DURIM PËRBALLË ABSURDIT E INJORANCËS…

0
382

Arben Çokaj

A e kuptoni atë rastin kur, një deputet katolik të quan anti-islamik? E del pastaj një klysh kurve anonimi, që shan gjithçka shqiptare dhe është mësuar me hangër m. gjithë jetën, edhe pse e ka emrin arab, të thotë “jeniçer“, se mbron veprën e Qoses… A nuk lypë q… nanën a?!

Ndërsa Qose pinte verë italiane me ne dhe e prishi “iftarin”, se po hante drekë, Ben Oroshi e shihte vëngër: “ik islamofil”, i thoshte.

Ndërsa kryetari katolik Marinaj i Bashkisë Malësi e Madhe, e motivoi kështu dhënien e çmimit për Qosen:

“Për vlerat dhe arritjet e larta intelektuale dhe jetësore në fushën studimeve gjuhësore e letrare, krijimtarinë letrare dhe etno-kulturore shqiptare. Për kontributin e tij të çmuar dhe atdhetar, për Kosovën e pavarur dhe lirinë e popullit të tij.”

Dhe e argumentoi me:

“Sociologu i njohur, Sen Simoni, një nga pionerët e sociologjisë, thotë në një moment: “Çfarë do të ishte Franca, nëse asaj do i hiqnin 50 figurat më të ndritura të saj?” Turmë do të ishte. Një popull pa njerëzit e tij të ngritur, pa dijetarët e liderët e tij të dalluar, është turmë. Kjo tregon pra, se sa vlerë marrin njerëzit e ditur dhe intelektualët e palodhur në një shoqëri, që ajo të mos mbetet turmë.”

Por turma e pavetëdijshme nuk i ndali sharjet megjithatë, sidomos një pjesë e katolikëve, që e merrnin Qosen për fundamentalist islamik e enverist…