Zymer Mehani
(Me rastin e ditëlindjes së dëshmores Antigona Fazliu, 11 mars 1981)
Frangemt nga poema “Jeton Gona n’zemrat tona”, Prishtinë 2019
Përballë kohës e tufanit
Dhe furtunës e murlanit
Me gjak tëndin n’histori
Vetë firmose pavdekësi
Emri yt më i bukuri n’botë
Gjeraqinë n’suferinë e shqotë
Sytë e tu-shkrepëtimë lirie
Zemra jote – flakë atdhesie
Në shqiponjë shëmbëlleve
Dhe tiranin e urreve
Porsi shqipe heroinë
Shumë e deshe Shqipërinë
Në llogore si yll drite
Për liri u dogje, u fike
Ndaj furtunash e stuhish
Zemrën zjarr e syrin pishë
E patrembur tshe ti
N’flakë u hudhe për liri
2.
Midis shokëve t’saj
Gone sokolesha
Kur gjëmonte bjeshka
Digjej porsi eshka
Këto vatra t’shtrenjta
Kur na i përgjakën
Zemrat për atdhe
Seç na u përflakën
Lulëkuqja heroinë
Shqiptarisht ra për lirinë
3.
Uturonte moti, shqotë e suferinë
Gona në llogore fliste me lirinë
Me zogj t’shqipes Gona n’pritë
Natë e ditë po bënin dritë
Kishin zemrat si vullkan
Zjarr lirie flakadan
Lavdi trime Antigonë
E Flamurit je Shqiponjë