Nga MUSTAFA V. SPAHIU
DY POETËVE TË KOMBIT
– Ernest Koliqit e Martin Camajt
Ajka e intelegjencisë ngriti zërin,
Në çast iu kundërvua dyshimit,
Auron Taren e deklasoi të tërin
Me erën e keqe të kuturbimit…
Ata çerdhet e tyre i k’in lëshuar
Vetëm mëmëdheu yt të nderon!
Ata punonin zjarr të përmalluar…
Askushi t’pabërat t’i ekzagjeron!
Të kthen në natë – n’ errësirë…
Ta hedh emrin rërës’shkretëruar.
Gjakpirësi s’ngopet – duhet ngirë
Gjak, sa anëve është duke anuar?
E kam të qartë prejardhjen diellore
Të tyre, janë dy Yje Polar të botës…
Me ballëdiellzuar, krimbi pret prore,
Rrah këmbana me vrer para sqotës!
Adhurimi për ata dot nuk na shpëton
Urash të guximshme hark do mbesë…
Tarabec pse eshtrat po ua trazon?!?
Pas vdekjes ka lindje tevona shpresë.
Pas Koliqit e Camajt,ka të harruar
Poetë të gjallë guri për ta këndon…
Presin të heshtur bile të llaftaruar;
Për arsye ferri kush nuk belbëzon.
E kaluara s’është-doli dhe shkoi…
Ujërat e zeza qentë fill i kërkojnë.
Apokalipsi s’erdh,askush s’kaloi,
Tradhëtinë rërës shurr’e mbulojnë!
Kohës ia vjedhin atë që ka ngjarë,
As që lëvizin si njerëz rrin në kllapi,
E deshtën mbytjen një or’e më parë.
Janë t’padukshëm zhytur n’thellësi…
E martë, 21 korrik 2020, në
Dardaninë Ilire
Nga MUSTAFA V. SPAHIU
TË MARTËN…
Të martën im at s’bënte ugar,
Puna disi është mashtruese.
Vetvetes s’i ngarkonte barr’ –
E marta s’është fitimprurëse.
Bukur jam gjendur në varfëri,
– Thoshte tevona dhe në jetë.
Gurin ta mihësh është krenari,
Hyjnisht bëre me djersën vet!
Zemra për punë s’di të heshtë,
Mendimesh kridhesh i paepur;
Tri të mërkura u djegshin eshkë!
Shih, fara pa mbuluar ka mbetur.
Kjo e martë tërs erdh gabimisht,
– Qetë si mbrehi as në zgjedhë…
Saktë jam betuar përfundimisht,
Të martet do të jenë qafëdredhë!
Ditët tjers amforës si kam futur,
Të martën e pestë shkjekagrisur.
Çkrrap kryet kam për t’ia këputur,
As shati dorës s’ka për t’u nisur!
Të marteve më ndodhin havari:
Sa zgjas dy-tri hulli me të mbarë.
Gruri thesit u derdh bëri një vaki;
Të martën qetë ngordhën në arë.
Blevs qê të punës i quaja byrazer,
Në bjeshkë preva lisa – bëra drú…
Bregut përroit praptovs drú e qerr;
Fat im at dhe qetë kishin shpëtu’!
Të martet m’vërsulën pa mëshirë,
Ati tha: u nisën pësimet e mia…!
Ndeshtrashës i vura tjetër mënyrë
Të martën e ndëshkoi papunësia…
E martë, 21 korrik 2020, në
Dardaninë Ilire
Nga MUSTAFA V. SPAHIU
L Ë K U R A . I M E
Jo! S’shitet lëkura ime njerëzore,
E kam peng të përhershëm tamam;
Brenda saj është ndërgjegjja prore
E fort si mermer e dushk – balsam.
Me asnjë lëkurë tjetër s’bëj ndërrim
Me dredhi e lajka për t’u zbukuruar,
Do t’i tradhëtoj gjakun e mishin tim,
Si do dukem: mizor dhe i shëmtuar!
Dhe shiti shëmbëlltyrën e Perëndisë,
As jam dot nudo, as gjarpër i gjallë…
Të mbulohem me hirin e rropullisë –
Të rri rragnicë nën kurorëportokall.
Mëshirë, kurorën po e rëndon terri,
Hëna po më gjurmon nën damarë…
Lëvoren e blirit e mbërtheu tmerri;
Po lëkurën time s’di ku e kam varë?
Shelbuës buzët e lumit po qeshin
Qerpikët e shelgut sa i kisha dashtë!
Pas shiut me ylbere të më veshin –
Pastaj pa lëkurë të digjem si kashtë!
Të futem ëndërrimit në barin e qetë
Përveç rigjenerimit agut të pahetuar…
Sërisht lëkurën e vesh n’trupin e vet
Mund të bëhet syblime e zbukuruar.
Urrejtja e ujkut s’ndërron dot lëkurë,
Gjarpri prillit i ndërron me shpresa…
Dhelpëra polare bishtin varë n’urë;
Lëkurën e mbane durimi e qëndresa!
E mërkurë, 22 korrik 2020, në
Dardaninë Ilire