DW: Shtohen shpresat e Shqipërisë për fillimin e negociatave

0
301
Flags BE - AL - MK

AktualitetOpinion.al13/01/20

Komisioni Europian pohon se nuk do të ketë rregulla të reja për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duke shtuar shpresat për hapjen e negociatave.

DW raporton se pritshmëritë e Shqipërisë drejtohen tek Samiti i Zagrebit BE-BP, i cili do të mbahet me 6-7 maj.

Ne nuk duhet të ndryshojmë tani kushtet apo regullat për Shqipërinë dhe MV. Ne duhet te mbajmë premtimet tona. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë përmbushur kriteret, që u kemi kërkuar për fillimin e bisedimeve të pranimit në BE. Qëllimi është të sigurojmë Shqipërinë dhe MV se dera është e hapur dhe ato mund të fillojnë bisedimet e anëtarësimit” theksoi Ursula von der Leyen, Presidentja e KE.

Presidentja e KE ka folur në Zagreb po ashtu për “një proces paralel rinovimi të metodologjisë me vijimin e procesit me Shqipërinë dhe Maqedonisë Së Veriut”, teksa theksoi se do të propozojë ndryshime të mënyrës sesi BE skanon vendet që aspirojnë anëtarësimin.

Sipas DW, edhe Presidenti Macron, në takimin e tij në Paris me kryeministrin kroat Andrej Plenkoviq, bëri publike se Franca po rishikon qëndrimin e saj për të zhbllokuar hapjen e negociatave.

Franca uron që Samiti i Zagrebit të jetë një moment uniteti dhe një sukses për Europën”, deklaroi ai. /Opinion.al