Përpara se ta shesim fajin te të tjerët, duhet t’i bëjmë një analizë të thellë dhe të vetëdishme karakterit tonë egoist dhe mangësive të dukëshme e të padukëshme që na pengojnë.
Marr shkas për këtë shkrim nga shpërthimi i shfrenuar i shumë njerëzve që, edhe pse nuk janë të aftë të bëjnë një analizë të bazuar mbi argumentë llogjikë, mbi historinë e vërtetë, mbi faktet e zhveshura lakuriq, pa rrobat që i pëlqejnë njerit apo tjetrit, marrin përsipër të bëjnë ” analistin” e diplomuar në diplomaci, jurisprudencë,ekonomi, gazetari, historiografi, kriminalogji e të tjera e të tjera.
Që të bësh një analizë për çështje madhore të kombit, asnjëherë nuk duhet të nisesh nga mllefi dhe ngacmimi i një momenti të caktuar në zhvillimet e kohës që po jetojmë.Nëse i nënështrohemi urrejtjes që shkakton një padrejtësi, ajo na errëson sytë dhe arësyen dhe kësisoj, nxitimi na verbon tërësisht dhe një i verbër mund të shikojë me vërtetësi bindëse diçka që të tjerët e shohin në dritën e diellit?
Natyrisht, jo. Verbëria mendore dhe verbëria shpirtërore janë një natë e errët që nuk mbaron asnjëherë; ato nuk të çojnë në asnjë rrugë të shtruar për të ecur i sigurt në të ardhmen që meriton.
Çdo shqiptar që e do kombin dhe trojet e tij të rrëmbyera nëpër kohë dhe histori, acarohet nga prapaskenat dhe padrejtësitë, nga mashtrimet dhe pabesitë që nuk po i ndahen asnjë çast këtij kombi, të cilin Zoti e bekoi, po robi( të vetët dhe të huajt) duket se e ka përzenë me gurë.
Askush nuk mund të na mohojë origjinën tonë të stërlashtë, askush nuk mund të na mohojë që jemi populli më i vjetër e më fisnik në Ballkan e më gjerë, askush nuk mund të mohojë që grekët kur erdhën në Ballkan nuk e sollën kulturën e tyre mbi kuaj e mbi gomarë, por vodhën kulturën e pellazgëve( ilirë, epirotë, maqedonë, thrakë e dakë) e pastaj e mjegulluan dhe e mohuan atë që ishte, duke i vënë etiketën e tyre ” Nade in Grece”
Po kështu ndodhi edhe me sllavët, të cilët erdhën në karvane të gjatë nga Siberia, të katandisur për mëshirë dhe më pas vodhën kulturën e dardanëve e tëp ilirëve të tjerë.
Për këto flasin autorët e lashtë, flet nëntoka pas zbulimeve arkeologjike, edhe pse të dy popujt ardhacakë, grekët dhe sllavët mundohen t’i fshinë këto nga kujtesa.
Atëhere si shpjegohet që shqiptarët, pasardhës direkt të pellazgëve, të cilët i dhanë qytetërimin Europës kontinentale dhe asaj ishullore, Azisë së Vogël e më tej, Afrikës mesdhetare, sot janë katandisur në pikë të hallit, kanë shtrirë dorën e mëshirës e të lëmoshës këtej e përtej oqeanit, kanë humbur drejtpeshimin, logjikën e ftohtë, arësyen, duke u hapur dyert të gjithëve( të larë e të palarë), duke i vënë ata ” në krye të qoshesë” për të bërë gjykatësin që në mëngjes e deri në mëngjesin tjetër?
Zakonisht, në një familje, nëse burri me gruan nuk e gjejnë fjalën, thërresin gjitonin për ndihmë. Që në atë çast ajo familje humbet vlerat, pavarësinë, moralin dhe bëhet rob i gjitonit, i cili, ju vetëm bënë ligjin e të mençurit, po tallet e rreket me atë familje, që tashmë i janë hequr binarët e shinave.
Që u katandisëm këtu ku jemi( dhe mund të katandisemi edhe më keq së kështu, po nuk mësuam nga pësimet) natyrisht shkaqet janë ca të ngatërruara dhe lypset durim, urtësi e mençuri për t’i kthjelluar e për t’i ndarë.
Nëse ne do të vepronim si ardhacakët( gjitonët tanë) mbase sot do të ishim më mirë se ta, veçse ne iu nënështruam anëve tona të dobëta të karakterit, ashtu siç iu nënështruam edhe tepërive të vyrtyteve, nga të cilat përfituan ata që na rrethonin.
Cilat janë dobësitë tona?
Së pari është siguria e papërligjur dhe besimi i pamasë në mundësitë tona. Shqiptarët, po të shikosh me vëmendje edhe cilësimet për ne tek autorët e lashtësisë e në vijim, kanë një besim të tepëruar në veten e tyre dhe janë të sigurt më shumë seç duhet, kësisoj shpesh dështojnë në sipërmarrjet e tyre. Pse ndodh kjo?
Kuptohet, të dy këto tipare, nuk janë tregues të mungesës së inteligjencës, përkundrazi; të vendosin një hap përpara të tjerëve, po kur kalohet masa me to, ashtu si në çdo gjë tjetër, ndodh efekti i kundërt, të gjejnë të papërgatitur në vetkënaqësinë e papërligjur dhe koha të ndëshkon e të lë shumë hapa pas të tjerëve.
Kështu ka ndodhur me ne historikisht.
Së dyti ( që është fatkeqësia jonë më e madhe) ne nuk pranojmë njeritjetrin, edhe duke qenë të bindur që tjetri është më i zoti, më i mençur, më i përgatitur, më i përkushtuar se ne.. Ky është një egoizëm që të rrëshqet fare pa ndjerë në egocentrizëm dhe narçizizëm. Le të përmendim disa shembuj të tillë. Do ta nis me Aleksandrin e Madhërishëm, shqiptarin e madh që u bë Perandor i një hapsire të pafund të Botës, vetëm sepse largoi me neveri egoizmin zakonor të paraardhësve të tij dhe vlerësoi në masën e duhur gjeneralët e vet, por edhe armiqtë pasi i mundëte. Edhe pse ia njihte vlerat vetes dhe kish besim dhe siguri tek ato që bënte, sepse i kish menduar gjatë dhe ishte këshilluar me të gjithë, Strategu i madh asnjëherë nuk i nënvlerësonte të tjerët kur do të hynte në betejë me ta.
Aleksandri, edhe pse ishte i bindur që njeri nga gjeneralët e helmoi me helëm me veprim të ngadaltë, kur bëri testamentin në çastet e fundit të jetës, atë gjeneral armik, për hir të aftësive të tij në luftë, e trajtoi në mënyrë të barabartë me të tjerët, për të mos thënë që e caktoi zot të pjesës më të begatë të Perandorisë.
Pse e bëri këtë? E bëri sepse ishte dhe mbeti gjer në çastet e fundit të jetës racional, gjakftohtë në vendimmarrje dhe objektiv…Vuri në peshore anët e mira dhe ato të dëmshme dhe pa nga anonte ballanca. Ishte inatçor dhe gjaknxehtë, por inatin dhe gjaknxehtësinë kish porositur mikun dhe shokun e fëmijërisë, Hefestianon që ta kish kujdes e të mos e lejonte t’i shfaqte zjarr për zjarr. Minuta më pas ato i përkisnin tashmë të shkuarës, qenë harruar.
Edhe për Pirron e Epirit historiografët shkruajnë të njëjtat gjëra. Po kështu edhe për Teutën, Mbretëreshën që bashkoi Ilirinë me Epirin.
Të njëjtat vlera pati edhe Gjergj Kastrioti. Përmenda disa njerëz të mëdhenj që i ka nxjerrë populli ynë, por që madhështia e tyre ka kaluar kufijtë e kombëtares, për të mbetur në kujtesën e popujve të gjithë botës, në vlerat e Pavdekësisë.
Nuk duhet harruar kurrësesi Nënë Tereza, shembulli i përhershëm i të mirës, diturisë, njerëzores, dinjitetit, thjeshtësisë, sakrifikimit.
Ja pra që ne jemi kombi që i ka dhënë Madhështi Botës në të gjithë historinë e njerëzimit.
Ata ishin të gjithë shqiptarë, po pse u bënë të suksesshëm dhe mbetën në Pëjetësi?
Përgjigja është e thjeshtë : sepse u ngritën mbi dobësitë e karakterit tonë, mbi ato që përmendëm më lartëPo ne shqiptarët sot pse jemi katandisur pa krenari dhe pa dinjitet kombëtar?
Mos nuk jami të zotë të drejtojmë veten në të duhurën? Mos nuk jemi në gjendje të vendosim kufirin mes të mirës dhe të keqes?Mos nuk jemi të zotë të dallojmë rrugën në të cilën duhet të ecim? Mos i kemi lejuar të huajt më tepër seç duhet të futin hundët në punët tona?Mbase mosbesimi te të tjerët ka hyrë thellë në gjakun tonë, në genet tona për t’u trashëguar në breza?
Nënështrimi, servilizmi, nuk kanë qenë tipare të karakterit të shqiptarit. Mos kjo klasë politike, e zhveshur nga gjithçka njerëzore, të cilës tanimë nuk mund t’i veshësh asnjë lloj kostumi dhe ka mbetur kësisoj lakuriq i detyroi shqiptarët të përqasin pabesinë, intrigat, mashtrimin, hajninë dhe vrau shpresën e tyre pët të shkuar drejt tunelit të Jetës?
Klasa politike shqiptare( kryesisht ajo pas viteve “90”) po e çon Shqipërinë dhe gjithë hapsirat e tjera shqiptare në një, qorrsokak që do të na çojë në një udhëkryq, ku rrezik të na humbasë identiteti kombëtar dhe të na shpërndajë nëpër kombe të tjera. Me akuzat e pështira që i bëjnë njeratjetrës ditën( se natën puthen e përqafohen në orgji), me shpifjet më monstruoze për njeratjetrën, paritë politike shqiptare( kndej dhe matanë kufirit) e çorientuan popullin, i cili është ndarë e përçarë dhe nuk po nuhat asnjë gjurmë të së vërtetës, vërtitet e përplaset si fuga, rrotullohet e zemërohet si cikloni, tërbohet si stuhia, shfryn mllefin mbi të bardhë e të zinj, mbi njerëzorët e mëkatarët, sepse u shkojnë pas partive politike, të cilat akuzojnë njera tjetrën për agjentura të sërbit, amerikanit, rusit, turkut, grekut…..Gjithë botës.
Hajduti ulërin e bërtet : ” Kaeni hajdutin! ”
Krimineli akuzon kriminelin.
Spiuni ” zbulon” spiunin.
Budallai përqesh të mençurin.
I marri gajaset me normalin.
Mëkati errëson vyrtytin.
Dhe shqiptarët, të gjithë u shkojnë atyre pas drejt greminës së padukëshme, të mbuluar nga mjegulla e mashtrimit.Shqiptarët duhet ta kuptojnë që ” të keqen” e kanë mbi krye, ajo po i verbon pakngapak dhe po u hyn në rëmbat e gjakut për t’i helmuar.
Nëse nuk shpëtojnë nga kjo e keqe, atë që u vjen nga fqinjët dhe armiqtë e tjerë nuk kanë për ta larguar kurrë. Një shprehje e popullit thotë : ” Çiç maçok të hëngërt tënja, se e ke të keqen brënda! ”
Nëse vijojmë të akuzojmë BE, Amerikën, Rusinë, Kinën( pa përjashtuar Sërbinë dhe Greqinë), duke i lënë të livadhisin e të kullosin politikanët e shtetarët tanë nën hundën tonë, të tallen e të luajnë me dinjitetin e me jetët tona, kështu gabojmë rëndë, sepse janë ata që janë vënë në shërbim të ndërkombëtarëve, pa dallim seksi, feje, ideje e krahine.
Politikanët tanë e kanë kthyer vendin tonë në një han pa porta, në një shesh pa kufi ku janë ulur këmbëkryq gjithë zbulimet inteligjente, gjithë klikat fashiste , reaksionet sërbe e greke, Ata hanë e pinë me ta, bëjnë pazare të fëlliqura në kurriz të kombit të tyre, thjesht për të patur përkrahjen e tyre që të marrin pushtetin e hajnisë e tradhëtisë kombëtare
Shqiptarët duhet të kenë të qartë një gjë : Se cilët janë armiqtë tanë historikë dihet dhe me armikun nuk duhet dashuri dhe puthje e harakiri; armiku do trajtuar si armik.
Nëse udhëheqësit tanë, në emër të ” paqes” që nuk ka qenë kurrë dhe nuk mund të jetë, përsa kohë sërbët na kanë vjedhur trojet e të parëve, na kanë vjedhur historinë dhe duan të na ngatërrojnë e të na nxitin vëllain me vëlla, përsa kohë grekët na kanë rrëmbyer tokat, historinë, kulturën dhe përpiqen me të gjitha mënyrat të na vjedhin akoma, përsa kohë ortodoksia sërbe e greke do mbjellin urrejtjen mes shqiptarëve ortodokës, myslyman, bektashianë dhe katolikë, do të futin kokën në prapanicën e ktyre armiqve, shqiptarët duhet të kuptojnë që e keqja më e madhe janë këta drejtues, të shitur te armiqtë
Sot unë do të pyes : ” Cilët janë udhëheqësit atdhetarë dhe cilët janë të shiturit?
Kjo është një mëdyshje që nuk mund të zgjidhet kollaj. Është një përzierje e turbullt, një produkt i reaksionit të dy substancave kimike, një reaksion i pakthyshëm( ireversibël).
Mund të ketë ndonjë ndryshim të padukshëm mes tyre, po me llogjikë, hajdutët janë njëlloj, si ai që vjedh xhepat, edhe ai që vjedh kasafortën, bankën, makinën, apo shtëpinë.
Po kështu kriminelët quhen të gjithë kriminelë ; si ai që vret për motive të dobëta, edhe ai që vret ; të dy marrin jetë njerëzore. Tradhëtarët janë njëlloj, si ai që tradhëton atdheun, edhe ai që shet interesat e kombit..
Cilin nga politikanët tanë ( përtej dhe këtej kufirit) do të bënit të kulluar?
Asnjë!
Kjo do të ishte përgjigja më e pagabuar.
Armiqtë e jashtëm pranojnë që janë armiqtë e shqiptarëve.
Armiqtë e brendshëm na hiqen si ëngjëj dhe akuzojnë njeritjetrin te faktori ndërkombëtar?
Cili do të ishte më i rrezikshmi, armiku që paraqitet si armik, apo armiku ujk me lëkurë drenushe?
Sigurisht, ne kemi para nesh një luftë të gjatë e të vështirë, për të rimarrë historinë, nderin dhe krenarinë që na kanë vjedhur grekët dhe sllavët, po këtë nuk mund ta përfundojmë me fitore, po nuk fituam së pari luftën kundër dyfytyrësisë së politikanëve tanë, armiq të kombit.
Pajtim Xhelo, 29 qershor 2020