Duhet nganjëherë më shumë stil, teknikë, se forcë…

0
842
Serbët - prerja e kokës me sopatë shqiptarit

Shikoni serbët si e mbajnë shqiptarin, dhe ia presin kokën me sopatë, e zgërdhihen me të…

Arben Çokaj

Një përgjigje disi e zgjatur për Driton Smakaj në FB, në lidhje me mënyrën e reagimit përballë dhunës…

Po tani se nuk ke të drejtë, nuk mundesh me thanë. Por e gjitha kjo ka më shumë se sa një anë. Dhe unë shikoj më me interes, psh. suksesin, se sa mënyrën se si sillesh në një moment të caktuar. Nëse truri jonë është i aftë – si truri i Rugovës psh. në kohën e tij – me e kuptua, cila është sjellja më e mirë kundrejt një pushtimi a pushtuesi, që të ikësh prej tij, me dëmtime minimale, kjo është edhe mënyra më e mirë e të vepruarit, në një kohë të caktuar.

Mendo vetëm pak, a kanë serbët e grekët një Skënderbe? Jo. E kemi ne. E pra, Gjergj Kastrioti, në fillimiet e tij, e pengoi aq fort Perandorinë Osmane, sa ata më pas u hakmorën aq keq ndaj nesh, si një popull i vogël e i pambrojtur, por krenar, sa na shkatërroi më shumë se tjerët dhe pa mëshirë. Serbët e grekët pasi u pushtuan, i thanë Sulltanit padishah, të rrimë gati, vetëm mos na e hiq fenë.. Ne kundërshtuam më shumë në fillim, e pas vdekjes së së Gjergj Kastriotit turku na vrau e na preu, na poshtëroi e islamizoi, na e mohoi gjuhën dfhe etninë, dhe na rrënoi si komb. Kush doli në fund më i fituar si komb, pasi ra Perandoria Osmane? Ne shqiptarët, apo serbët e grekët?

Ironia e fatit ishte se më 1878, në Kongresin e Berlinit, shqiptarët bënë Lidhjen e Prizrenit. E cila ishte kërkesa e tashmë ‘turqelive’ shqiptarë? Autonomi nën Turqi… Në kohën kur, Evropa i kishte thënë Turqisë “largohu nga Ballkani”. Gabim i joni. Sikur ne të kishim kërkuar me Lidhjen e Prizrenit, Pavarësi – si Rugova që kërkoi pavarësi nga Serbia, që në fillim – do kishim gjetë ndoshta mbështetje më të madhe në Evropë, e cila na dogji, sepse kishte frikë, se ne po bëjmë një shtet islamik, një Turqi të vogël në Ballkan, dhe prandaj u lejuan fqinjët, të cilët edhe u organizuan më mirë se ne, që të na i shqyenin trojet shqiptare. Edhe sot Serbia e Greqia kanë shtete më të forta se ne! E njëjta gjë ishte edhe në Rambuje, pa nënshkrim të marrëvbeshjes atje, nuk kishte ndërhyrje të NATO-s.

Tani ti shihe vizionin e Rugovës… Kur Adem Demaçi, Albin Kurti, Hashim Thaçi e deri te Sali Berisha i thonin JO marrëveshjes, e për habi, nuk pranoi as Millosheviqi për me nënshkrua, doli Rugova e tha: “E nënshkruaj unë…” Këtu bre burrë – habitem me ty – një fjalë, një element, një veprim në kohën e duhur e në vendin e duhur, vlen më shumë se e gjithë përpjekja bashkë. Si puna e atij grushtit “knock out”, që boksieri ia jep boksierit kundërshtar! Por duhet pra me qenë i përgatitur me goditë, e jo me u hallakatë! Se po të mos nënshkruhej marrëveshja në Rambuje, ne bënim të njëjtin gabim, si më 1878, që e donim autonominë nën Turqi! Prandaj e vlerësoj Rugovën, e jo vetëm unë, për politikën e zgjuar dhe largpamësinë e tij.

Si veprojnë Perëndimi me arabët? I nxisin, i ngacmojnë, i bëjnë me kërcye përpjetë, e fap, ua fusin plumbin në bythë… (kjo edhe në mënyrë figurative, si efekt i dominancës!) Se e dinë këta në Perëndim, se arabërt, turqit e muslimanët janë krenarë, e “krenaria është pararojë e dështimit” – thoshte Bill Clinton për Yasser Arafatin, e barku i arabit – si i them unë, kërcen përpjetë, pa marrë parasysh konsekuencat… dhe e hanë. Këtë tendencë e shoh, po e ke edhe ti me këto që thua. Por ty të punon truri, e prandaj po bisedojmë.

A është më mirë me kërcye përpjetë, e me hangër një plumb? Apo është më mirë, atij të marrit me armë që ke përpara, me ia dredhë disi, sa të mundesh, me e shmangë me stil, si u përpoq Rugova, e me shpërtua jetën si fillim, dhe pastaj me mujtë edhe me e gjetë mënyrën për me e largua dhunuesin e dhunën?! Pra, me një fjalë, duhet nganjëherë ma shumë teknikë se forcë!