E DËGJOJ SHIKIMIN TËND

0
430
Atdhe Rrustem Geci

Kam bërë mëkate dashunore të gruas
Për hire të së bukurës dhe të pasionit
Në jetë kam bërë shumë harrime
kur si këngë e dëgjoja shikimin tënd
Kam bërë mëkate dashunore të gruas
gabime të fshehta të disa çasteve
Burrave u kam dhënë atë që kërkonin
E për vete merrja unë atë që kërkoja.
Kam bërë mëkate dashunore të gruas
kur yjet pranë hënës më thërrisnin,
Unë arratisesha e përvëluar të gjeja
një të dashur që të shkrijë në mua!…
Mishin në mish me një burrë tjetër
E kam shijuar me shumë ëmbëlsi
Këtë ma thoshte Epira nga Delvina
Një e bukur me dallgë të oqeaneve…
Kam bërë mëkate dashunore të gruas
Në dy moshat e jetës sime. Mëkatin
e fshehtë e kam shijuar frikshëm, kur
unë mëkatoja për freski shpirtërore!…

Rrustem Geci – Delvinë, Shqipëri