E DJATHTA DHE E MAJTA NË POLITIKË…

0
717
Arben Çokaj - pikturë

— një sqarim i thjeshtëzuar

Arben Çokaj

Zakonisht e djathta përkufizohet si klasa politike, që e bën shtetin, që bën biznes e prodhon, dhe krijon kapital për veten por edhe për një vend të caktuar. Kurse e majta është zakonisht ajo që i mbledhë paratë, pa e vrarë mendjen edhe aq se nga vijnë – kjo edhe në Perëndim, me qëllim për t’i rishpërndarë, për të ndihmuar njerëzit në nevojë, për shkollim falas, e shërbime tjera falas, etj. etj.

Një shok i imi në FB, që mbahet për i djathtë, më thotë: “Na duhet administrim ndërkombëtar për Shqipërinë, na jena te ndergjegjshëm dhe pa interesa…

E unë po e sqaroj:
… Po pra të ndërgjeshëm për me ia nënshtrua Shqipërinë një fuqie të huaj është e djathta shqiptare, e jo aq të ndërgjegjshëm sa me e marrë përsipër, për ta bërë Shqipërinë vetë… :p Nuk je vetëm ti kështu!

Adam Smith, Hobbes dhe Herbert Spencer janë 3 mendimtarë politikë dhe ekonomikë, që i dhanë formë shteteve demokratike, që kemi në Perëndim.

Spencer thotë tekstualisht:
Nëse një fëmijë thotë m’u zgjidh këpuca, e ëma ia lidhë këpucën dhe nëse ai prapë ma vonë, thotë m’u zgjidh këpuca, dhe e ëma, nuk ia mëson atij me lidhë këpucën, por ia lidhë prapë, atëherë ai nuk mëson kurrë, si me e lidhë këpucën vetë… – Duhet për me qenë njeriu i aftë, për me i krye punët vetë, e amerikanët janë mësuar me i krye punët vetë, prandaj kanë sukses…” – thotë Spencer.

A e kupton logjikën, njeriu i aftë i kryen punët vetë… Kështu edhe e majta shqiptare, keq e mirë, i ka marrë përsipër do punë, edhe Enveri po ashtu. Jo, ia bani Tita, jo ia bani Stalini, jo ia bani Mao Ce Duni, etj. thonë kundërshtarët e djathtë – krejt kështu si thua ti. Por realisht krejt kështu me “ndërgjegje” mendon e djathta shqiptare dhe e tregon veten të paaftë, për të bërë shtet. Prandaj them unë, kaq sa kemi, e kemi kryesisht prej të majtës. Kështu që nuk jemi në nivele zhvillimi me shtetet e tjetra, se nuk kemi të djathttë të aftë, por e kemi të shitur e të korruptuar.

E për me dashtë me ba shtet shqiptarët, duhet me e kuptua – edhe klasa jonë politike shqiptare, sidomos të djathtët, që ikin nga Kuvendi, dhe ia lanë Edit të gjitha pushtetet dhe pastaj thonë: “Ky gjatoshi i mori të gjitha…” Po ti kur ia len pushtetin, ai ta merr bre burrë. Mos ia len, lufto për të, lufto për Shqipërinë dhe mos lufto si e djathta shqiptare, vetëm për me marrë pushtetin, me qëllimin për me vjedhë shtetin…

E djathta shqiptare është e tipit a’la Mirela Bogdani konservatore. Vlerëson tradhëtarin Esad pashë Toptani, adhuron nga njëra anë Trump-in e liderët e djathtë të vendeve Perëndimire, se punojnë për vendet e tyre, por nga ana tjetër nuk synon të forcojë ndjenjën nacionale shqiptare, se vlerëson më shumë ata që i shërbyen serbëve, se ata që i kanë shërbyer dhe i shërbejnë shqiptarëve…

Se e majta po ban atë, që bën gjithkund, mbledhë para për t’i shpërndarë, nuk krijon para e majta, si e djathta, as në Perëndim.


DIKOTOMIA SHQIPTARE 2

– diletantizmi politik shqiptar –

Arben Çokaj

Nuk është vetëm Koli, që ka një parabolë të fuqishme të tjetërsimit irracional të realitetit, kjo fillon nga kry-parabola, që mori peng demokracinë shqiptare, Saliu, dhe kjo po shihet edhe te deklarata e Bardh Spahisë, ish-deputet i PD-së, ish-këshilltar i Presidentit Nishani, etj. i cili thotë ndër tjera se:

Nuk do të lejohet demokracia shqiptare të kapet nga Kryeministri Rama…

Dakord, por bëhuni më racionalë, se keni fluturuar me pras. Vetë more ia keni lanë Kuvendin në dorë Ramës, pse ia latë? A e dini ju se me anë të Kuvendit, Rama shkarkon edhe Presidentin dhe po iu tek atij, e ndryshon edhe formën e qeverisjes së Shqipërisë, e kthen Shqipërinë në monarki dhe e shpallë veten mbret?! E ku shkon mbrojtja juaj pastaj? Te diplomatët e huaj, si gjithmonë historikisht, te vasalizimi e nënshtrimi.

Saliu e ka tjetërsuar komplet formën e nendimit politik shqiptar. Por ka rëndësi se Bardhi ndihet krenar dhe bën premtime jo-realiste nga rruga…