DY PRINCËR DUEL PËR JERINËN

0
1448
Princesha Jerina Dushmani

Fran Ukcama

DY PRINCËR DUEL PËR JERINËN

Tragjedi mbi një dashuri –
Përplasja e tre Lekëve, Lekë Dushmani, Lekë Dukagjini e Lekë Zaharia
!!!

Jerina e Dushmanit me bukurinë e zanave,
Kaluer hijeshinë e Helenës së Trojës,
Dy princër me fame, u ndeshën, mes valëve,
Valet e Drinit u ngritën qiejve shtatë pash..
Duhama e bjeshkëve u dorgj me Lekë Dukagjinin,
Mbi Dejën pamshirshëm, ballë Lekë Zaharia,
Dy princër Arbnor që ma kanë pushtue shpirtin,
Mes tyre si konstelacion hyjnor, Jerina..
Për Irenën, ma t` bukurën princeshë prore,
Mbetën në fushë betejë mbi njëqind luftarë,
Ajo mbas beteje largoi shpatat e n` dore,
Paqja nuk u vendos dhe pse Lekë Zaharia u bë burr i saj!
Viti 1444, i ashpër, i egër, ky dimër furtuna pa pra,
Princërit paqen kurrë nuk e gjetën,
Dhe mbas një sene tjetër Lekë Zaharia , mbi nji dashuni u vra,
E Arbni, i ndërkyer me Turqit, njohu këtë dramë..
Princesha Irena , besnike, me mantelin e zisë,
Si korbë fisnike, e shtyu jetën larg Dejës ku fati kob i ra,
Amaneti i saj u zdritë në shkimë të shpirtit të saj,
E në vendin e të parve besniktarët e sollën, muranë ngrenë mbi kurmin, vje!!!
E mbeti kjo legjendë mortore,
mortore lidhur mbi një besë,
Dashunia e shekujve, kaq e rreptë, kaq mizore,
Mes princërve të medhenj, një fushë beteje,
Irena shtojëzovallja u plakë si korbe, Helenë e bukurisë ka mbetë!!!


SHTATË SHALJANET…

1. Ndre Pepa (Bajraktar i Shalës),
2. Vat Nika (vllaznia Pecnikaj),
3. Marsh Pali (vllaznia Dakaj),
4. Hasan Pepa (vllaznia Mëkshaj),
5. Çun Luci (vllaznia Doçaj),
6. Deli Pjetra (vllaznia Pjolla),
7. Ndre Koltona (vllaznia Pjolla
Nana:-“Deli Pjetra, ku i le shokët,
unë për ty i prefsha flokë”t!
Shatë shkambenj, të barthë,
kput prej malesh të Dukagjinit,
ngjeshë në armë, me shpirtin kallë,
ia zanë shyt derën Vezirit..
Ky Veziri, dhelpën meçkë,
ortigjeve u bani dredhi,
djalin e la e iku vetë,
i prenë burrat në pabesi..
Kërrleshë burrat kreshta t` idhta
armët e brezit, n`dorzë fildishi,
krisi pushka, shpata e thika,
pshtoi Veziri, mbet i biri!!
Prej tyNe pshtoi Deli Pjetra,
një fisnik, një burrë krenar,
përbiroi, në guva e shpella,
kcei mbi Shodër e duel në Shalë..
E pa lokja, u vra si reja,
– Ku i ke shokët o trim, o gurë,,
ku i kie shokët Deli Pjetra,
prefsha floktë e u bafsha burrë..
-Nanë a m` ndie, çka po thotë zemra,
kam ardhë Shalen me lajmrue,
gjallë nuk rri lisi me rrema,
shokët e mi m`i kanë farue..
Deli Pjetrën varrë te trupi,
dredhoi prap nga ishte ngjitë,
bie n` Shkodër si shkon plumbi,
mori gjak për shokët e ti..
N` mejdan trimash ndritën trollin,
lshuan mbi dhe shatë a tetë,
si luan me Vuksan Gjonin,
shqiponjat mbeten dhe vetë..
U hap lami bash si rrufeja,
u trand Shkodra, Perendoria,
diellin e xuni reja,
me gjak u shkrua lavdia..
A ka burra sot malsia,
Ani pse kullat n’prag vorri,
a kercet pushka, alltia,
Kombi ku asht në ditë zori!!
Shtatë Shalianet, shtatë legjenda,
lirinë kishin n’krye oxhaku,
kin krahnorin me shtatë zemra,
shpirtin flamur te bajraku..
Ah t`kujtohej Kreu i Shtetit,
t`njohin heroizmin e pa shoq,
dekoratat i duan prej dielli,
per ta dielli kurrë s` përendon..
Shtate Shaljanet si shtat thepa,
ngul n`kalanë e Rozafatit,
mbijetojnë sa të jetë jeta,
brez mbas brezi, djal mbas djalit..
O shaljanë, ku jeni mbanë,
merrni tetë kersha të bardhë,
n’krahnuer t’Shkodrës ngulni n’kambë,
Qitne zanin: – hee, heej, Bajraktarët i kemi gjallë!!
Fiset ta ndiejnë kyt piskamë,
shqiponjat t`ngrihen mbi majë,
dragonjtë të ndezin prush e flakë,
Dukagjini, Kshtjellë lirie gjithmonë ka kanë!!

Dërgoi për publikim, Gjin Musa, gazetar