dolen strukturat udhëheqëse të Shoqatës. Kryetari i parë u zgjodh Aasan Jashari, sekretar Hajdar Sadrija dhe Arkatar Refik Memeti.
Kurse tashë janë : Ajet Cërvadiku Kryetar, Ibrahim Bajraktaraj, Arkatar Daut Aliu, ndërsa Udhëheqse e komisionit të gruas është Besa Krasniqi
Shoqata mënjëhere filloi punën për afrimin e Familjeve Shqiptare në Shoqatë dhe dërgimi i Fëmijeve në mësimin plotësues të gjuhës shqipe, dhe ky ishte suksesi pare.
Me fillimin e aktivitetve të ndryshme, u angazhuan edhe persona të tjerë në shoqatë si Ramiz Cizmolli, LamiI Istogu dhe Ajet Cervadiku duke filluar me mesimin në Instrumente, vallezim dhe këndim për te rinj dhë të reja.
Brenda një kohe të shkurtër, paralel me të gjitha këto aktivitete, filloi edhe perkrahja e Femijeve në detyrat dhe ushtrimet e shtëpisë për shkollen normale. Shumë Fëmijë u ndihmuan nga Aasan Jashari në Matematikë.
Shoqata ka qenë pjesmarrse disa her n Tregun Vjeshtor (herbsmärit) në Ostermundigen,
Feston rregullisht Festën e Flamurit, festen 28 Nëntorit dhe Pavarësinë e Kosovës, 7 marsin diten e Mësuesve dhe 8 Marsin diten e Gruas. Rendesi te veçantë i eshte kushtuar Rinisë dhe sportit, duke u organizuar 3 mini turne të futbollit.
Në 2014 shoqata ishte pjesmarrëse në Ekspoziten BESA me temë “shpëtimi i Hebrenjeve nga shqiptarët”. ku komisioni i gruas përgatiti një Apero ku ishin me shumë se 100 Pjesmarrës të pranishëm.
Po ashtu, çdo Dhjetor vjen babagjyshi që flet shqip, dhe sjell dhurata për të gjithë femijët.
Ne Qershor se bashku me shkollen Shqipe u festua Festa e Abetarës, duke qenë kështu në cdo aktivitet së bashku.
Shoqata ishte e pranishme në organizimin nga Ministria e Diasporës në Zürich dhe Gjenevë. Televizioni Zviceran SRF 2 si edhe ai SRF kanë qenë mysafiret tanë.
Shoqata ka një bashkëpunim të mirë edhe me tre Ambasadat tona në Bern, vlen të përmendet se në qdo Aktivitet kemi të pranishem Zyrtar nga Ambasadat.
Eksiston një bashkëpunim i ngushte me RTV SYRI BLUE duke qenë Pjesmarrës disa herë në Emisionet e tyre.
Po ashtu kemi bashkëpunim edhe me Altin Markun dhe Emisionin e tij “Fol Shqip” Nga rtsh emsisioni URA me Artur Bejzade
Ne fund lind pyetja?
A do te ishte e mundur që të beheshin të gjitha këto vetëm pa ndihmën e të tjereve?
Sigurisht qe jo.
Përkrahja dhe mbështetja e Anëtaresisë dhe e Komunës së Ostermundigenit, bënë që të realizohen qëllimet për të cilat shoqata është zotuar në ditët e para të themelmimit te saj.
SHKSH/AKV BASHKIMI www.bashkimibern.ch
Postfach 1057 [email protected]
CH – 3072 Ostermundigen
Në vijim lidhur me ecajaket e SHKSH “BASHKIMI“ për 10 vite, kryetari saj Z. Ajet Cervadiku paraqiti një vështrim në vijim.
SHOQATA KULTURORE SHQIPTARE BASHKIMI
ALBANISCHER KULTURVEREIN BASHKIMI
“14 shtator 2019 Ostermundigen
Në një pritje me dashamirësi me një pamje gazmore dhe festive bashkësia shqiptarë në Ostermundigen në kryeqendrën e Zvicrës në Bern, shënoi dhjetëvjetorin e themelimit të Shoqatës kulturore shqiptare „Bashkimi“.
Kjo festë ishte shumë emocionues, sepse ishte një rikthim dhe takim me themeluesit, ish udhëheqëset dhe udhëheqësit e Shoqatës. Një rrezatim i pandalshëm pune për dhjetë vite me rradhë, pa dyshim të shumëmbushur me shumë punë, me shumë djersë por edhe me shumë këmbëngulësi dhe dashuri.
Para të pranishmëve kryetari i Shoqatës z. Ajet Cevadiku foli për punën dhe aktivitetin e Shoqatës ku ndër të tjera tha se në mesin e bashkësisë tonë në Zvicër ka pasur gjithmonë, ka dhe do të ketë shumë veprimtarë në drejtimin e ruajtjes së trashëgimisë kulturore në kurbet. Aktivistët e Shoqatës „Bashkimi“ gjatë kësaj kohe, me punën e tyre në vazhdimsi, kanë arritë të shpalosin shpirtin e vendit të prejardhjes tue i dhënë një pamje krenare sikurse i kanë dhënë pamje e krenari të denjë edhe vetë bashkësisë tonë në Zvicër, tue dhtuar në vazhdimsi peshën dhe rëndësin si bashkësi që me veprimtarin e tyre kulturore, janë shëndrruar në një qëndresë dhe në një zë të kulturës dhe artit që kudo që qfaqet me programin kulturo artistik ngjallë kënaqësi dhe freski te secili shiques.
Jubiletë si ky dhjetëvjetor kanë një rëndësi të veçantë, pasi që vetvetiu bëjnë që njeriu të këthehet në prapa me kujtime dhe të hecë përpara me veprime , për të kujtuar se kush jemi e nga vijmë dhe tue kujtua e nderuar vendin e prejardhjes tue marr forcë për të vazhduar tutje. Vetëm tue ditur prej nga vijmë dhe në çfarë tradite e kulture mbështetemi, atëherë edhe vazhdimi i më tejm i së ardhmes tonë, s’ka se si të jetë ndryshe përveç se e sukseshme.
Një jubile si ky, është një mundësi e mirë për të parë të ardhmen me besim të plotë, për të zhvilluar die, për të bërë plane dhe për të mbledhur energji të reja për qëllime të reja. Veprimtaria në vazhdimsi e organizuar mirë e si duhet e kurbetçarëve jashtë atdheut, është vazhdimësi e qartë e asaj tradite që e mësuam nga librat dhe gojëdhënat dhe më të cilën shqiptarët u frymzuam ndër breza.
Njejtë sikurse edhe në të kaluarën edhe sot vazhdojnë me traditën shembullore që kurbetçarët shqiptarë qoft këtu në Zvicër, qoft gjithandej ku shtrijnë veprimtarinë e tyre, nuk përkufizohen thjeshtë vetëm në organizimin e veprimtarive të njëtrajtëshme . Një numër i madh i organizimeve të Shoqatës „Bashkimi“ në Ostermundigen kanë karakter kulturo-edukativ dhe i shërbejn organizimit të bashkësisë shqiptare në përgjithësi në ruajtjen e gjuhës ,traditës, kulturës, historisë dhe atdhedashurisë.
Një veçori tjetër që duhet përmendur dhe të përsëritet në vazhdimsi është qëndrimi i përhershëm i drejtë që me zë dhe krenari e pranojnë përkatësinë europiane të shqiptarëve kudo që paraqiten ata.
Me guxim të pa lëkundur kjo bashkësi me shumë sukses paraqet para publikut kudo që qfaq programet e tyre kulturo-artistike si trashëgimi me vëlera dhe tradita të vjetra të populli shqiptarë me porosi se kultuara është një urë që lidhë kombet. Rrugë të cilën asnjëhere bashkësia shqiptare nuk është larguar, por ka vazhduar gjithnjë tue përparuar në saje të veprimtarisë së veprimtarëve të bashkësisë shqiptare në shoqërin Zvicërane, pa e humbur asnjëhere përkatësin e tyre kombëtare.
Shoqata „Bashkimi“ përuron në vazhdimsi mirëkuptim të ndërsjelltë në të gjitha fushat e jetës duke nxitur bashkëjetesën në paqe dhe harmoni në mjedisin ku punojnë e jetojnë pavarësisht nga përkatësia etnike, fetare, politike dhe me vendosmëri qëndrojnë kundër çdo përpjekje që rrezikon këto vëlera të mirëfillta.
Jubeltë duhet festuar për të përgëzuar të gjithë ata që veprojnë me ndershmëri për të mirën e përbashkët dhe për të motivuar gjeneratat e reja që të vazhdojnë këtë rrugë. Në festën e dhjetëvjetorit të punës dhe veprimtarive organizative kulturore të Shoqatës „Bashkimi“ pat edhe mysafirë të shumtë të cilët përshëndetën dhe shprehën urimet e tyre për punën e Shoqatës .
Me fjalët më të mira u falënderuan të gjitha ato familje që ndihmuan Shoqatën“Bashkimi“ sepse këtë Shoqatë ata që nga themelimi e panë si shtëpinë e tyre. Veçanërisht u theksua bashkëpunimi me shkollën e mësimit plotësues të gjuhës shqipe në Ostermundigen, nxënësit e së cilës janë pjesë e pandashme e festave të Shoqatës.
Nxënësit me vallet e tyre para pjesëmarrësve u mirëpriten dhe u duartrokiten.
Që janë edhe anëtarë të Shoqatës
Mysafir special ishte kryetari i komunës së Ostermundigenit z. Thomas Iten, i cili para të pranishmëve foli për rëndëesinë e organizimit dhe për përshtatjen dhe bashkimin e shkëlqyeshëm të shqiptarëve në këtë komunë.
Ajet Cervadiku kryetar i SHKSH “Bashkimi“ dhuratë të veçantë për kryetarin e bashkisë së Ostermundigenit në shenjë falënderimi për përkrahje të vazhdueshme.
Në fund të programit familjet e shumta anëtare të shoqatës kishin përgatitur sjellur pije të mjaftueshme freskuese dhe zier e gatuar mjaftë ushqime të shishme tradicionale për të gjithë pjesëmarrësit pas përfundimit të programit të paraqitur.”
Pamje e një pjese të ushqimeve tradicionale të përgatitura për pjesëmarrësit nga anëtarët e shoqatës dhe prindërit e nxënësve.