Dy shtatore të Ibrahim Rugovës në Prishtinë në një distancë prej disa metrash

0
589

Ilir Muharremi Ilir Muharremi, kritik i artit

Dje në oborrin e Katedralës në Prishtinë u zbulua shatorja e ish presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova. Hiç më pak se në një distancë prej një kilometër në qendër të Prishtinës ndodhet shtatorja tjetër e ish preseidentit Rugova. Prishtina apo ngjanë me Shkupin sa i përket shtatoreve të cilët qëndrojnë stoike sikur figurat e shahut? Ose po imiton shtetet komuniste si Korenë, Kinën apo Kubën.

Që të zbulohet shtatorja e presidentit Rugova ishte veprim i Ipeshkvisë së Kosovës dhe ky veprim a është me tendenca përçarëse ngase po mundohen ta përvetësojnë figurën e Rugovës? Më e rënda është kur Kisha Katolike dërgoi mesazhin se ai i përket besimit fetar katolik andaj sipas tyre vendin e paska në oborr të Katedralës. Po të ishte gjallë Rugova do të prekej rëndë nga ky konstatim ngaqë ai nuk ishte fetar dhe asnjëherë nuk ka folur për besimin fetar, edhe nëse ka foluar ai këtë e ka bërë në kontekstin shkencor pra me fakte dhe në aspektin filozofik se Rugova ishte mendimtar dhe njeri i thellë në të menduar.

Përvetësimi i figurës së tij në këtë mënyrë është i pakuptimtë. Kisha po tregon respekt ndaj tij dhe ky respekt mund të transformohet në rrezik, të keqkuptohet, të kritikohet, të kryqëzohet me kritika nga analistët, kritikët e artit, populli e shumë të tjerë. Kjo ngutje dhe nxitim i shpejt nuk është dashur të pranohet as nga familjarët e presidentit Rugova, të jetë një reagim siç ndodhi nga vajzat e pajtorit Anton Çetta. Nëse familjarët nuk reagojnë ne populli e kemi obligim të mbrojmë figurat e shquara të cilat tashmë na takojnë edhe neve sepse i kanë shërbyer deri në vdekje këtij populli. Ndërsa, ata që vendosin për vendime të tilla janë vetëm individ dhe nuk u takon të marrin këso vendime pa kaluar me debate.

Shtatorja IR në Prishtinë

Rugovën duhet respektuar si udhëheqës i të gjithë popullit Kosovar pa marrë parasysh orientimin fetar. Ai qe shkrimtar, filozof e hiç fetar sepse besonte në shkencën dhe ishte vizionar. Andaj, nga populli kritikët dhe analistët ky gjest mund të konsiderohet si manipulim fetar dhe nuk i bën as nderë Kishës. “Është një manipulim i pastër religjioz, me dy figura të rëndësishme kombëtare, që Kisha Katolike nuk do të duhej lejuar të ndodhë. Përpjekja për përvetësim figurash të tilla nga feja nuk ndihmon në kultivimin e tolerancës dhe bashkëjetesës fetare, përkundrazi, e dëmton atë. Veprimet e tilla nuk i bëjnë nder as Kishës.”, ka shkruar analisti Imer Mushkolaj.

Sipas tij, “fetarizimi” i këtyre figurave dhe të tjerave si këto është i dëmshëm e i rrezikshëm dhe nuk duhet të ndodh. Përvetësimi i këtyre figurave, nga cilado fe, do të dëmtonte rëndë trashëgiminë e një shoqërie si kjo jona, trashëgiminë kombëtare e shtetformuese. Një qasje e tillë është përpjekje për ta shtrembëruar historinë.

Ndonëse Kisha po tregon respekt për Rugovën sepse ai ka vënë gurthemelin e katedrales dhe paraprakisht ka ngulmuar që ky objekt fetar të ndërtohet në qendër të kryeqytetit. Ai këtë e ka bërë si njeri i shkencës jo si fetar.

Feja nuk duhet të përzihet në figura politike, shkencore e artisike. Feja i ka shenjtorët e vet atyre duhet ngritur shtatore ose buste përveç vitrazheve që ndodhen brenda në Kishë.