DUHET TË JEMI MË PRAGMATISTË SE EMOCIONALË NË POLITIKË

1
562

Presidenti Trump dhe Nikki Haley, ambasadore e SHBA-ve në OKB

EDHE NJË HERË PËR VOTËN TONË NË OKB

DUHET TË SHOHIM INTERESAT TONA…

Arben Çokaj

Amerika ka garantuar ekzistencën e shtetit shqiptar, që me krijimin e tij. Ajo na ka futur në NATO dhe ka ndihmuar për çlirimin e Kosovës nga okupimi serb dhe ka njohur gjithashtu e ka ndikuar edhe në njohjen e pavarësisë së saj.

Amerikës dhe liderve të saj i kemi shumë borxhe, që mund të mos ua kthejmë kurrë. Por të paktën, duhet të tregojmë sensin e mirënjohjes, e jo të servilizmit ndaj tyre. Ne nuk u duhemi SHBA-ve, aq sa na duhen ata ne. Paprekshmëria jonë edhe sot, u atribuohet atyre. Prandaj vota kundër vendimit të Trump për Jeruzalemin, nga qeveria shqiptare, është votë e pajustifikuar për ne, gabim i madh, dhe mjaft zhgënjyese për marrëdhëniet tona me SHBA-të.

Se për Palestinën, e cila ende nuk e njeh Kosovën republikë, por e konsideron si pjesë të Serbisë, ne nuk duhet as kaq të bëjmë. Mund të kishim abstenuar fare mirë, për arsye që dihen e që na bënë të votonim kundër vendimit të Trump, por vota jonë ishte një votë simbolike, që na paraqet si kundër interesave tona, të cilat lidhen pikërisht me Amerikën. Ne marrim ndihma nga Amerika, e nëse ato ndalen, mos u habisni se ia bëmë vetes për këto 8 vjet, që Trump mund të jetë në pushtet atje. Pse po kërkojmë me kaq ngulm të biem në sy për keq në marrëdhënie me politikat e tij? Është marrëzi!

Kështu kemi vepruar gjthmonë, duke ia futur vetes, e duke ushqyer destruktivitetin e shkatërrimin tonë, qëkur ikëm nga kthetrat e turkut. Duhet t’i thirrim mendjes e ta ndalojmë disi këtë trend të marrë e vetë-vrasës. Duhet t’i kthehemi interesave tona, se ato na ruajnë në ekuilibër gjithmonë! E interesat tona janë SHBA e pastaj BE, jo turku e arabi, jo Konferenca Islamike e Palestina!


Gjin Musa komenton në Facebook:

More po flisni me te vertet qe kjo Nikki na paska burrin shqiptare dhe na paska shpirtin ne dore, po lerni keto komente, jane te pa asnji sens. Vota kunder Amerikes per kete nuk eshte sot po mbi 10 vjet. Trump nuk ashte zoti, as Amerika, nji president kalimtar dhe asgja ma teper. Amerika eshte mire ne shpin e vete per punet e veta. Me thoni ju zotri qe nga viti 90 e deri me sote ndihmat Amerikane per Shqiperin? Pa harruar “Çekun e bardhe te Gramozit dhe Saliut” Shqiperia i perket BE, Amerika eshte larg, interesat e saja strategjike e afrojn me ne, po se po te nderton Amerika pa patur mire fitimet e veta bjeri vize. Kjo eshte e verteta, kush kerkon te kapet tek vota, ka kohe se kalon diten. Anglia, Gjermania, Franca dhe Italia kane peshe ma te vogel se vota e Shqiperirisë!!!!! Mos bani komente qesharake sa per te mbushur faqe ne kompjuter e per tu treguar “gjoja” super pro Amerikan pa harruar se jemi pjesë e Europes.


Arben Çokaj i kthen këtë përgjigje:

Vazhdoni kështu Gjin Musa, duke injoruar Trump. Mendjeshkutrtësia e tuli i bukës e ka lanë vendin e kombin tonë më të pjerdhur në Ballkan, tash 105 vjet, se sapo deti bëhet kos, jevgut i këputet luga. As Trump e as Nikki Haley nuk na e ka shpirtin në dorë, por po të kishin mundësi serbët, do i kishin krijuar këto relacione për veten e tyre, që ne nuk po i shfrytëzojmë.

Kujtova se Edi Rama po del më i zgjuar. E shau Trump në fushatë si pak kush tjetër, por ky po vazhdon edhe ta kundërshtojë atë në poolitikat e tij. Një vend si ne, që vazhdon të lypë lekë poshtë e lart, se nuk mundet të prodhojëe ta mbajë veten, nuk rekomandohet të grricet me shtetin më të fuqishëm në botë, që ta bën të zezën edhe me dorë të tjetërkujt.

Trump është sherifi i ri në qytet, ai do synojë të ushtrojë politikat e tij, dhe normalisht se do shohë kë ka me veten e kë ka kundër… E ne, kundërshtia ndaj tij mund të na kushtojë. Por le t’ia lëmë kohës vlerësimin, se jemi mësua me humbë, e nuk na bëhj përshtypje edhe aq… Bile duket sikur ne e kërkojmë vetë humbjen, për me thanë, na e bëri ky e na e bëri asi, kurt në fakt ne vazhdfojmë t’ia bëjmë vetes.

Shteti shqiptar ka tre institucione kryesore: 1. Presidentin, 2. Kuvendin dhe 3. Ekzekutivin, qeverinë. Qeveria votoi kundër vendimit të Trump, jo shteti shqiptar. Prandaj idhulli yt Rama, po bën sikur ia ka shpirtin në dorë këtij popiulli, e kalon përtej, sikur ia ka shpirtin në dorë Trump-it e SHBA-ve. Por është në të drejtën e SHBA-ve si shtet sovran të njohë ose jo diçka dhe ishte vendim i tyre që të njihte Jeruzalemin kryeqytet të Izraelit. Trumpo nuk i tha kujt bëni si bëra unë, por këta që bënë rezolutën kundër vendimit të tij, donin t’i thonin atij se OKB ia imponon politikat SHBA-ve. Por nuk besoj se Donald J. Trump do të përkulet në këtë rast, SHBA do e çojë ambasadën në Jeruzalem, dhe ne vetëm sa u kakarisëm kot, bashkë me të tjerët.

Një shok në Michigan, i bënte politikë Hillary-t edhe pasi ajo i humbi zgjedhjet, e unë e largova nga miqtë se më mërziti me maniakërinë e tij. Nuk e ndalon kush me i ba, por duhet me qenë më realista e mos me e humbë rrugën në oborr, se për 8 vjet president mund dhe do të jetë Trump, e ne që u mësuam t’i servilosemi Amerikës në këto 27 vjet, aq sa Saliu paguante qindra mijëra Euro për grupin Podesta, për lobim atje, tani duhet të kuptojmë se nuk janë në krye të SHBA-ve hajnat Clinton e Obama, por Trump. Është më mirë të fillojmë e të merremi vesh me ta, se sa të na ndodhë ndonjë gjë e papritur e t’i lutemi atyre pastaj, e ata të mos na e varin, se po ia bëjmë vetes sherrin, duke bërë si gango, e duke u thënë: “kush leshin jeni ju!”… Obama që i di punët, e tha pas fitores së Trump: “Dielli lindi”. Atij diell i sillet politika e globit, vetëm injorantët kujtojnë se punët i ka në dorë Zoti e All’ahu…

Duartrokitjet e servilave e bëjnë Ramën t’i duket vetja King of the Kongo. E kujton se ka rol të madh edhe në poilitikat globale. E kur njeriu ka problem me ta mbushë mendjen ty, që vrapon pas Ramës, sa shanse ka njeriu me arsye me ia mbushë mendjen Ramës, se e ka gabim?! Duhet me qenë objektiv, e mos me i hy vetja në qejf tjetrit, se mori një post drejtues, e ka nën administrim 3 milion shqiptarë, një lagje të New Yorkut. Me rëndësi për një lider është, mos me ndejtë duke lypë gjithë kohës, si lypsarët e Shkodrës, por me gjetë rrugë e mënyra siç po bën Trump, për ta bërë të jetueshëm këtë vend. Për aq kohë sa e ka në dorë. Se Trump 8 vjet rri maksimalisht, po ky sa e ka ndërmend me ndejtë?!

Izraeli është një shtet efektiv me 20-22 mijë km. katrore dhe mban më mirë se ne atje në një territor më të keq se i joni 8.3 milion banorë. Ne me Kosovën, pordhat e mëdha i kemi, në bythë të Amerikës, por as 4-5 milion shqiptarë nuk po mund t’i mbajmë në një territor gati dy herë më të madh se ai që ka Izraeli. Qëllimi kryesor i politikës sonë duhet me qenë, si me e ba të jetuteshëm këtë vend, se u mbytën qeveritarët duke shitë pordhë, e shqiptarët duke emigruar…

Çfarë bëri Amerika për ne?

Na futi në NATO, çliroi Kosovën dhe ka lobuar për njohjen ndërkombëtare të saj, etj. Na e ka garantuar ekzistencën tonë si shtet që nga vitet 1920-të. Ka interesat e veta mund të thuhet. Pse nuk themi ne, mirë që i ka. Se me turkun e rusin e provuam, e dështuam. Evropa kuptohet se e kundërshton Trump në disa politika, por mundet që kjo Evropë e madhe të pësojë plasaritje të tjera në këto 8 vjet, pasi sistemi Evropian, me taksa të larta e mbytëse, ka mundësi të tronditet tani që Trump i uli taksat në Amerikë dhe pritet që edhe firma e kompani private nga Evropa të shkojnë e të prodhojnë në SHBA. Këtë frikë e diskutonin disa kompani gjigande në Gjermani, si BMW etj.

Tani ti mbushi faqet në kompjuter sa të mundesh, por duhet me ditë edhe me se me i mbushë! Se këtu vota jonë kundër vendimit të Trump nuk ka asnjë rol, por është si një fjalë e keqe, që ia thua një miku pa qenë nevoja, e ai pastaj të sheh ty me sy tjetër, të blen ty sa të vlen lëkura, dhe i ftohë marrëdhëniet me ty. Mos kujto se dielli sillet rreth nesh e rreth Ramës, se ai ka pasë mundësi të bëhet një herë kryeministri i një vendi lypsar, që në 27 vjet vidhet e shpërdorohet… E nuk shikon me i dhanë bukë popullit, por me i shitë mend botës, sa mirë po i mbushi xhepat në emër të popullit…

1 KOMENT

  1. Arben i nderuar, te lumte,

    Gjin Musa eshte nje idiot dhe eshte komunist edhe ne horoskop… perndryshe nje kotesire ahmakoide kriptokomuniste. Gjin Musa eshte vetem nje nga qenefat islamokomunist te kombit SHQIPTAR…

    AMERIKA ESHTE ALFA DHE OMEGA E LIRISE TE TE GJITHA KOMBEVE NE PLANETE.

Komentet janë mbyllur.