E kërkova – Poezi nga Ramë Thaçi

0
1064

E kërkova

Prof. Abdullah Zymberit

E kërkova në fshatin e tij të lindjes,
në Ruhot të Pejës
pranë Drinit të Bardhë
që ka bukuri të rrallë,
po s’e gjeta.
E kërkova në shtëpinë e tij në Prizrenin historik,
me thanë se kishte shkuar në Lidhjen e Prizrenit,
Sylejman Vokshin, Ymer Prizrenin e Abdyl Frashërin
për t’i nderuar,
aty në librin e vizitorëve ishte nënshkruar,
por s’e gjeta.
E kërkova në fshatrat e Hasit ku kishte shkuar,
fjalë burimore për të shënuar,
leksikun e shqipes
me to për ta begatuar,
por s’e gjeta.
E kërkova hap pas hapi
kur bibliotekës se qytetit ia kishte mësyer
me fjalorë në duar, që asaj t’ia dhurojë
dhe lexuesit me botime të reja t’i freskojë,
por s’e gjeta.
E kërkova në sallën ku ligjëratat i mbante
në Universitetin “Ukshin Hoti”në Prizren,
por posa mësimin e kishte përfunduar
dhe me studentë e pedagogë ishte përshëndetur
dhe përqafuar,
por s’e gjeta.
E kërkova kur rrugës për në shtëpi ishte nisur,
por papritmas një dhembje e fortë e kishte goditur,
spitalit të qytetit për ndihmë ia kishte mësyer,
doktorët thanë se i duhej një trajtim mjekësor,
por s’e gjeta.
E kërkova edhe në spitalin e Vushtrrisë, atje e gjeta.
Gjendjen shëndetësore e kishte shumë të përkeqësuar,
mjekët përpiqeshin për ta shëruar,
kështu sëmundja qe tejet e rëndë,
dhe vdekjes nuk i ka shpëtur.
U bëra kurreshtar,
varrezat e qytetit të Prizrenit për t’i vizituar,
në kalim e sipër mbi një varr pashë se
emri i Abdullah Zymberit ishte i shkruar.
E kërkova dhe e gjeta!…