Nga: Agron Prebibaj. Neser ne gazeten NACIONAL…
Jo shume larg por diku permbi Drin ne preherin e alpeve shqiptare ndodhet nje krahine e krenarise kombetare, nje emer i njohur per secilin bashkekombas ne trojet e veta e kudo qe shqiptaret jetojne. Ngacmuesi im per te shkruajtur ishte intelektuali dukagjinas Profesori Prele Shytani i cili ne nje kafe me tha, perse nuk ke shkruajtur per Dukagjinin? Une menjehere ju pergjigja – po, duke i thene se keni te drejte pasi une jua kam borgj si pjese e saj per nga traditat e zakonet e familjes time megjithese me gjeneze nga Malesia e Gjakoves. Mesa duket emeri Dukagjin eshte pagezuar nga vete Zoti kur Ai foli njehere shqip per te ofruar te gjitha mrekullite qe nga deti e deri te kjo toke e bekuar dardane me qendresetare, besnike per te mbartur e trasheguar veset, traditat, zakonet e vyrtutet me te mira per te sheruar kombin e vet kur Ai plagoset.
Vertete Shqiperia nder shekuj eshte plagosur shpesh, eshte tulatur, eshte t’kurrur,ka ndryshuar besim fetar e perulje ndaj se keqes, por sherbesat e referencat si Dukagjini na kane shpetuar ne identitetin kombetare per te mos u perulur asnjehere perballe ç’do lloj stuhie pushtuese edhe perse shpeshehere me kosto te madhe njerezore. Ne fakt Dukagjini nuk eshte qytet por pasuron qyteterimin shqipetare duke sjellur shume histori dhe ajo çfare befason eshte kultura e meshiruar ne ato alpe te thyera, mbi krye Bjeshket e Namuna per te cilat gojetaret dukagjinas kane pasuruar visaret e kombit. Askund me shume se ne Dukagjin e ne krahinat rrotull Zoti nuk foli me mire shqip, aty pikturoi me mire, krijoi njeriun e forte, qendrestare, besnik e human per te parakaluar kombe te medha si nje reference e shkelqyer per studiuesit.
DUKAGJINI I SHKOLLES SE ASHPER DHE DIJES
Nuk mund te thuhet asesesi se Dukagjinasi parakalon kulturen Shkodrane (pjese e saj) apo kulturen Korçare, pasi mundesite per muziken, artin e shkollimin ishin larg, porse kemi nje ndryshim mes kultures e dijes per mbijetese. Pa patur qellim matje mes qyteterimit e dijes,kur ne djepin e kultures shqipetare Shkoder apo Korçe kendohej e kercehej ne pape, atje ne Dukagjin kendohej per kombin me dy-tre vegla muzikore (lahuta, fyelli e çiftelia), kur ne djepin e kultures shkruhej e lexohej, ne Dukagjin shkolla ishte ne soben(oden) e burrave ku i madhi fliste per rregulla, per mbijetesen e humanizmin, kur ne djepin e kultures nen dhoma te mbyllura, atje ne Dukagjinin e jetes se ashper ekzistonte oxhaku per te terhequr tymin e blozen, kur ne djepet e kultures shtepite ishin me qerpiqe, atje ne Dukagjin shtepite ishin kulla guri, kur djepi i kultures pajtohej me pushtuesin, dukagjinasi zgjohej ne mbrojtje te treves se vet e per t’u bere çlirimtare i qytetit te kultures.
Pra nje ndryshim mjaft i madh mes qytetit te kultures se dorezuar me kaloresin dukagjinas i cili nuk njeh kompromis per trojet shqiptare.
Siç duket dukagjinasit mbeten pas se nuk njohin kabarete por ata ne maje te maleve te ashpra i ofruan Shkodres se krenarise tone kombetare, artististe e intelektuale gati sa vete Shkodra.
Nuk desha aspak te ngre e te mati Dukagjinin perballe references sime Shkoder apo Korçe madje duhet vecuar se keta qytetaret jane me me kulture te te gjitha hapsirave, ndersa dukagjinasit jane krenaria e qendreses kombetare, por te dyja se bashku formojne shqiponjen nje kombinim i kultures e dijes per rezistence.
DUKAGJINI ELITE KOMBETARE
Etja per dije e dukagjinasve e ka zanafillen ndepermjet gojedhenave duke i trasheguar ato tek brezat, pasi edhe kombi yne ne teresi edhe perse i lashte i zgjuar por shume vone per nga e shkruajtura dhe lexuara megjithese ata kishin privilegjin nepermjet shkollave te Juzoiteve te krijonin potenciale intelektuale me dituri, shkrim dhe lexim, shume me perpara se zona moqalore apo fusharake.
Pa ju futur thelle shkollimit nga institucionet kishtare ku u arsimuan me dhjetra burra me duhet te veçoj eliten e qytetarise shkodrane te lindur ne Dukagjin te cilet ngriten lart jo vetem kulturen shkodrane e asaj kombetare permes personaliteteve te njohura kombetare dukagjinase si :Ernest Koliqi, Martin Camaj, Frederik Rreshpja, Primo Shllaku, Ledio Dushi, Daniel Gjeçaj, Paulin Selimi, Gac Çuni e deri te shkrimtari i njohur shqiptar Z. Lazer Stani.
Per t’u veçuar si krenaria dukagjinase eshte Kardinali i pare shqiptar Mikel Koliqi i emerurar nga Papa Gjon Pali.
Ndersa aktoret e famshem te permasave kombetare si, Pjeter Gjoka, Ndreke Luca, Tinka Kurti, Viktor Bruçeti, Lec Shllaku te pasuar nga Katrina Biga, Frederik e Rita Ndoci, Bruno Shllaku etj, njekohesisht shume te pasur ne sport ne arenen kombetare e nderkombetare.
Kjo elita dukagjinase e rrefyer me ndjenje nga profesori Prele Shytani me len peng mua ne vetevete, pasi une nuk mund ta shkruaj gjithe kete elite por me shume per te mos thene se Shkodra e paska emrin Dukagjin. Persa i perket shkollimit edhe Dukagjini i perket Shqiperise se arsimovonuar e cila daton ne mars 1917, shkolla e pare Shqipe ne Theth nga At Shtjefen Gjecovi e pasuar ne Prekal e cila nuk zgjat per tu perseritur ne vitin 1936 po ne Theth kjo shkolle shteterore me mesues te pare Karlo Larja.
Me pas profesor Prela-vazhdon se ne 1941 ne Dukagjin u hapen Shkolla ne Abat, Koder Shengjergj, Palaj, Xhan etj. Ndersa ne luften e analfabetizmit ne 1946 u hapen shkolla fillore ne çdo fshat por ndryshimi erdhi si kudo ne Shqiperi ne 1968 per here te pare arsimi 8 vjecar i detyrueshem. Normalisht tashme edhe Dukagjini krijoi eliten e vete me mesues me arsim perkates; Prele Shytani-Gimaj,Pjeter Smakaj-Abat,Mirash Ndrezaj (Lotaj-Vuksanaj), Fran Dardha-Toplane, Ymer Sterniqi-Kir, Tef Topalli-Plan te cilit gjysma nuk jetojne. Pas hapjes se shkolles se mesme ne 1972 ne Breglumi, Dukagjini tashme fillon ngritjen me te larte te elites per tu perfaqesuar denjesisht ne Universitete e per te arritur majat e shkences shqipetare e me larg me profesor e intelektuale ne sherbim te kombit, per tu nderuar mbetet drejtori i shkolles se mesme Prele Grima i cili mund te shenohet si personaliteti i pare i mireshkolluar ne altarin e dijes.
Me shume ngulje profesor Prele Shytani me referon mesuesit nga te gjitha shkollat e Dukagjinit porse une ne qellimin tim nuk kisha emrat por formen e persosjen e arsimit dukagjinas pa menjanuar disa nga emrat;Lazer e Zef Fusha-Shale, Mirash e Ndue Ndrezaj, Ndue Pal Vata, Fran Dardha, Fran e Kole Çardaku, Lena Fusha, Luigj Shyti, Ndoc Grima, Kole Gjoka, Lulash Ndoci, Ndue e Pashka Shytani, Pal Kroni, Prele Bregu etj. Ne Pult, Pjeter Selmi, Ndoc Odri, Tereze Brigja, Gjovalin Kodra, Pashko Arra, Ndue Straga, e plot te tjere por per te perfunduar ne Shosh me pinjollin e nje familje dukagjinese me profesorin Preke Vuksani i ndare para kohe nga jeta pak muaj me pare. Por edhe muzika e perdorur edhe e kenduar mjeshterisht nga artistet dukagjinas ne shekuj e sot eshte nje shembelltyre e kristalte.
Sikurse nuk mund te shmangem pa permendur personalitetet me aktivitet politiko-kombetare si, Mark Lula-anetar i Lidhjes se Prizrenit, Mehmet Shpendi, Prof. Kole Prela e deri tek deputeti dukagjinas i zgjedhur dy here ne sistemin demokratik Kole Tonaj, sigurisht plote te tjere duke vendosur te heqe me dhjetera emra te referuara nga prof Shytani. Duke lene shume gjera pa thene, duke i hequr pjeserisht merakun prof. Preles i cili me kryqezoi me shume fakte e emra te cilet ja pjestova me dy, me bindje se do rikthehem perseri ne Dukagjinin tim te dashur si krenaria e Malesise time.
Vetem atje ne Dukagjin e ne krahinat rrotull fryn era e veriut te Naimit te madh, vetem nga Dukagjini vjen frymezimi i nacionalizmit te shendoshe kombetare, vetem nga atje buron dashuria e paster njerezore, askund me mire se ne Dukagjin nuk jane mjellur ndjenjat per liri e besimi ne Zot. Vertete krenari te jesh dukagjinas me familje te shenjete te cilet percjellin te brezat historine, kulturen, traditat e zakonet nje frymezim e sherbese per secilin bashkekombas. Zoti e bekofte secilen familje dukagjnase.
Komentet janë mbyllur.