Isa Bytyqi
E due bre, qy
E due
Kosovën
me plisa
me lisa
jo me pisa!
Qysh e due
asht punë
për mue
nese s’e don
mos më duej as mue!
E due Kosovën
me niqin’ t’kqia
me qivija
me hanija
se e di
qe ne fund
fiton njerzia,
dashnia
shqiptaria
e bahet shteti
qysh bahet shpia
Përshtati e përgatiti për Fjala.info, Xhek Rexhaj
Isa Bytyqi’18
Keq e mirë
mirë e keq
ni Kosovë
e kam veç!
une du’ me kân krenar
dashninë unë
s’e peshoj
n ‘ kandar
Ngrite gotën
edhe ti me mue
që Kosova
për jetë
me rrnue!