DY KUSHTE PARA SE KOSOVA TË MARRË PJESË NË BISEDIMET RAJONALE

0
289
Xhevat Meha
Xhevat Meha

Shkruar nga: Xhevat Meha, Datë: 16/11/2019

Kohëve të fundit jemi dëshmitar të nismave rajonale për gjoja ngritje në rrregullimin e marrëdhënieve ndërmjet shteteve të rajonit. Me pak vrojtim vërehet dhe del shpluar si i maskuar realiteti të cilin protagonistët e këtyre nismave kanë marrë përsipër të ndërtojnë.

Kosova është shteti që ka nevojë më shumë se cilido shtet tjetër i rajonit që të arrij marrëveshje për lëvizje të lirë të njerëzve, mallrave dhe kapitalit. Pse kjo? Për faktin se Kosova është shteti më i kurthyer me barrier të shumëta në lëvizjen e njerëzve, mallrave dhe kapitalit. Kosova ballafaqohet me barriera jo vetëm nga Serbia dhe Bosna por edhe nga Shqipëria. Përderisa Kosova ka 33 marrëveshje Serbinë të cilat nuk i zbaton Serbia, me Shqipërinë ka mi 50 marrëveshje të nënëshkruara e të cilat nuk zbatohen nga Shqipëria.

Kosova nuk ballafaqohet vetem me barriera tarifore por edhe me barriera jotarifore dhe atë jo vetem me Serbinë por edhe me Shqiperinë. Mendësia “futja Kosovarit” si zgjatim i politikave të Serbisë ndaj Kosovarëve edhe në Shqipëri, ka shtrirje shumë të gjerë e kjo nuk është kurrfarë barrier tarifore. Si shembuj ku “futja Kosovarit” del shpluar janë mosinvestimi i ndërtimit të autoudhës Milot – Durrës e Milot – Shkodër të cilat janë më së shumti të kaluara nga Kosovarët. Poashtu “futja Kosovarit” është pa shpluar edhe kësaj vere si barbarizëm klasik ndaj Kosovarëve në Rrugën e Kombit (më e duhur do të ishte të quhej Rruga e plaçkës ndaj Kosovarëve), ku edhe pse me investime të vet Kosovarëve ishte kryer ndërtimi i urave afër Kukësit dhe ishin të gatshme për shfrytëzim, këto nuk u lëshuan në përdorim deri pas kalimit të sezonës turistike si poshtërim ndaj Kosovarëve.

Drejtuesit politik të Kosovës duhet që të janë shumë më aktiv në ruajtjën e interesave të qytetarëve të Kosovës. Duhet që të ndërtojnë politika, të mbajnë qëndrime, dhe të ndërmarrin veprime konkrete që të largojn të gjitha barrierat që ekzistojnë me të gjitha vendet e rajonit për lëvizjen e lire të njerëzve, mallrave dhe kapitalit. Duhet të janë aktivë në këtë, të ndërmarrin nisma konkrete. Kosova mund të heq barrierat me vendet e rajonit vetëm nëse zë vendin e vet që ka në bisedimet a marrëveshjet eventuale, e që është të qenit shtet i barabart me shtetet tjera. Kjo mund të arrihet vetëm dhe vetëm nëse plotesohen dy kushte dhe jo vetëm eventualisht njëri kusht:

1) Njohja nga të gjitha shtetet e rajonit si shtet i pavarur – Si mund të mendohet të bisedosh ose eventualisht të nënëshkuash marrëveshje nën kushtet e pabarazisë. Kjo thjeshtë është nënështrim.
2) Garantues e zbatimit të ndonjë marrëveshje eventuale të janë SHBA-të – Pse SHBA e jo BE? Kosova ka arsye të plota që mos të ketë besim në BE, dhe këtë për shumë arsye disa nga të cilat po i paraqes këtu:

i) BE nuk e njeh pavarësin e Kosovës, ka qëndrim neutral.
ii) BE ka dështuar me EULEX mekanizëm për ndërtimin zbatueshmërisë së ligjit si platform mbi të cilën do të funksiononte shteti i Kosovës. Në vend të kësaj BE ofroj paprekshmërinë e moszbatueshmërisë së ligjit si platform mbi të cilën funksionon drzhava e Kosovës.
iii) BE ka dështuar që të siguroj zbatimin e marrëveshjeve të dala nga bisedimet Kosovë-Serbi të sponsorizuara nga vet ajo.
iv) BE ka zbatuara politika tepër të buta ndaj Serbisë dhe politika tepër agresive ndaj Kosovës në përafrimin e tyre me BE-në.

Kur merrën përbazë çështjet e paraqitura në paragrafët sipër, del shpluar si i maskuar realiteti të cilin protagonistët e nismave të tilla kanë marrë përsipër të ndërtojnë, e ky realitet është futja e Kosovës në marrëveshje si jo e barabart, nënshtrimin e Kosovës nga Serbia. Po
Edi Rama, qëndrimi i të cilit ishte se nuk sheh arsye pse Kosova nuk iu bashkangjit këtyre nismave, çfarë bënë? Kryen pjesën e vet të detyrës në arritjen e synimeve të Serbisë, shumë thjeshtë. Pasi Serbia e pa se deshtoj me Hashim Thaqin në projektin e ndarjës së Kosovës, aktivizoj Edi Ramën në projektin e nënshtrimit të Kosovës në rregulllimin e marrëdhënieve rajonale të Serbisë pa njohur pavarësinë e Kosovës.