Isak A H M E T I
——————–
E TASHMJA E GJITHKOHËSHME
Zoti im
Ti je i gjithëkohshëm
që përmes Hirit tënd
gjithëkohësi
shpirtit tonë i dhuron
për ta bërë të ngjashëm
me veten
Ti kohën e mat
vetëm me dashuri
dhe dashuri mbjell
KOHA FLET PËR TY
Koha
Zoti im
fl
et për Ty
Do kalojmë nga kjo jetë
në një kohë tjetër
Ti i bashkon
Qiellin
dhe Tokën
Fjala e jote
deri në fund të kohëve
Je libër i gjallë
që lexohet
përjetësisht
ZOTI IM
Ti je kudo në gjithësi
Gjithkund prania jote
Çdo gjë
është bërë prej Teje
Nuk do isha unë
sikur ti të mos ishe tek unë
Pa Ty
unë
Zoti im
do isha një hiç
———————————————–
Isak AHMETI (L. më 1946, në Stubëll, Viti). Rezident në Itali.
Poet, përkthyes letrar nga gjuha gjermane dhe italiane, studiues i letërsisë, i përfaqësuar në shumë publikime brenda dhe jashtë vendit, te FJALORI ENCIKLOPEDIK I KOSOVËS, I-II, ASHAK (2018) dhe së fundmi te Antologjia e poezisë së përshpirtshme 1555-2019, Faik Konica, 2020, të autorit Anton Nikë Berisha.
Librat e botuar me poezi:
1. Gallatea, Rilindja 1972,
2. Uratë zbulimi, Ril. 1976,
3. Kushti me besë, Ril. 1983,
4. Dritë e përjetësuar, Faik Konica, 2019 dhe
5. Dashuri e bekuar, shqip-rumanisht, Bukuresht, 2021.