E M A T H I A – emri i lashtë i Maqedonisë

0
503
Rrustem Atdhe Geci

Atdhe Geci

Historinë që unë e kam në shpinë
është histori krejt pak e njohur,
histori me mungesë të emrave
dhe histori me dhimbje të kokës
Historinë që unë e kam në shpinë
mund të na tronditë rëndë me të
vërtetat e fshehura e të panjohura,
mbi këtë tokë të gjelbërt të atdheut
kam vërejtje për kohën tonë, dhe
për cenzorët që e mbajtën fshehur
alfabetin pellazg, dhe të fshehtën
për prejardhjen tonë pellazgo-ilire
Historinë që unë e kam në shpinë,
rrahur e kanë rëndë për të vërtetën,
rrahur e kanë rëndë për kryengritje
rrahur e kanë rëndë për qëllimet,
Historinë që unë e kam në shpinë,
poshtëruar ma kanë të mëdhenjtë,
poshtëruar ma kanë fqinjët dhe,
poshtëruar e kanë nga pak dhe tanët,
Historinë që unë e kam në shpinë,
e kam me të rënë dhe të plagosur
me traktate, e tribunale gjyqesh,
histori, të keqtrajtuar nga drejtësia.
Historia që unë e kam në shpinë
është histori e të gjitha kohërave,
histori qytetëruese e atdheut tim,
histori me shumë hulli të gjakut.
Historinë që unë e kam në shpinë,
i ka 300 shekuj jetë të qytetarit,
300 shekuj të luftave të pakryera
dhe 300 shekuj me plis të bardhë.
Në atdheun tim, Shqipëri-Dardani
nuk ka luftë që s ́e ka një pikë lot,
nuk ka luftë që s ́e ka një varr
dhe s ́ka këngë që se ka një ëndërr.

1. Emathia – Emri i lashtë i Maqedonisë.