DUKAGJIN, O VËNDI IM

0
1428
Lulash Ara

DUKAGJIN, O VËNDI IM

Çfarë ka syri që loton
Pse po dridhet buza ime
Diku larg mëndja më shkon
Ku kalova rininë time.
Ku lumejtë zbresin prej malit
Fjala e burrit ku ka vlerë
Maja e Bigës, dhe e Cukalit
E ruajnë borën dimër – verë.
Ku është bredhi, ahu e pisha
Ku ka kroje e livalle
Ku ka djem të fortë si bisha
Që vallëzojnë me shtojzavalle.
Ku malet puthen me retë
Ku ka brigje, kodra e lugje
Ku shqiponjat ngrejnë foletë
Ku ka vajza faqekuqe.
Ku janë rritë burra me mënd
Ku është besa e burrnija
Dukagjin, më i bukuri vënd
Ku kufi s’ka njoftë trimërija.
I tretur në dhe të hujë
Iarg nga ti, rrugëve të mërgimit
Por krenarë para gjithkujë
Kur them jam prej Dukagjinit.
Shetis botën pambarim
Sytë e mi ç’farë nuk shikojnë
Dhe në gjumë, trupin tim
Tek ti ëndrra e bjen gjithmonë.
Dukagjin o vëndi im
Të dua me shpirtë e zëmer
Të përshnes prej në mergim
Për mua je më i bukuri ëmer.
– – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – – –
( Lulash Ara. Firence – Itali )

Dërgoi për publikim, Gjin Musa, gazetar