Po mendoni ti shtoni një anëtar të ri familjes suaj por nuk e dini se kur është koha ideale?
Nëse jeni midis moshës 25-30 vjeç atëherë jeni në kohën ideale për nga ana biologjike, për të bërë fëmijën e parë.
Kjo është mosha më e mirë për një femër që të bëhet nënë për herë të parë sipas një studimi të kryer në SHBA.
Ndryshimi i jetës ka ndryshuar dhe periudhën kur familjet nisin të bëjnë fëmijën e parë. Nëse para disa vitesh mosha mesatare ishte 24 vjeç, sot ajo është rritur në 29 vjeç.
Megjithatë kjo gjë varet dhe nga shumë faktorë të jashtëm si aspekti social, arsimor dhe ekonomik.
Femrat në zonat rurale kanë më shumë gjasa që të bëhen nënë në moshën 20 vjeçare, ndërse femrat që jetojnë në zonën e bregdetit, apo qytet, fëmijën e parë e nisin rreth moshës 31-32 vjeçare.
Nga pikëpamja mjekësore, mundësia për një vajzë, për t’u prekur nga kanceri i gjirit rritet gjithashtu, kur ajo nuk lind fëmijë nga mosha 25-30 vjeçare…
Sipas ekspertëve kjo ndodh për shkak se femrat që jetojnë në qytet i përkushtohen më shumë një përgatitje profesionale dhe kërkojnë të kenë të ardhura të mjaftueshme, kur të sjellin fëmijën e parë në jetë.
Megjithatë studiuesit amerikan shprehen se ndonjëherë për nisjen e një fëmije mjafton dëshira personi i duhur që keni përkrahë.
Prandaj vajza nëse i keni këto atëherë nuk është as herët as vonë për të marr këtë hap të bukur.