E FORTË SHQIPËRIA IME

0
472
Naxhije Doçi

NJË VIT NGA TERMETI RRËNUES I SHKALLËZIMIT TË LARTË SIZMIK NË SHQIPËRI
– 26 Nëntor 2019 – 26.11.2020

Naxhije DoçiPrishtinë

Në prag të 28 Nëntorit Zulmëmadh
Festës Flamurshkabë me nam historie në shqiptari
dridhje toke, fenomen i rrallë,
katastrofë e natyrës më 26 nëntor 2019
nëpër tërë gjallërimin e përthëkimit shqip,
termet rrënues shkallëzimit të lartë seizmik
me epiqendër potencimi
Dyrrahu i flakërimit antik anë për anë,
Durrësi i sotëm dhe rrethinë e tij
krejt në lemëri.
Dallgë deti hakërrimit të shtrirë
shungullimat epikë e përtërirë
rrënim gjallërie sa çil e mbyll sytë,
pallate të rrënuara
nga stërkeqja rrugë të gllabëruara
nën gërmadha njerëz të vdekur,
tmerrim i ngrirë
me pamundësi shpëtimi
nga frekuentim i zënë.
Me sprova të shumta përjetimi
edhe nëThumanë
ku humbën shumë jetë njerëzish
dhembja për ta sa një muranë,
të plagosur në panumërim,
rrënim gjallërimi edhe në Tiranë.

E fortë Shqipëria ime strall
nga sprova të shumta përjetimi
edhe nga katastrofë e natyrës,
dukuri e dhembshme për të gjithë,
mbijetimi fat i përcaktuar
nga vetë natyrë e bekuar.
Edhe nga solidariteti vëllazëror me emër
mbijetim-shpëtimi i dëshmuar,
veçanti shëmbëllimi
përkushtimit të stisur me zemër,
edhe bota humane në epiqendër veprimi.

Lutja ime përkushtim i stisur
me thellësi shpirti qëndisur:
Zot i Madh, Natyrë e Bekuar
mbroje Shqipërinë-Nënë
nga termetet shkatrrimtare
dhe nga çdo e keqe e shkaktuar.

– Prishtinë – 26.11.2020