Dy poezi nga Lek Pervizi

0
1134

Goya : 3 maj 1914, pushkatimet, në serinё e tabllove “Shkatёrrimet e Luftёs” (Les Desastres de la Guerre)

Lek Pervizi

Zoti mori hak

(Kushtuar 67 martirёve lusbjarё)

Burra ishi
o ju lushnjarё trima
qё tё lidhur me njё besё
i qendruat fort krenarё
dhe pёrbuzёs
atij monstri
qё mbi ju drejtonte plumbat
ato plumba aq vrastarё
qё kёrdinё bёnin ndёr shqiptarё
d”aq mё tepёr n’atё ditё tetori
n’atё ditё tё zezё llahtar
aq e kobshma e mortore
kur pёrbindshi Mehmet
ju kositi or njerёz tё mirё
supatreburit lushnjarё.

Kush do ju shpagojё vёllezёr
kush pёr ju do marri hak
mbi ato kriminelё
tё pashpirt
gjakatar
qё nuk u ngopёn kurrё me gjak
e mbi ju viktima tё gjora
mizorisht
ata shrynё
terrorin e tyre
bolshevikё
tё betuar
para Stalinit
idhulit tё tyre mizor
tё cilit i benin kurbane
siç ndodhi me ju
fshatarё lushnjarё
tё flijuar theror.

Mehmeti si qen i tёrbuar
i nxitur me djallёzi
nga Mugosha serbiani
mbi ju
tё dashur lushnjarё
bёnte kёrdi
qeshte katili sllavi
ndёrsa kryhej krimi
lajmi shkonte rrufeshёm
drejt Moskёs e Belgradit
deri te Kremlini
ku rrinte i kёnaqur
bacё Stalini
musteqe ziu
pёr bijt e tij kriminelё
qё vazhdimisht atij
i benin flijime
me gjak njeriu.

Vajton pёr ju nёna Shqipёri
tё dashur lushnjarё,
qё ju ndanё egёrsisht
prej vatrave t’ueja
nga shtёpia
mbetёn jetimё fёmija
gratё tё veja
a ka mё tmerr ?
a ka mё mizori ?

Kaluan vitet
sakrifica juaj u harrua,
diktatura komuniste
ju kishte damkosur si tradhёtarё
kёshtu ia donte politika
partisё kulshedёr
por i benin hesapёt pa Perёndinё
tё cilёn e kishin mohuar
ateizmin duke shpalosur
tё pa dinё e imanё
qen tё tёrf buar
qё gjё pa bёrё s’lanё.

Mbi ta
pa mёshirё
ra shpata e Perёndisё
krimineli qё mbi ju shfryri mizor
Mehmeti xhelat
e gjeti siç s’e kish menduar kurrё
shkoi si qen
e si zagar
e s’vonoi dhe diktatori e pat
gjakatari i pamёshirshёm
pёrfundoi nё ferr
ku vendin ia kish ruajtur
kryedjalli
Luciferi plak
Zoti pёr ju lushnjarё zemёr trima
mori hak !



Lahutari Shqiptar

KOMUNIZMI QOFT MALLKUE

17 nёntori ditё e krimit
Dhe jo kurr dit e çlirimit.
N’atё Tiranё dyzetekatёr
Komunistёt luejnё teatёr
Sillen natёn nёpёr qytet
Tuj ia shkrepun ndoj dyfek.
Tuj djeg shpijat e dyqanet,
po luftojn gjoja gjermanёt
Gjoja bajn se po luftojnё
Gjith gjermanёt t’i shfarojnё,
Qё njё kokёrr s’gjen n’Tiranё,
Prej njё muej qё e kishin lanё.
Dhe atё qё s’banё gjermanёt,
Po e bajnё vetё partizanёt:
Se po vrasin e po presin,
Se tё tillё e kan veç vesin,
Sillёn natёn si lugetёn,
Njerёzve ua shkurojnё jetёn.
I kan marrё do qytetarё,
Zgjedhun mirё intelektualё,
N’prak tё shpisё tuj pushkatue,
Nё sokak tuj masakrue.
Se Tiranё jan tuj çlirue.
Pa degjoni ju shqiptarё,
komunistё tash e parё,
Se sa jan fort genjёshtarё,
Tuj sajue e tuj trillue,
Se gjermant paskan farue
3000 besa i paskan vra,
Piramidё me ta me ba.
Nёpёr libra t’historisё,
N’faqe t’enciklopedisё,
Shkrue prej akademisё.
Pa na thuej i d ashun shqiptar,
Ku kan shkue kofomat vallё,
A nё Mars apo nё Hanё?
Se njё shej s’u gjet’Tiranё.
Zot na ruej ment e kresё,
Se po çmendemi pёr besё,
Me kto dokrar e rrena t’thata,
Shpik nga mendje malukata.
Si or qenka luftue n’Tiranё,
Nga trimoshat partizanё,
Qenkan korr gjermant si presh,
Rrenё e madhe veç me qesh.
Trumbёtohёt veç Çlirimi,
Ndёrsa aty u vendos krimi,
Shum ma keq se sa pushtimi.
Krejt Tirana u la nё gtak,
Nё çdo rrugё e çdo sokak,
Partizanёt komunista
Veç i banjn kto punё tё pista,
Asht Belgradi qё urdhnon,
Enver Hoxha veç zbaton,
Patriotёt tuj masakrue,
Tuj burgos e internue:
Komunizёm qofsh mallkue
Bashkё me ato qё t’kan sajue,
Do mjekrrosha e balosha,
Filosofё por mendej bosha:
Krimin kan pёrligjёrue,
Rehat vetё pёr me sundue..
Moj e mjera moj Shqipni
Tё kan qit me krye nё hi,
Komunistat faqe zi !



Koment nga Arben Sebastej

Marrim shkas nga kjo vjershё e Lahutarit Shqiptar, pёr tё sqaruar, siç kemi bёrё vazhdimisht, se çeshtja e. tё ashtuquejturit Çlirim trumbёtohёt sot mё tepёr seç pёrmendej nё kohёn e diktaturёs. Historianёt (u thençin tё tillё) kёrkojnё tё na mashtrojnё edhe mё tepёr seç na mashtronte diktatura dhe vete kryemashtruesi Enver Hoxha. Ky shoku, gjithё kohёn e pushtimit tё Italisё, e kalonte per shtatё palё qejfe midis Tiranёs, i strehuar e i llastuar nga ish kunati vet Bazhri Omaritё cilёt si mirёnjohje i hoqi kokёn. Pas 43-shit bёri disa shёtitje nё mal, i shoqёruar nga vllaçkoja druzhe Dushan Mugosha e ndonjё agjent sovjetik. Duke n grenё dreka e darka e duke fjetur rehat me zotin nё shtёpitё bujare shqiptare. E bukura ёshtё, se nё njё rast tё tillё, ndёrsa ishte i strehuar te njё fshatar tiranas, duke prit largimin e gjermanёve, njё ditё i thotё. Kur tё marrim pushtetin do tё tё pushkatoj. Fshatari mbeti haru pёr kёtё shpёrblim mizor qё i bёhej mikpritjёs shqiptare. Dhe nё fakt, atё fshsaarin e pushkatuan pa i treguar se pse. Tregimi ynё ёshtё krejt i vёrtetё dhe jo i sajuar. Enverit s’i kishin pёlqye bisedat e fshtarit naiv, qё siduket kishte folur lirshёm. I shkreti fshatar e bashkё me tё gjithё fshtarёt e Shqipёrisёnqё u besuan genjeshtrave tё partizanёve qё u premtonin lugёn e florijtё e pastaj s’ua siguruan as atё tё drujtё. Mirё ёshtё shprehur Bab Myslimi, kur fshatarёt e tij iu ankuan se ku ishih fjalё se do tё hanim me lugё floriri. Eh more derdimena, u tha, po ne u kemi thenё se do tё hamё me lugё floriri dhe jo se do tё hani! Mё mirё s’ka ku shko, edhe nё qoftё se ёshtё diçka e sajuar. Pra mashtrimi ishte nё rend tё ditёs, i zbatuar kudo e kurdoherё. Kёshtu edhe pёr tё ashtuquajturin “çlirim” ose luftё tё Tiranёs, ku na qёnkёshin vrarё 3000 gjermanё qё sё bashku me 2000 tё vrarё nё Mushqetё arrinin nё 5000. Çudi qё s’u bё njё piramidёme kufomat e tyre qё tё mbetej nё histori, sepakut nё njё fotografi, po aq e famshme sa piramidat e Egjipit. Tani, unё qё po shkruaj e kam jetuar vetё atё tё famshmin “çlirim”, ku sepakut tё ishte ruajtur fotoja e njё gjermani tё vetёm tё vrarё, dhe aq mё e bukur, si s’u ka shkuar mendje ta sajonin njё ushtar teuton tё vrarё. Me falni, por s’ka mё gjё qesharake me fotografitё e barrikatave me vajzat partizane qё luftonin aty. E gjitha, njё montazh fotografik; sepse s’ёshtё bёrё asnjё lloj luftё barrikatash. Dhe, kur paskan pasur fotografё, si s’e paskёshin fotografuar piramidёn me kufomat e gjermanёve, ose se pakur tё njё ushtari tё vetёm gjerman tё vrarё. S’ёshtё çudi ta bёjnё tashti, qё po ua kujtojmё atё mungesё.. Nga e gjitha kjo qё u shkrua, shkon puna deri tё dita e 29 nentorit, qё kёrkojnё me çdo kusht tё ia mbivenё 28 nentorit tё Pavarёsisё. E tani na kanё nxierrё parullёn ; Rroftё 28-29 nёntori, duke e njollosur festёn e madhe tё Pavarёsisё. Prit kut ta nxierrin pёrsёri flamurin me yll. Nuk ka mё fatkeqёsi pёr njё popull kur historia e tij pёrdhunohёt, mohohёt e fallsifikohёt, pёr t’i shёrbyer njё ideologjije nga mё pёrverset e kriminelё qё ka pasur historia. Siduket ёshtё njё sёmundje epidemike tepёr ngjitёse, sepse po e shohim qё tipa tё tillё ideologjishё po pёrhapёn mbi botё. Ku Shqipёrinё as qё e ka kush nё hёsap. Njё pikё ujё nё Oqean. Por ne si shqiptar na dhemb zemra pёr çka kemi pёsuar, me njё terror tё paparё qё beri kёrdi me qenje tё pafajshme njerёzore. Dhe asaj kёrdie i shtohёn kёto lehje qensh e zagarёsh qё duan tё rroposin paturpёsisht historinё e Shqipёrisё, me fjalё e me vepra çoroditёse, ku del sheshit fryma antishqiptare e antikombёtare. Komunizmi nuk njeh Fe e Atdhe, e kjo eshte fatkeqesia qe ra mbi popullin shqiptar.

S’ka ku shko mё poshtё katundi

Kёndon rapsodi popullor nga dёshpёrimi !