E drejta për të Zgjedhur

0
531
Isuf B. Bajrami

Isuf B. Bajrami

Njerëzit janë bërë të lirë përgjithmonë, duke ditur të mirën nga e keqja; të veprojnë për veten e tyre ata janë të lirë të zgjedhin lirinë dhe jetën e përjetshme, ose të zgjedhin robërinë dhe vdekjen, sipas robërisë dhe fuqisë së djallit!

Ne e kundërshtojmë detyrimin

Ai i tha Adamit dhe Evës të mos e hanin frutin e ndaluar, por Ai gjithashtu tha: “megjithatë, ti mund të zgjedhësh vetë”. (Moisiu 3:17)

Nga kjo që u shkrua më lart,Perëndia na dha lirinë e zgjedhjes dhe gjithmonë do ta respektojë lirinë tonë për të bërë zgjedhje. Ndërkohë që jemi “përgjegjës” për zgjedhjet tona dhe gjithmonë do të ketë pasoja për ato zgjedhje si të mira edhe të këqija. Perëndia nuk e ka miratuar kurrë përdorimin e forcës. Në fakt, Perëndia nxit shpirtin e lirisë dhe Ai e di se shpirti njerëzor kërkon liri që t’i shërbejë dhe të besojë efektivisht tek Ai.

Zgjedhja midis njërit apo tjetrit kandidat është krejtësisht e natyrshme, por ajo tregon një veti të natyrës njerëzore:neve nuk na pëlqen të detyrohemi në vendime që jemi në gjendje t’i marrim vetë. Edhe kur përballemi me vendime më të rëndësishme, është e rëndësishme që ne të zgjedhim vetë. Fatmirësisht, shumica prej nesh jeton në rrethana që na lejojnë ta përdorim lirinë tonë të zgjedhjes, për të bërë zgjidhje që do të përcaktojnë fatin tonë. Edhe kur e ndjejmë se mënyra jonë e të menduarit mund të jetë për “të mirën vetjake” të dikujt tjetër,është me rëndësi që secili të ketë të drejtën e opinionit dhe të bindjeve të veta. Është e rëndësishme që të mos e shkelim lirinë e njerëzve të tjerë në ndjekje të lirisë sonë.

Jeto dhe lër të jetohet

Unë nuk besoj se duhet të ketë një standard të dyfishtë për shoqërinë tonë. Të qenit tolerant dhe jogjykues,mund të jenë veti të mira,që ruajnë të drejtën që të gjithë të zgjedhin vetë. Por të mos bërit asgjë, është një zgjedhje në vetvete dhe një zgjedhje jo shumë e mirë. Karakteri ynë do të zhvillohet dhe përmirësohet kur bëjmë zgjedhje të bazuara në atë që është moralisht e drejtë.

Si mund të bëni zgjedhje të drejta,nëse nuk jeni mësuar kurrë të dalloni të drejtën nga e gabuara?

Përdorimi i zgjuar i lirisë së zgjedhjes kërkon të kuptosh ligjet,kundërshtimin, një aftësi të lirë për të zgjedhur dhe një njohuri të së vërtetës. Pa këtë ne mësojmë, nëpërmjet përvojës së hidhur, se bërja e zgjedhjes më të lehtë, e zgjedhjes egoiste, e zgjedhjes mëkatare nuk shpie kurrë në lumturi të vërtetë. Është ironike se zgjedhja e asaj që shpesh duket më e lehtë; mëkati, kënaqësia, dembelizmi, egoizmi, …e bën jetën tonë më të vështirë dhe të palumtur.

Kërkohet disiplinë për të zgjedhur të drejtën. Ironike është se sa më të disiplinuar të jemi dhe sa më të drejta të jenë zgjedhjet tona, aq më shumë liri kemi.

Mëkati i kufizon zgjedhjet tona të ardhshme.

Vartësia bëhet padroni dhe ne skllevër të saj.

Në botën e sotme,institucionet duhet të mbajnë qëndrim për vendime të vështira morale. Për shkak se përfitojnë nga këndvështrimi i tyre politik,liderët politik munden të thjeshtësojnë gjëra që kanë përçarë popuj ndër vite. Të menduarit rreth polemikave që na dalin sot përpara, gjithsesi, e bën më të lehtë të shihet sa e vështirë mund të jetë sot të dallosh cili është “drejt” dhe cili është “gabim”. Njëra palë del dhe duket me mendim korrekt dhe të drejtë, ndërsa pala tjetër duket si “njerëz të ligj” dritëshkurtër. Të marrësh qëndrim në një çështje si kjo është e vështirë,sidomos nëse qëndrimi juaj nuk është i pëlqyeshëm.

Politikanët nxiten që ta mbrojnë atë që besojnë vet,pavarësisht nga opinioni mbizotërues.

Mund të mos jetë e lehtë, dhe e pëlqyer.

Ndonjëherë të mbash një qëndrim do të thotë ta bësh veten objekt talljeje, përgojimi ose madje abuzimi fizik. Në një situatë të tillë, një person mund të mbështetet te lideri i vet,që ta ndihmojë të ruajë bindjet e veta. Nuk është e mjaftueshme t’i shmangemi problemit ose të qëndrojmë urtë,shmangia mund të jetë ndonjëherë mëkat më vete.

Asnjanësia Partiake

Edhe pse besojmë në marrjen e një qëndrimi,si qytetarë i lirë qëndroj i paanshëm në çështje të politikave partiake. Nuk diktojë se cilin kandidat duhet të votojnë partiakët edhe nëse një kandidat nuk është dakord me pozicionin e deklaruar publikisht të qytetarit të lirë pa parti politike.

As nuk ju diktojë politikë zyrtarëve të zgjedhur që janë në garë.

Mund t’u komunikojë atyre pikëpamjet personale, njësoj siç do të bëni me çdo zyrtar tjetër të zgjedhur. Por e pranojë se këta burra apo gra duhet të bëjnë zgjedhjet e veta bazuar në gjykimin e tyre më të mirë dhe duke marrë parasysh grupet e njerëzve prej të cilëve u zgjodhën që t’i përfaqësojnë.

Votuesit e radhitin veten me çfarëdo partie politike që besojnë se përfaqëson më mirë pikëpamjet e tyre individuale.

Vendi i Lekës; 04.10.2019