Nga Skënder MULLIQI
Deklarimet e fallsifikuara e manipulimet, ishin karkteristikat e njerëzve tanë të politikës. Pastaj, paraqitjet publike, urretja karshi tjerëve, sadizmi janë karakteristikat shtesë të shoqërisë të Kosovës. Pa ndonjë shkas u mësuam më fjalime të tilla dhe me mashtrime të formave më të rënda. Ata që pikërisht për shumë kohë e paten plotë gojën më vlera evropiane, në menyrë cinike dhe në mënyrë manipulative i vunë në pëshore vlerat fundamentale njerëzore, dhe vunë në pëshore edhe proceset demokratike.
Aq shumë patem paraqitje publike manipulative, të cilat krijuan gjendje të rrezikshme. Dhe, më këtë gjendje sikur u mësuam për një kohë të gjatë, deri sa erdhen ndyshimet në krye të pushtetit. Vetem të shikojmë rreth nesh së më sa urrejtje dhe jo tolerancë jemi mbushur. Sikur po dojmë të pëlcasim. Ballkani konsiderohet vatër konflikti, e sikur këtë gjë e kemi instaluar mbrenda, e që nuk fletë hiq mirë.
Shtrohet pyetja logjike, si është e mundur që po ndodhemi në një situatë të tillë? Kësaj i thonë primitivizem ! Para zgjedhjeve dhe pas zgjedhjeve sikur po mbretëron një gjendje histerike. Nuk po gjendet një gjuhë e përbashkët edhe për temat e interesit nacional. Mjaft është berë me retorika, të cilat nuk na dërgojnë askund, apo na dërgojnë në theqafje kombëtare.
Pozicionimet e tilla partiake janë bërë të rrezikshme për shtetndërtim dhe mirëqenje. Më këtë logjikë provinciale të instaluar zor bëhët shteti. Populli i shumëvuajtur i Kosovës nuk e ka merituar këtë gjendje të rënd politike dhe ekonomike. Seriozisht, nga po shkon Kosova? Të lejohen të punojnë forcat e reja politike që kan ardhur në pushtet. Mos të ndalohen proceset për inate përsoanale. Kosova është e të gjithëve, nuk është e individëve te caktuar kushdo qoftë ai. Vëtem më sinqeritet politik ecet sigurtë përpara.
Qëndrimet e diskursit negativ nuk i duhen Kosovës. Nuk na duhet shoqëria e sëmuar. I kemi përpara bisedimet me Serbinë dhe dialogu i mbrendshem politikë është i dobishëm, vëtem duhet gjetur format adekuate. Të parët tanë na kan edukuar që të dojmë, njeri tjetrin dhe te dojme edhe atdheun dhe kombin. Na kan edukuar që mos të rrejmë askend e as shtetin. E vogël është Kosova për gjithe keto manipulime dhe rrena…