E vërteta e mashtrimit shekullor !

1
939
Fahri Xharra

Shkruan Fahri Xharra

Para se të filloj shkrimin e kam një lutje drejtuar zotit që flet shqip: “O zot kthjelloju mendjen shqiptarëve të humbur në mashtrimin shekullor!” e në besim të madh që një ditë të mirë do ta shohim realitetin me sytë tanë, desha t’i sqarojmë disa gjëra.

Pse të jemi pjellë e mashtrimit që erdhi po nga ata të cilët mbi 620 vjet na mbajnë me shpirtin tonë të ngujuar në errësirën e pa fund? Unë, kurrsesi nuk mund ta paramendoj sot një të ri shqiptar të lindur e të rritur në Europë (Europë, jemi këtu ku jemi !) të jetë tërësisht i hutuar pas një ideologjie e cila është e gatuar në kuzhinat më armiqësore antishqiptare ?

Nëse robëria na kishte mashtruar, sot kush po e hedh helmin e vetshkatërrimit ?
Si është e mundur që sot, mu sot ku në çdo anë na mbysin rikujtimet e vrasjeve, përdhunimeve dëbimeve që na kishin ardhur nga serbët të jemi aq të acaruar kur postohet ndonjë e vërtetë e miqve të Serbisë kundër shpëtimtarëve biblik të popullit shqiptar. E vërteta e shëmtuar është dhe ishte e tillë, e ne në shërbim të kujt jemi ?

“Ish-presidenti i Irakut Sadam Husein në kohën e luftës në Kosovë e i kishte quajtur qenë përfaqësuesit e UN-it dhe të NATO-s, i irrituar me sulmet ajrore që ata i kishin bërë Jugosllavisë. Këto deklarata Huesini i kishte bërë gjatë një takimi me zyrtar serb. Gjatë takimit me ish-zëdhënësin e parlamentit serb, Dragan Tomiq, Huseini kishte thënë se ata që sulmuan Serbinë ishin qenë, raporton AP. Sadami asokohe kishte akuzuar Shtetet e Bashkuara se po shfrytëzonin fatin e myslimanëve kosovar si arsyetim për të dominuar botën.“

Dhe, me reagimin tonë kundër çdo të bardhe shqiptare, pa dashas rreshtohemi në krahun e Sadamit të dikurshëm në “mallkimet“ e tij kundër botës së civilizuar e në mbrojtje të serbëve.

Ata që iu sulmuan juve (serbëve, pra fxh.) janë qenë dhe ne nuk mund t’i justifikojmë shtetet që janë rreshtuar me qentë kundër jush” kishte deklaruar Sadam Husein gjatë transmetimit direkt në Televizionin Publik.

Po sot, qarqet e ndryshme antishqiptare nga vetë shqiptaret po e thonë pak më ndryshe se Sadami por në thelb janë 100 % të njëjtë me fjalët e Sadamit.

Më vjen shumë keq që një numër i madh të rinjsh dhe të moshuarish janë duke i mëshuar grusht vetvetes e me këtë edhe ardhmërisë sonë. Po, ç’të kemi faj oj mbeturinë kombëtare që je pre e mafisë fetare antishqiptare? Pse të na e rrumbullakon ti kombin me vetveten, dhe na hedhë në humnerën e dikurshme e cila ende tymosë helme kundër nesh ?

Të kthehemi pak nga e kaluara jo e largët “Serbia na dëboi nga tokat tona !“ (shikoni foton) Të shpjegojmë si duhet; “Arsyetimi ”juridik” serb ishte se turqit rikthehen në Turqi.” Bota i shikonte ferexhet dhe iu besonte serbëve. Ferexhe, po ato me te cilat po mundohen të na i rimbështjellin edhe sot gratë tona. Foto të tilla janë bere nga serbet për te bindur boten.

Dikush më tha se Europa e dinte se kush jemi, e vërtetë ; por në pyetjen e huaj ne përgjigjeshi“.
“Turk e lhmadyrila” (Zoti faleminderit që jam turk) Në pazaret politike tereni përgatitet disa decenie përpara !!!

Shikoni foton tjetër, kështu jetonim; foto e vitin 1913. Ishte ende vazhdimësia otomane e prapambeturish ekonomike se për prapambetjen mendore, shkollore, civilizuese të mos flasim.

Dërgoi për publikim, Gjin Musa, gazetar

1 KOMENT

  1. I NDERUARI… Fahri al Xharra,

    Ti po lutesh te zoti qe t’i kthjellojë SHQIPTARËT, e une po te lutem ty o njeri, o Shqiptar, nderroje ate emer turko-arabik, nuk ka lidhje çfarë moshe je… nderrrrrrooje sepse ishte shumë lehte, shum mire… edhe po ndihehshe fenomenal mire… prej pervoje po te shkruaj dhe po te lutem.

    BashEmnaku i juaj arabi Saddam Al Hyseni… i paska cilesuar OKB dhe NATO si qen… me te thene te drejten OKB eshte organizate e qenit te biri qenit… edhe duhet te ç’formohet… ndersa NATO eshte e vetmja organizate boterore, qe mund te zgjidhë probleme… sepse udhehiqet nga shteti me i mire ne PLANETE… USA.

Komentet janë mbyllur.