E tmerrshme: Ja emrat e shqiptarëve të vrarë ndër vite në Greqi, sipas gazetës “Shekulli”

0
432
Vrasje në Greqi

Nga Revista Drini31 Tetor 2018

Nga Dionis Xhafa

Një grek etnik i vrarë në Shqipëri është shndërruar në një problem vërtetë madhor për Athinën dhe Tiranën zyrtare, për politikanë dhe media në vendin tonë dhe atë fqinj, Greqi. Vrasja e Kostandin Kacifas ka ardhur, për shkak se minoritari nuk iu përgjigj thirrjeve policore për t’u dorëzuar, si dhe ka qëlluar në drejtim të policëve me armë. RENEA ndërhyri në fshatin Bularat të Gjirokastrës dhe vrau Kostandin Kacifas. Hetimet për vrasjen e tij vazhdojnë, ndërsa Prokuroria e Greqisë ka bërë thirrje që të marrë pjesë në hetimet për ekzekutimin e minoritarit helen në vendin tonë.

Vrasje e tillë ka tronditur opinionin publik shqiptar dhe atë grek. Mirëpo, për të marrë anën tjetër të medaljes, edhe shqiptarë janë vrarë shumë në Greqi. Gazetari Shpëtim Zinxhiria kë realizuar një kronologji të vrasjes së shqiptarëve në shtetin helen.

Shikoni videon e përgatitur me këtë rast nga Zgjohu Shqiptar:
https://www.facebook.com/Zgjohu.Shqiptar/videos/1933020036764344/UzpfSTEwOTMxNTM0MDM6MTAyMTYxODU1NzkyNDc1MzA/

Disa prej vrasjeve më të bujshme ndër vite të shqiptarëve në shtetin grek:

Disa emra të emigrantëve të vrarë në Greqi
S. Grina vrarë më 1992 N. Dremaj (20 vjeç ) vrarë më 18/12/ 1992; A. Kuka (18 vjeç) 25/02/1995; I. Frroku (26 vjeç) 15/03/ 1995; A. Trocka 27/03/1995; A.Isaku 1/05/1995; Q. Bikli Nëntor 1995; T. Kodra 2/12/1995; B. Xixa (28 vjeç) 26/12.1996; J. Moka Nëntor 1996 Erion. X (14 vjeç) 8/02/1996; G. Meko (17 vjeç) 6/04/1997; I. Meksi ( 26 vjeç) 3/08/1997; A. Domaniku (16 vjeç) 30/09/1997; B. Bregkoki ( 30 vjeç) 16/12/1997; H. Sefa (19 vjeç) 28/12/1997; A. Fotiu 8/05/1998; B. Bakollari (28 vjeç) 5/06/1998; M. Gjenci 15/06/1998; S. Butka (40 vjeç) 8/11/1998; A. Hoxholli Nëntor 1998; I. Subashi 2/08/1999; S. Qilari 14/02/1999; A. Vekshi Mars 1999; A. Vejziu 13/03/1999; L. Pepa (20 vjeç) 18/03/1999; F. Neta (45 vjeç) 7/04/1999; A. Sufo 16/07/1999; A. Xhafa (48 vjeç) Prill 2000; B. Qoshku (23 vjeç) 1/11/2000; Xh. Kacani (22 vjeç) 23/11/2000; G. Çelniku (20 vjeç) 21/11/2001; A. K. (32 vjeç) 2/11/2002; A. Beso (27 vjeç) 11/05/2003; G. Fati (23 vjeç) 23/08/2003; A. Vreto (25 vjeç); 23/08/2003 V. Bytyçi (18 vjeç); 23/09/2003 A. Lufo (20 vjeç) Korrik 2003; L. Bërdëllima (36 vjeç) 11/08/2004; J. Karo (30 vjeç) 16/09/2004; I. Frroku (26 vjeç) 15/03/2005; B. Praimi (39 vjeç) 8/09/2005; F. Lika (24 vjeç) 2/11/2005; E. Jahaj (18 vjeç) 1/01/2006; L. K. (20 vjeç) 15/03/2007; G. Lajoti Nëntor 2007; L. Kalca (18 vjeç) 15/04/2007; I. Late (45 vjeç) 8/11/2007; A. Zoto (20 vjeç) 1/03/2008; F. Lala (24 vjeç) 22/09/2008; E. Bakiu (22 vjeç) 22/09/2008; A. Gashi 20/04/2009; N. Todi (20 vjeç) 4/02/2010; A. Manko 1/06/2010.

Mosha mesatare e emigrantëve të vrarë është 26 vjeç. Mosha më e madhe e të vrarëve është 48 vjeç, ndërsa mosha më e re është 13 vjeç.
Disa emra të policëve grekë që dyshohet se kanë vrarë emigrantët e pafajshëm

Sejtaridhis * 9/11/1992; Dh. Janopoulos 27/12/1992; A. Dellas 12/09/1993; A. Mesinis 20/02/1994; N. Kunapakis 9/03/1994; L. Karajanis Nëntor 1994; I. Rigas nëntor 1994; I. Sejtaridhis * 9/11/1992; Dh. Janopoulos 27/12/1992; A. Dellas 12/09/1993; A. Mesinis 20/02/1994; N. Kunapakis 9/03/1994; L. Karajanis nëntor 1994; I. Rigas Nëntor 1994.
Papadopulos 25/02/1995; A. Fotopulos Nëntor 1995; D. Karakajdas 20/01/1996; D. Spiropulu 11/11/1996; D. Trimis 10/11/1996; M. Andreopulos 8/02/1997; S. Tagaras 15/04/1997; D. Tsagrakos 3/08/1997; G. Spanidis 16/12/1997; G. Atmaxidis 6/03/1998; S. Demetriu 8/05/1998; P. Tcoleridis 8/11.1998; K. Zaharopulos Shkurt 1999; And. Kanavas Mars 1999; Ath. Kanavas 13 mars 1999; J. Rizopulos 21/11/2001.
Nga viti 2000 – 2010 janë vrarë 58 emigrantë. Nga këta, 33 i ka vrarë policia dhe rojet kufitare, ndërsa pjesa tjetër janë vrarë nga vendasit

Nga viti 1992-2010: Janë vrarë 154 emigrantë. Janë verifikuar 135 dhe mbeten për verifikim edhe 19 vrasje të tjera. Në 135 vrasjet e kryera forcat e policisë greke kanë kryer 93.

Viti 1991, është fillimi i vrasjeve por edhe i regjistrimeve të krimeve të kryera ndaj shqiptarëve. 6 marsi është dita kur shtypi grek publikon për të parën herë vrasjet e emigrantëve.