Dy eurodeputetë në Vlorë për çështjen Çame

0
1288
OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Në datën 02.07.2017, në lokalin ” Barakuda “ pranë Petroliferës, Vlorë u mbajt konferenca për çështjen Çame. Konferenca u iniciua e u organizua nga Shoqata Demokratike “Çamëria” me qëndër në Holandë, dega Vlorë.

E veçanta ishte se në këtë veprimtari morën pjesë dhe dy eurodeputetë : Yerohen Gerk dhe Yohan Angelo Klarence.

Ata erdhën me misionin e fakte-mbedhësit për tragjedinë çame. U pritën me nderim e emocion nga pjesëmarrësit. Pas disa kumtesave të shkurtra informative erurodeputetët intervistuan mbi 25 çamë e çame të moshuar të mbijetuar nga genocidi grek ndaj popullsisë çame, në vitet 1914-1945. Rrëfimet rrënqethëse të çamëve të moshuar shkaktuan drithma e lotë te eurodeputetët.

Ata u habitën për kasaphanën që kishin bërë grekët ndaj çamëve. Ishte i paimagjinueshëm fakti i një të moshuari çam : Grekët i kishin pjekur e djegur në zjarr fëmijën e tij! U dëgjuan dëshmi të gjalla si : çarja e trupave të nënave shtatzëna (për të shfarosur ripërtëritjen e rracës shqiptare ) për të mos lindur më çamë.

Treguan masakrat e grekërve ndaj çamëve rrugës për në Shqipëri… Një nënë kërkoi të hidhte në lumë fëmijën e vet ngaqë ai qante! …. e mund të vriteshin të gjithë prej grekërve! Prindërit e këtyre të mbijetuarve kishin marrë nga një grusht gurë nga vendlindjet e tyre. Këta gurë ruhen edhe sot në shtëpitë e çamëve .

Do t’i kthejmë këta gurë në vendlindjet tuaja!tha njëri nga eurodeputetët.

Çamët u ngritën e, me lotë në sy, përqafuan eurodeputetin. Vetë eurodeputetët thanë fjalët më prekëse dhe premtuan se do ta udhëheqin punën për rikthimin e çamëve në pronat e tyre. Në kumtesat që mbajtën zotërinjtë : Idajet Jahaj, Rrustem Geci, Bardhosh Gace, Xhemil Lato, Hajdar Fejzullau, Hasie Selishta (Kryeziu), Tomorr Lelo, etj… falënderuan zotërinjtë eurodeputetë duke i cilësuar “ miq të sinqertë të popullit shqiptar ”.

Gjithashtu veprimtari Rrustem Geci bëri një ekspoze për veprimtarinë e qeverisë çame dhe punën e jashtëzakonëshme të Kryeministrit z. Festim Lato.

Në mbarim të këtij aktiviteti dy eurodeputetët shkuan në Sarandë e kaluan tej kufirit, në tokën çame, ku filmuan hapësira e fshatra të braktisura nga shovenët.

Rrustem Geci
Idajet Jahaj

Vlorë, dt. 3 korrik 2017