E frikshme si po shpopullohet Malësia e Madhe. Shtëpi e shkolla të kyçura

0
674

Opinion.al21/11/18

“Natyra është e mrekullueshme, por fshatra të tëra janë braktisur. Shkolla të mbyllura pasi nuk ka më fëmijë… Kjo është panorama e Bashksisë së Malësisë së Madhe. Bulevard dhe ‘pedonale’ për makinat ne Koplik, investimi i Rilindjes është 3.8 mln euro, në nje qytet ku ekziston vetëm nje rruge!” Kështu shkruan gazetarja e Klan Plus, Ermelinda Hoxhaj e cila bashkë me grupin e xhirimit na tregon si po shpopullohet me shpejtësi veriu i vendit. Ajo thotë se vetem kete vit janë mbyllur 8 shkolla.

Në Malësinë e Madhe ndonëse të dhënat e Ministrisë së Punëve të Brendshme flasin për rreth 54 mijë banorë të regjistruar, në realitet aty banojnë më pak se 30 mijë. Klan Plus udhëtoji në Koplik, në Bajzë dhe në fshatin Vukpalaj. Në këtë fshat kanë mbetur më pak se 25 familje, ndonëse të regjistruar rezultojnë rreth 450 banorë. Sipas tyre, është varfëria që ka zbarazur këto treva. Rënia drastike e numrit të popullsisë ka sjell njëkohësisht edhe reduktimin e numrit të nxënësve duke bërë që shumë shkolla që funksiononin me klasa kolektive në këtë bashki, të mbyllen.

Shkolla 9-vjeçare në Vukpalaj këtë shtator nuk hapi dyert për nxënësit. Por Arben Sufaj, kreu i Sindikatës së Arsimit për Malësinë e Madhe dhe mësues i biologji-kimisë për 25 vite, tregon se emigrimi i ka prekur shumë këto zona. Sipas tij ne total jane mbyllur 8 shkolla vetem kete vit shkollor.

“Është e frikshme… Janë përgjysmuar banorët nxënësit në këto 5 vite… kanë emigruar për arsye eknomike.

Banorët e Vukpalajt thonë se kjo zonë është shumë arsimdashës. Por shkolla e arsimit fillor e cila u hap 70 vite më parë, fatkeqësisht u mbyll në 2018-ën.

Tashmë nxënësit duhet të udhëtojnë 2 kliometra për të shkuar në shkolla ku e janë transportuar. Por sipas kreut të sindikatës së arismit, tarifa që jep qeveria janë shumë të pakta pasi përdor vlerat e 12 viteve më parë.