DY KONTRASTE: ADHURIMI DHE URREJTJA

0
439
Hashimi - Albini

ALBIN KURTI DHE HASHIM THAÇI JANË DY FIGURA KONTRADIKTORE DHE KUNDËRSHTUESE

Nga Binak MAXHARRAJ

1. ALBIN KURTI

Albin Kurti sot është figura më madhështore në politikën e vendit. Anipse nga smira u banë bashkë të gjithë matrapazat dhe cubat e Kosovës për ta rrezuar. Por për këto ditë, sa ishte në qeveri, bëri punë te mrekullueshme në shkapjen e shtetit. Ishte këmbëngulës, qe te mos lëshojë pe ndaj askujt kur është ne pyetje Kosova. Ishte i pakompromis sidomos ndaj Serbisë ndaj se cilës nuk lëshoi pe për as një katram.

Bile ne maredhënjet tregetare me Serbinë, e dëtyroi ate qe ne dokumente te shkruhet “Repubika e Kosovës”, çfarë nuk e ka bërë askush nga udheheqesit në terë pasluftën. Albin Kurti është një njeri i guximshëm, i dijshëm dhe i mençur, din se çka flet, din edhe çka kërkon. Albin Kurti nuk është njeri i korruptuar, nuk ka pasuri, nuk është hajn, plaçëkitës. Mu për këtë arsye populli e çmon, e lavdëron e pëlqen si njeri dhe si kryeministër.

Thjeshtë Albin Kurtin populli e adhuron. Këtë me se miri e ilustron ky fakt:
Albin Kurti ka dalë në sheshin Nënë Tereza, ku po organizohet një peticion.
Aty u shfaq një qytetar, i cili doli para Albinit, u ul në gjunjë dhe ia puthi këmbët.

Kjo tregon dashurinë, respektin që kanë qytetarët ndaj Albin Kurtit, por anipse cubat e Kosovës bënë grusht-shteti në qeverin e tij, sondazhet e njohura ndërkombëtare ate e nxjerrin si njeriun dhe kryeministrin me te sukseshëm, duke e vlerësuar punën e tij me mbi 65%.

Media ka kapur momentin kur një qytetari u ul në në gjunjë dhe i puthi këmbët Albin Kurtit.

2. HASHIM THAÇI

Është figura me kontaverse në politikën kosovare gjatë gjithë këtyre viteve në liri. Është njeriu më i pasuksesshëm në qeverisjen e vendit. Nuk i prenë fjala fjalës, është mashtrues dhe premtues që asgjë nuk realizon por vetëm premton. Është i korruptuar me pasuri, qe nuk dihet se nga i erdhi.

Është kontrabandues i çdo gjeje por edhe votes kur janë në pyetje interesat e tij personale. Për gjatë të gjitha këtyre viteve e ka bërë rremujë jetën politike. Por edhe në dialogun më Serbinë, të cilin e bëri pa asnjë kushtë paraprak nuk ishte i suksesshëm, për shtatë vite i solli vetem mareveshje te dëmshme për Kosovën.

Hashim Thaçi - LipjanPër të gjitha këto e shumë të tjera nuk gëzon ndonjë autoritet ne popull, sepse më tepër është figurë përqarse se sa unifikuese. Autoriteti i tij rrexohet dita më ditë, sondazhet nderkombetare qe e nxoren Albin Kurtin me 65% të pelqyeshëm si udheheqes, po te njejta sondazhe Hashim Thaçin e qitën vetem me 17% si te pelqyeshëm.

Bile, ne një konferencë për media Hashim Thaçin një qytetar e quajti: “hajn, o hajn”.

Pra Hashim Thaçi dhe Albin Kurti janë dy figura kontraverze, nuk e dorojn njeri tjetrin më mujtë e”hanë” njeri tjetrin. Thjeshtë nuk durohën, sepse kanë qasje te ndryshme në ndërtimin e shtetit.

Por, megjithate Hashim Thaçi është një figurë në ikje në përendim, ne zhdukje po i kalon koha e pakohë etij. Kurse nga ana tjetër si një yll që shendritë po vjenë furishëm në skenën politike të Kosovës Albin Kurti, te cilin populli e don dhe e adhuron. Këte e tregoi vota e popullit, do ta tregoi edhe më fuqishëm ne zgjedhjet e ardhshme.

Në foton e parë, shihet se si nga adhurimi ndaj Albin Kurtit një qytetar ulët, përkulet dhe ia puthë këmbet, kurse
Në foton e dytë shihet Hashim Thaçi, te cilin këti ditë gjatë konferences për media e quajti: “hajn, o hajn”.

Çdo koment tjetër është i tepërt.