Publikuar në profilin e autorit në FB: https://www.facebook.com/
Letër e hapur z. Greg Delawie, Ambasador i SHBA-ve në Kosovë si dhe Departamentit të Amerikan të Shtetit
“Shumë nga ata që kryejnë vepra të turpshme, mbajnë fjalime të shkëlqyera”, (DEMOKRITI / 460-370 p. e. s.)
I nderuar Ambasador Greg Delawie,
nga viti i largët (460-370 p. e. s.), kur mendohet se ka jetuar filozofi më i madh materialist grek Demokriti, shoqëria njerëzore është përballur me individ që kryejnë vepra të turpshme, por pasi kanë arritur të ngjiten në hierarkitë më të larta shtetërore nga atje kanë mbajtur fjalime të shkëlqyera, dhe jo vetëm kaq por duke qenë në maja të piramidës udhëheqëse ata kanë kryer edhe veprime të tjera të turpshme, ndërsa në anën tjetër, masa e gjerë vazhdimisht iu ka duartrokitur, madje duke dalë edhe në rrugë për t’i mbështetur udhëheqësit e tyre shembullor?!
Zakonisht, vetëm kur është rritur revolta e masës, përkatësisht kur masa popullore e ka kuptuar demagogjinë e udhëheqësve të tyre, të tillët ose kanë vdekur ose janë rrëzuar, duke lënë shkatërrime dhe gërmadha prapa tyre, andaj nuk do ta dëshiroja një gjendje të tillë edhe në vendin tim!
Pasi nuk i takoj kësaj kategorie, nuk do të mbaj fjalim të shkëlqyer, as nuk do të jap vlerësime patetike, kur gjendja në vendin tim nuk është e mirë. E kjo ka ardhur nga fjalimet e shkëlqyera të atyre që janë në pushtet, të atyre që kanë mashtruar idealet e zgjedhësve dhe të popullit të tyre, e që për pasojë kanë arritur të mashtrojnë edhe misionin e BE-së dhe të SHBA-ve, se po punojnë për një Kosovë të lirë dhe me demokraci funksionale.
Për fat të keq edhe BE por sidomos SHBA, në raport me Kosovën kanë bërë një lajthitje konceptuale, kur kanë lejuar që Kosova të administrohet nga vendet demokratike (BE dhe SHBA), dhe të udhëhiqet nga e majta ideologjike e cila është shkaktarja, përgjegjësja dhe fajtorja kryesore e gjendjes së tanishme në Kosovë dhe në rajon.
Sot në Kosovë udhëheq e majta ideologjike e cila për vite të tëra është mburrur me konceptin e saj “marksist – leninist”, e padyshim të gjitha sukseset e saj në ilegalitet, në luftë dhe në paqe, për meritë ia kanë lënë kësaj ideologjie e cila për t’u realizuar ka futur në funksion të gjitha mjetet e mundshme për t’ia arritur qëllimit.
Ndërsa tri shtyllat kryesore të veprimit ideologjik janë: Fjalimet e shkëlqyeshme, eliminimi fizik i kundërshtarëve dhe grabitja e tërë pasurisë së mundshme.
Për fat të keq këto tri postulate kanë ndodhur në Kosovë, janë zbatuar dhe janë realizuar pikë për pikë, madje para syve të vendeve demokratike të BE-së dhe të SHBA-ve, që janë investitor kryesor për lirinë e Kosovës dhe garantues të paqes dhe demokracisë, nga kjo ideologji këto vlera ka rrezik të rrënohen, të cilat në thelb të saj kanë luftën antiamerikane dhe rrënimin e demokracisë që aplikojnë vendet e BE-së.
Si duket, kjo elitë politike kanë arritur për t’iu mashtruar me fjalime të shkëlqyeshme në të cilat vazhdimisht thuhej se janë edhe ma amerikan se vet ju amerikanët, dhe se janë më demokrat se të gjitha demokracitë e përparuara të vendeve që përbëjnë Bashkimin Evropian, simbolin e demokracisë dhe të lirive qytetare.
Kjo lajthitje amerikane për t’ua besuar pushtetin të majtës ideologjike i ka pasojat e veta të cilat tashmë kanë dal në horizont, por nuk e di në cilin vend tjetër të botës Amerika i ka besuar kaq shumë të majtës ideologjike siç është rasti me Kosovën?
Vendet e BE dhe Amerika, janë dëshmitare se në Kosovë, janë mbajtur fjalime të shkëlqyeshme, ka pasur eliminime të kundërshtarëve, madje duke i zbatuar edhe vrasjet me motive politike dhe ka pasuar një pasurim marramendës i të majtës ideologjike. Pastaj kjo veprimtari u zgjerua në planin arsimor, në sistemin e drejtësisë, të sigurisë dhe në planin fetar, për ta sjell Kosovën deri këtu. Edhe pse populli ynë me kohë e ka kuptuar, tashmë ka ardhur koha që Bashkësia Ndërkombëtare dhe SHBA-të, ta kuptojnë se e majta ideologjike, është fajtore për gjendjen e tanishme, kurse në planin strategjik kjo ideologjik ka qëndrime të haptë antiamerikane!
E majta ideologjike me koncepte marksiste – leniniste, zhvilloi një luftë ideologjike të paparë kundër elementit nacional-demokratik i cili padyshim iu dha proceseve në Kosovë, orientimin Euro – Amerikanë. E majta ideologjike, që përfaqësohej nga Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, duke qenë e pafuqishme për ta kontrolluar shtetin ka bashkëpunuar ngushtë me të majtën ideologjike që ishte pjesë përbërëse e strukturave të Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë, ku në afat rekord do të arrijnë që këtë strukturë ideologjike ta sistemojnë: Në sistemin e drejtësisë, në sigurimin e shtetit, nëpër Borde dhe nëpër Organizata Joqeveritare, i bënë kudo këshilltar kryesor të udhëheqësve politik, iu besuan drejtimin e mediave me ndikim në Kosovë, madje pa asnjë pengesë kanë arritur t’i bëjnë edhe zyrtar teknik, përkthyes e këshilltar nëpër Ambasada dhe nëpër Misionet Ndërkombëtare që kanë vepruar në Kosovë.
Kjo lajthitje e BE-së bashkë me Amerikanët në raport me të majtën ideologjike, për t’iu besuar atyre kaq shumë, ka mundësi të kenë krijuar dosje të falsifikuara për të gjithë elitën politike dhe intelektuale e cila historikisht kishte qëndruar larg ideologjisë së majtë komuniste, për ta mbajtur atë elitë sa ma larg jush dhe ndikimin e tyre të mundshëm në zhvillimet e koncepteve strategjike të Amerikës në Kosovë dhe Ballkan.
Siç dihet e majta ideologjike arriti të dal nga lufta e paprekur dhe shumë e pasur, kjo ideologji do të arrijë elitën intelektuale ta fus në karantinë, dhe ta izoloj tërësisht nga takimet me përfaqësuesit e BE-së dhe SHBA-së, që ishin në Kosovë. Kjo gjë, nuk është utopi, por lehtë mund të verifikohet nga shërbimet e juaja të inteligjencës, vetëm se duhet një njohe e mënyrës së veprimit dhe metodologjisë së mashtrimit, të cilën e ka zbatuar e majta ideologjike nëpër strehimoret e azilit kudo në Evropë dhe Amerikë.
Tashmë dihet se e majta ideologjike për vite të tëra e kanë zhvilluar një luftë të egër kundër LDK-së, që kishte një koncept demokratik më të avancuar dhe kundër PSHDK-së, e cila në planin fetar i jepte koncept edhe më evropian Kosovës si pjesë strategjike e Evropës.
Me vdekjen e dr. Ibrahim Rugovës, këto veprime kanë dal në pah dhe nuk janë penguar nga askush?! E majta ideologjike arriti ta pushtojë LDK-në, dhe ta kthej atë në shtratin e të majtës komuniste, që përfaqësohet nga Isa Mustafa, i cili tashmë haptas e ka rikthyer në pushtet tërë sistemin e majtë ideologjik të LKJ-së. Por Isa Mustafa nuk është ndalur me kaq. Ai ka lënduar demokracinë e brendshme në parti duke eliminuar votimin e fshehtë dhe konkurrencën e brendshme, ai i ka përjashtuar të gjitha mediat nga kuvendet dhe mbledhjet partiake, madje kjo ideologji e rikthyer në LDK, për zgjedhje të brendshme zgjedhore dhe në kuvendin e partisë, i ka injoruar haptas vendet e BE-së dhe SHBA-në. Isa Mustafa, në parti e ka instaluar nepotizmin, servilizmin, analfabetizmin dhe mekanizmat tjerë të cilët tashmë e kanë përmbytur demokracinë e brendshme. Në këtë plan e majta ideologjike që përfaqësohet nga Isa Mustafa, ka përjashtuar elitën intelektuale, shtresën akademike dhe punëtorët shkencorë, si dhe të gjithë ata që kanë mendim ndryshe. Ai e ka eliminuar mundësinë e dialogut të brendshëm, madje duke i shkelur haptas të gjitha normat e demokracisë, të cilat si procese janë monitoruar nga vendet e BE-së dhe SHBA-ja.
E majta ideologjike e rikthyer në LDK, tashmë i ka përjashtuar nga procesi i brendshëm politik edhe dy Degët e kësaj partie që veprojnë në Perëndim, pa llogaritur se duke përjashtuar Diasporën po e varfëron Kosovën, pasi të gjitha statistikat ekonomike, flasin për të hyra të mëdha nga Diaspora, ndërsa Kryeministri i Kosovës, si ekonomist që është e bënë të kundërtën, në kohën kur vende me demokraci të konsoliduar, do të kishin sjellje të tjera me Diasporën e saj që krijon të hyra për vendin e tyre. (Gjendja edhe më e rëndë është në partitë tjera, por e mora shembull LDK-në, pasi e njohë ma mirë sepse kam vepruar në suazat e kësaj partie që nga themelimi i saj në vitin 1989).
Për një pjesë të shkeljeve flagrante të demokracisë që i bënte e majta ideologjike në LDK, jeni të njoftuar personalisht ju zoti Ambasador Greg Delawie, vendet e Quintit, prokurori i EULEX, prokurori i Shtetit të Kosovës, Avokati i Popullit, Komisioni Qendror Zgjedhor, mekanizma të tjerë, dhe në shumë raste edhe mediat e shkruara, por aventura e së majtës ideologjike në LDK, në asnjë rast nuk është qortuar, nuk është frenuar dhe as nuk është penguar.
Si pasojë e kësaj, tashmë demokracia po rrezikohet nga e majta ideologjike, e cila në tërë Ballkanin Perëndimor është në ofensivë. T’i shohim zhvillimet politike në rajon se si ideologjia e majtë, është rikthyer ose po rikthehet triumfalisht. Kjo gjendje nuk është hiq ma e mirë as në Kosovë, sepse udhëheqësit kryesor, nga ndërkombëtarët po akuzohen për krime të mëdha dhe për korrupsion masiv, por ata ende po lejohen të udhëheqin vendin tim, dhe njëkohësisht edhe juve t’iu mbajnë fjalime të shkëlqyeshme?!
Prandaj zotëri Ambasador, është momenti i fundit kur BE bashkë me SHBA-të dhe aleatët tjerë, duhet të veprojnë, duhet ta ndryshojnë strategjinë e tyre kundër së majtës ideologjike!
E ky veprim i Amerikës, patjetër duhet të nis diku në Ballkanin Perëndimor! E duke i ditur kompetencat dhe mundësitë e veprimit që i ka BE-ja dhe SHBA-të, Kosova është një mundësi e pakrahasueshme për ta kthyer demokracinë e vërtetë. Po ashtu edhe brenda në Kosovë, diku në një segment të saj duhet të nis një proces i ri verifikimi, një fillim i ri i ndryshimit, prandaj z. Ambasador Greg Delawie, pasi janë shterur mundësitë tjera, po marr guximin intelektual t’ua bëjë këtë thirrje publike, duke shpreh vullnetin dhe gatishmërinë time për t’iu ndihmuar, se si dilet nga kjo krizë, madje duke ju garantuar se do të ketë sukses! Vetëm se duhet një vullneti i SHBA-së për të vepruar Kosovë, prandaj ju garantojë se në afat prej dy vitesh Kosova do të ndryshojë dhe do të del nga kriza e gjithmbarshme, duke u hapur qytetarëve shpresat se do të kenë perspektivë!
Zotëri Ambasador Greg Dellavie,
merrni këtë letër si këshillë miqësore, dhe ju lutem ia përcilli Administratës tuaj e cila merren me çështjen e Kosovën, sepse ka ardhur koha që Amerika për t’a ndryshuar strategjinë e saj në raport me të majtën ideologjike që po vepron në Kosovë, sepse kjo ideologji dhe ky veprimi praktik, janë përgjegjës dhe fajtor për gjendjen e tanishme në Kosovë!
CH-St. Gallen, 30.04.2017.
Me respekt!
Shefqet Dibrani – shkrimtar
Shefqet Dibranit majtistit ne DIASPORE,
E lexova me vemendje shkrimin tend per majtizmin, ne te cilin shkrim ti e padite (kinse po e keshillon) SHBA-ne si fajtore qe majtistet po udheheqin Kosoven.
Kosova prej vitit 1944 deri ne vitin 1999, dmth 45 vite ishte nen okupimin e kombinuar serbokomunist. Dhe per keto 45 vite te komunizmit, ka pase prodhime komuniste ne karakterin e shume qytatareve te Kosoves, sespe Komunizmi prodhon komunist, e nuk prodhon democrat… aq me pak nuk prodhon djathtist.
Kosova e ka pase fatin te kete nje djathtist – demokrat Dr Ibrahim Rugova, dhe I cili democrat-djathtist I mblodhi te gjitha forcat ne Kosove dhe I unifikoi rreth qellimit te vetem qe e kishte Dr Rugova: Lirine e Kosoves. Ne levizjen per qlirim qe quhej LDK u futen te gjithe edhe patriotet, edhe idiotet, edhe tradhetaret, edhe intelektualet….pra te gjithe, sepse DR IBRAHIM RUGOVA LDK-ne e kishte perveq si levizje per LIRI, e kishte edhe klinike per sherimin prej komunizmit dhe tjera semundjeve prej te cilave vuante nje pjese e shoqerise Kosovare.
Dhe ne kete sherim Dr Rugova ka pase sukses te madh. Qellimi I pare I LIRISE u arrit, ndersa sherimi prej komunizmit zgjate me shume, sepse kemi te bejme me semundje mendore qe quhet Jeta nen Komunizem dhe nen Okupim per 578 vite (Otomania me Islam, Serbia me Komunizem).
Doktor Rugova e thirri AMERIKEN dhe i kerkoi ndihme per qlirim, dhe AMERIKA e ekzekuti LIRINE dhe PAVARESNE per Kosovaret. Por Amerika nuk del ne zgjedhje, sepse elektorati i Kosoves eshte ai qe zgjedh udheheqesit e saj. Dhe natyrisht se elektorati eshte i ndryshem, dikush voton per majtist te LDK-se dikush per majtistet e PDK-se e dikush per Majtistet e LVV-se apo AAK-se, e k ate tille qe votojne edhe per kryehajnin majtist AKR-ne.
Edhe ne Amerike ne zgjedhjet e fundit shum njerez votuan per majtistin popullist Sanders, sepse gjithkund ne bote ka njerez qe besojne ne baba dimer apo ne ate qe dikush tjeter duhet me ua zgjedhe problemet, sikurse qe je ti supermajtaku islamik Shefqet Al Dibrani. Ti jeton ne Zvicer dhe kerkon qe dikush tjeter te e rreguloje Kosoven per qefin tend e pastaj kur dikush tjeter te errregulloje Kosoven, ti me ardhe si zotni me pohue: erdha ne Kosove, sepse AMERIK tani e beri Kosoven te tille qfare un Shefqet Al Dibrani e dua. Ti Shefqet rri ne Zvicer, shko ne skijim, dil ne parqet e Zvicres, puno ne Zvicer, edhe vjen Amerika t’a rregullon Kosoven ashtu qysh ke qef ti. SHEFQO U KRY.
Pajtohem me ty ne nje mendim se Kosova udhehiqet prej majtisteve, por Kosova nuk ka tjeter brum per momentin sepse te gjithe jane majtist, por majtistet me te medhej sot jane levizja mentalo-islamo-komuniste e quajtur LVV, sepse anetaret e kesja levizjeje majtiste komuniste kendojne neper ahengje kenget per Partizanet e LDB-se!!! Ndersa njeri anetar i kesaj livritjeje e bart ne qanten e tij portretin e Mao Ce Dunit, i cili ne Kine vrau 50-55 Milion kundershtar politik dhe konsiderohet vrasesi me i madh i shekullit 20, ndersa kryetari aktual i Prishtine deklaron se e qmon shum pacijentin islamik Shefqen Krasniq, ndersa themeluesi i VV-se inxhinieri i deshtuar e aprovon bartjen e shamise Islamike ne trojet SHQIPTARE… etj.etj…
Okupimi OtomanoKomunist ka prodhuar edhe elektorat zgjedhor te tille qfare e kemi, mirepo ky elektorat eshte duke perparuar shume duke i falenderuar AMERIKES, qe po ua meson DEMOKRACINE, por qe ky process i mesimit te Demokracise zgjate me shume se qe ne kemi deshire te zgjate. Amerika nuk ka faj qe Rexhep Qosja eshte majtist islamo-komunist i pakenaqur me asgje. Amerika nuk ka faj qe Islamo-Komunisti Veton Surroi deklaron se ai 9 muaj loboi qe Kosova te behet anetar i konferences se vendeve islamike (Kosova i ka 25-30 mije musliman praktikues, me 1.4% te popullates Islamike nuk ka nevoj per kesi anetaresimi). Plus Veton Surroi eshte ne gjendje te e shkaterroje Kosoven …nese ai nuk eshte minister I jashtemi saj…dmth nuk me duhet pavaresia e Kosoves nese un nuk jam Minister –Kryetar…
Sa i perket vrsjeve politike pas qlirimit, ato jane kryer ne kohen e sundimit te organizates kote te quajtur OKB, e cila organizate permes administrates UNMIK e ka nxite qdo krim ne Kosove, sepse OKB deri sot nuk e ka zgjedhe asnje problem ne planete qe nga themelimi i saj me 1945. Krimet nen UNMIK duhet te I atribuohen UNMIKU-t dhe ekzekutuesve. Por me se shumti UNMIK-ut.
Amerika nuk ka faj qe muslimanet Naim Al Terrnava apo Xhabir Al Hamiti kurr nuk e urojn pavaresine e Kosoves, dhe Shqiperise, por e urojn ditelindjen e Sulltan Muratit, dhe e madherojne otomanin Recep Tayip Erdoganin…apo biznismenin-pedofilin Muhamed.
AMERIKA nuk ka faj qe Bujar Bukoshi, Isa Mustafa, Agim Qeku, Xhavit Haliti, Bexhet Pacolli, edhe mijera te tjere erdhen ne Kosove kur AMERIKA FILLOI BOMBARDIMIN, dhe kur pritej perjashtimi i 180 Mije forcave ushtarako-policore shkavelle nga Kosova. Ose erdhen pas 12 Qeshorit 1999 dhe poashtu e gezuan LIRINE qe e SOLLI AMERIKA. Liria eshte e aplikueshme edhe per ata qe kurr nuk e leshuan Kosoven, edhe per ata qe iken ne perioden 1981-1999……e besa edhe per rrrencin me te madh Pacollin qe iku me 1975, dhe u kthye me 1999… dhe perfitoi ma se shumti nga kjo LIRI duke bashkorruptuar me qeverite majtiste. Keta jane kthyer ne Kosove kur AMERKA ia beri SHKAVELLISTANIT : GAME OVER.
Ne ne Kosove jemi ne proces te sherimit prej islamokomunizmit majtist, dhe ne kete process te sherimit e kemi nje DOKTOR te mire AMERIKA, dhe ne kete process te kurimit ka rezultate positive dhe jane disa ish majtist qe ngadale po behen demokrat dhe po behen edhe SHQIPTAR, duke u qliruar nga islamizimi komunist antishqiptar.
Perfundim: Kosoven e udheheqin ish majtistet sepse djathtistet jane akoma pakice si ne parti politike ashtu edhe ne elektorat. Por me te keqij se majtistet jane ata sikur ti Shefqet Al Dibrani qe kane ikur nga Kosova ne cilen do periode prej vitit 1981-1997…dhe nga largesia shitni mend, dhe kerkoni qe tjeret te e rregulojne Kosoven …e ju te pini Machiato ne Diaspore…
Ejani ne Kosove se edhe ketu ka MACHATO… por mos ejani si turist por ejani te jetoni… te e gezoni LIRINE …se eshte fantstike. fenomenale.
P.S. ne shkrimiet e juaja Europen as mos e permendni kurr si ndihmese e Kosoves. Sepse VETEM BRITANIA E TONI BLLERIT realisht i ka ndihmue LIRISE DHE PAVARESISE se KOSOVES… tjerat shtete kane qene veshtrues te terrorit ne Kosove.
Dardan R.F. Gashi
Komentet janë mbyllur.