DY VJERSHA – poezi satirike

0
605
Isa Mustafa - trimi

Nga Tafë KUSURRIvjersha satirike

ISA MAFIA I

Keni parë çudi, keni ndi,
Isa Mustafa na u bë mafi!
Kosovën e bëri pazar pa tapi
Don m’ia shit të zezës Serbi…

Në tru e këmbë është sakat,
Po i thotë Albinit “psikopat”
Shihja surratin krejt teveqel
Dhe Ramushi ka hy bedel…

Po qajnë për tarifën hyjnore
Me Hashimin dorë për dore…
Isa Mustafa halis koxhobash
Bleu një dele i doli dhe dash.

Agim Veliu njē mustaqezi
Don me marrë çdo ministri…
Barkun kosh sa tē ogiçit –
I merr mësimet prej Vuçiçit

E ka qejf Ministrinë e rendit
Ja do Llapi, sipas kuvendit…!
Seancës e prishën ortakllokun
Bien lodrat për maskarallokin!!!

ISA MAFIA II

Isa Mustafa luaja he shoq
Të ka ra shiu në kollomoq…
Si dhelpër po rri në harmoq
Do Kosovën me shkërmoq!!!

Ky Isaja ka marrë dhe yrysh,
Do çuditej Rrahman Morina!!!
Fill Kosovën pe ndanë m’dysh
Si t’i kish’ dhanë tambël shkina!

Ore Isa Mustafa, o qymyrxhi,
Tepes së kokës të rraftë pika!
– Komunizmi të bëri dhe hafi…
Po çka t’u deshtë ty politika?!

Si ekonomist ta kishim lakmi,
Me gradë të lartë akademyk;
Kishe ambicije për dy skemli,
Kosovën e bëre egjër dhe byk!

Mjera nënëlokja që ty të rriti
Dhe mjerë Kosova që të kemi!!!
Në partallament kush të ngjiti?
Po ku je trim lule Avni Rrustemi?

Isa bej, ore Isa hundë qebapi,
Kosova mbeti në dorën tënde!
– Obobo, ç’na gjeti taksirati…
Në daç pirdhe, në daç fënde!

Fjala vrer aq sa peshon guri,
Prapë të këndon Tafë Kusurri…