Dy gazeta letrare artistike kombëtare eposike

0
515

Për dijeni Znj. Elva Margariti, ministre e kulturës.
Edhe Z. Edi Rama kryeministri i Republikës së Shqipërisë.

Sali Leka

Në Tiranë veprojnë shumë gazeta private të vetshpallura të pavarura, por disa prej tyre janë të varura në cengelin e gënjeshtrave, spekullimeve, mashtrimeve, fallsifikimeve të stazhionuara dhe cdo ditë mbushen me procka, sajime dhe trilliume të rëmdomëta, duke tromaksur injorantët dhe mediokrit që zemrën dhe mendjen e ushqejnë me brockulla dhe levozhga të thara, të mykura.

Kurse dy gazeta kanë botuar tregime të vërteta të dobishme për jetën njerëzore kombëtare.

Tregime të shkrimtarit dhe poetit Sali Leka.
Edhe poezi lirike erotike eposike që nuk i ka botuar censura makabre 40 vjet. Redaksitë e dy gazetave nuk janë në Tiranë por janë shembullore, janë letrare artistike kombëtare eposike.

Stafi i gazetarëve të nderuar, të talentuar, të kulturuar i këtyre dy redaksive pozitive janë të betuar për të drejtën dhe të vërtetën.

Këta gazetarë, të palodhur, të papërtuar kanë botuar katër poezi të poetes Liljana. Edhe poezitë e poetes Liljanës nuk i ka botuar censura e tmerrshme mizore antinjerzore sidomos antifemërore. Liljana ka akoma poezi që i ka mbyllur dhe fshehur censura.

Ashtu edhe unë shkrimtari dhe poeti Sali Leka kam libra me tregime dhe poezi që nuk i ka botuar censura mizoriste komuniste.

Komunizmi ka bërë masakra të llahtarshme në Shqipëri, por masakra më gjakatare dhe mëkatare ishte censura dhe katrahura e egër në art, kulturë dhe letërsi.

Mosbotimi i veprave letrare artistike ishte tragjedi makabre.
Romancieri i merituar Faik Ballamca vrau veten kur e kërcënuan për ta pushkatuar dhe nuk i botuan librat e tij romane dhe novela te mrekullueshme, shumë të dobishme, jetike.

Edhe poeti Viktor Qurku vrau veten nga censurimet e poezive për ta vrarë dhe masakruar.
Kurse poetesha Liljana, Miranda, Albina dhe Kozeta romanciere të admirueshme me tregime të vërteta nga tmerri I censurës e ndërprënë letërsinë dhe disa tregime dhe poezi mi dhanë mua.

Unë i mbaj i ruaj me betim me admirim!
Edhe mua më kanë kërcënuar dhe tmerruar më egërsi rrënqethëse “Nuk i botojmë veprat e tua letrare dekadente mirkoborgjeze dhe do të pushkatojmë dhe groposur pa varr”. Kurse unë as jam frikësuar as dëshpëruar, as nuk e vrava veten, as nuk e vras as nuk kam për ta vrarë. Në ato vite të skëterrit të mizorizmit komunist kam shkruar pa ndalim dhe papërtim 85 libra por nuk i botuan.

Sot kam 72 libra se 13 libra I vodhën, I botuan me emra të kusarëve kur unë isha I mbyllur në burgun e muzgut, por jam duke shkruar akoma dhe do ta kaloj numrin 85.

Prandaj jam i obliguar me falenderuar stafin e gazetarëve të dy gazetave letrare artistike, kombëtare eposike që sidomos gjatë viteve 2018 dhe 2019 që jemi kanë botuar tregime të miat edhe 12 poezi lirike erotike nga dy libra të mbyllura “Blerina Sydelina dhe Esmeralda Edilona në Everest arrin jehona”.

Dy libra të fshehura nga censura ashtu si dhe librat e tjere me tregime dhe poezi brilante, të mahnitshme dhe të dobishme për jetën njerzore.

E theksoj, e përsëris dy gazeta letrare artistike kombëtare eposike me gazetarë kreshnikë viganikë të lartësuar guximtarë dhe krenarë të admiruar. Emrat e dy gazetave shembull e model eposik do ti shkruaj në një tregim tjetër pikant, por sot argumentoj: Gazetarët duhet të jenë superviganikë dhe trima mbi trima për të botuar tregime të vërteta me ngjarje makabre, rrënqethëse që kanë ndodhur 45 vjet rresht gjatë viteve të muzgut dhe skëterrit marksist komunist që kurrë mos u ktheftë, kurrë mos ardhtë në Shqipëri.

Në ato vite të shekullit XX nuk kishte ministri kulture ashtu si ka sot por ne ministrinë e arsimit vepronte drejtoria e kulturës me drejtor Mantho Bala censurist, zuzarist bashkë me obskurantistët, sharlatanistët dhe mostruozistët në redaksitë e gazetave Bashkimi, Zëri i Rinisë, Drita, revista Nëntori dhe në shtëpinë botuese Naim Frashëri, nuk kanë botuar edhe libra e shkrimtarëve liberalistë modernist midis të cilëve të njohurit dhe shokët e mi Fadil Pacrami, Hasan Petrela, Kujtim Spahivogli, Kasem Trebeshina, Kapllan Resuli, Frederik Sokoli, Zef Zorba, Minush Jero, Piro Kuqi, Ylber Merdani, Ibrahim Uruci, Eqerem Biba, Ismet Cibaj, Zydi Morava, Fatbardha Spahiu.

U burgosën, u persekutuan egërsisht dhe tmerrësisht 175 shkrimtarë, poetë dhe dramaturgë.

Me shumë admirim pë rata që jetojnë dhe me shumë kujtim dhe nderim për ata që nuk jetojnë.

Sali Leka, Cel 068 38 55 304

SHËNIM EKSKLUZIV

Diktatura komuniste me censurë mizore, sidomos antifemërore dyzet e pesë vjet nuk ka botuar por I ka fshehur mbyllur e censuruar tregimet dhe poezi të mrekullueshme të dobishme për jetën njerëzore.

Unë kam poezi edhe të Mirandës, poete tiranëse. Nuk ishte tiranëse por banonte në Tiranë. Kam tregime të Kozetës delvinjote por me banim në Sarandë. Kozeta tregimtare e admirueshme.

Librat e mia, tregimet dhe poezitë e Liljanës, Albinës, Mirandës dhe Kozetës I kanë daktilografuar në makina shtypi redaktorët e talentuar Delie Marku, Jolanda Gjoni, Fatbardha Spahiu, Valbona Dushku, Brikena Simona, Perikli Jorgoni, Enver Bitri, Sejdin Kondi me korrektimin dhe redaktimin special të shokut Dhimitër Fullani, redaktor I kulturuar në shtëpinë botuese Naim Frashëri Tiranë. Kanë punuar të papërtuar me orar të zgjatur me dyer të mbyllura nga jashtë për tu mos diktuar nga survejuesit e sigurimit.

Për të mbrojtur shokun Dhimitër Fullani dhe redaktorët e tjerë se u bënte presion për të mos shkruar librat e mia dhe të shoqeve të mia unë rraha fort drejtorin e shtëpisë botuese dhe shkova në polici.

Hetuesi e thirri drejtorin, por ai tha: “Nuk më ka rrahur shkrimtari Sali Leka por gënjen dhe provokon organet e shtetit. Plagët në trup i kam se jam rrëzuar nga shkallët e korridorit”.

Kur u largua drejtori, hetuesi mua më tha: “Do të burgosim o shkrimtari dhe poeti Sali Leka, o gënjeshtari i rafinuar dhe provokator i rrezikshëm i stazhionuar”.

Edhe unë hetuesit i fola “Shoku hetues unë as gënjej as provokoj por tregoj dhe argumentoj ngjarje të vërteta. Do të shkoj të rrah edhe dy kryeredaktorë të gazetës Drita dhe revistës Nëntori. Më shoqëro me dy policë dëshmitarë të më shohin kur t’i rrahu dy kryeredaktorët e shtrembëruar, të qelbëzuar, të infektuar.

Shumë të nderuar gazetarë të epokës sotme demokracisë që keni botuar katër poezitë e poetës Liljana më kërkesën tuaj, kur të doni do të tregoj si i rraha dy kryeredaktorët censuristë mizoristë.

Adresa ime është: Sali Leka Cel 068 38 55 304.

Mirupafshim përsëri me tregime e poezi brilante të mrekullueshme, nga Liljana, Albina, Miranda dhe Kozeta letrare delvinjote tregimtare guximtare e admirueshme.

Liljana ka dhe citate dashurie të mahnitshme: Sot po këndoj një citat:
Fol e thuaj i dashur jeni negre dhe fallxhore.
Fol e thuaj jeni evgite dhe arixheshë.
Por mos thuaj jeni zuskë dhe mizore.
Mos më thuaj mua jeni hipokrite e maskareshë!
Unë jam më e dashura, më e mira dashnore.
Jam e larta guximtare dhe krenare shembullore.
Do të jem e bardha në krejt galaktikën botërore.

Me shumë admirim për juve Liljana, Albina, Miranda dhe Kozeta me tregime jetike dhe poezi lirike eposike të dobishme për jetën njerëzore.
Shkrimtari dhe poeti Sali Leka

Ish i burgosur politik. I padëshpëruar në cdo rrezik. Shumë i gëzuar edhe kur më kanë keqtrajtuar. Shumë i vitalizuar edhe kur më kanë përndjekur dhe persektutuar egërsisht dhe tmerrësisht.

Kurse sot theksoj dhe do ta theksoj falenderoj përsëri stafin e gazetarëve të admiruar që po kontribojnë për epokën e demokracisë, duke botuar tregime dhe poezi, por censura mizoriste komuniste enveriste ramiziste i ka fshehur dhe mbyllur me egërsinë dhe ligësinë e ujkut.
Urime shumë urime për këta gazetarë vital viganikë që kanë botuar edhe poezitë e poetes Liljana.

Nëntor 2019