E SHENJTA EUFEMI E ROVINIT, ISHTE E JONA

0
558
Eufemia e Rovinit

Fahri Xharra, Rovinj 24.11.17Marrë nga Rrjetat.com

Një natë kur ndodhesha ne Cakran, ne shtëpinë e Bektash Cakranit, erdhën disa oficere te ushtrisë turke. Pas buke oficieret filluan te ngacmonin Bektashin në ndjenjat kombëtare, i cili pa u trembur u përgjigjej: “- Mjere ne shqiptaret, qe presim qytetërim nga ju turqit, qe jeni populli me i prapambetur i botes. Juve nuk jeni te zot per veten tuaj dhe jo të na qytetëroni neve, pika qe s’ju bie! Keni te drejte juve, se kur rane frenat e shtetit turk ne dorën tuaj disa “sozem jabane xhuxhek”, a nuk u shuaka me gjithë race? Neve shqiptareve aq na ben.” (“Dielli“ Boston, Massachusett, nr. 21, data 26 Tetor 1911), ( nga “Libri Kujtimet e një firmëtari“ – Kujtimet e Hajredin Cakranit, Tiranë, 2017 ).

Pra, mjerë ne, që na u mbyll goja me shekuj dhe na u desh të harrojmë historinë tonë mijëra vjeçare dhe të mos guxojmë as që ta përmendim.

Jemi në Rovin, në ish tokat histrite-ilire, që sot janë në Kroaci, një qendër e bukur bregdetare një mrekulli e vërtetë. Ata që më duan dhe që ma gatuan me miqësi këtë shëtitje, me lajmëruan që përveç tjerash, do e vizitojmë edhe Kishën e Shën Eufemisë, në qytetin e rrethuar e të lashtë të Rovinit.

– Zot, i thashë mikut, nuk e kam besuar që do “preki” virtualisht të kaluarën e largët të Azisë së Vogël, të fillimit të krishterimit, m’u edhe aty ku flitej shqipja arkaike e kohës së Eufemisë.

Në maje të brigjeve të qytetit të Rovinit, nga e cila shpërndahet panorama e bukur dhe shihen ishujt e Shën Andresë dhe Shën Katrines, ngritet Kisha e Shën Eufemisë, e ndërtuar që në shelullin 7-të si kishë e Shën Jures. Legjenda e thotë se në shek e 8-të u gjet Sarkofagu nga mermeri me trupin e Shën Eufemisë së Kalkedonit. Vajza ishte martire e atyre viseve ( afër Stambollit të sotëm ) e cila duke e adhuruar fenë e krishterë ishte ndjekur për ta mbytur disa herë në kohën e Perandorit Dioklecianit, dhe më në fund u martirizua në vitin 303.

Në kohën e Dioklecianit ishin ditët e fundit të paganizmit, dhe me Konstantinin e Madh u legjitimua epoka e re e krishterimit. Në qytetin Kalkedon, në atë kohë ishte Prisko, që e kishte urdhëruar festimin e e kremtes se Perëndisë Ares. Urdhëri fuqizohej me vdekje për ata që nuk e respektonin këtë kremte. Në në shtëpi, qëndronin të fshehur një grup fetaresh të Krishtit, të cilët u zunë dhe u masakruan. Ndër ata ishe edhe e bija e senatorit romak Filofronit dhe nënës Teodora, Eufemia. Ajo u torturua dhe vdiq si martire e hershme e krishterimit.

Kalkedoni ishte emri i vjetëri qytetit Byhynia në Azinë e vogël. Ishte përballë qytetit të Bizantit në jug të Scutarit ( sot, Üsküdar ) i cili sot njihet si Kadıköy. ( Stamboll ) Të gjitha shënimet sot gjenden ne Muzeun Arkeologjik të Stambollit. Thuhet se Kalkedoni ishte koloni greke ?

Në Martirologjinë e Jeronimit (Martyrologium Hieronymianum) të shek 5-të, Eufemia është regjistruar si martire. Famës së saj në boten e krishterë i ndihmoi libri “Saint Euphemia”, nga Andrea Mantegna, tempera on canvas, 1454.

Literatura për ata që duan më shumë:
– Tomić R., Barokno kiparstvo Istre, Kvarnera i Dalmacije, Tisuću godina hrvatskog kiparstva, Muzejsko galerijske centar, Zagreb, 1997.
– Horvat A., Matejčić R., Prijatelj K., Barok u Hrvatskoj, Biblioteka povijesti, Zagreb, 1982.
– Bertoša M. (ur.), Istarska enciklopedija, Leksikografski zavod Miroslav Krleža, Zagreb, 2005.
– Marković V., Crkva Sv. Eufemije u Rovinju – između projekta i izgradnje, Prilozi povijesti umjetnosti Dalmaciji br. 36., Split, 1996.
– Marković V., Crkve 17. i 18. stoljeća u Istri – tipologija i stil, Institut za povijest umjetnosti, Zagreb, 2004.
– Milovan A., Župa Svete Eufemije – Rovinj, Turistička naklada/ Župa Svete Eufemije, Zagreb, 2002.
– ŽUPA ROVINJ- Garibaldijeva 1, 52210 Rovinj, HR