Dufi i “nacionalizmit” primitiv dhe vulgar otoman shqiptar

1
2129
Bekim Fehmiu - pullë, Serbi

Klajd Kapinova

Bekim Femiu (1936-2010), aktori i famshëm shqiptar (mbrëmë ishte në kanalin televiz HBO, ku, u shfaq filmi klasik Black Sunday (1977). Ai portretizoi një terrorist palestinez në triller-in politik të producentit John Frankenheimer.

Aktori shqiptari serb luante rolin e një ndër organizatorët e akteve terroriste në SHBA. Ai u vra në Miami (Florida), nga agjentët e FBI, një ditë para ndeshjes së madhe të Super Bowl, që njihet si futbolli amerikan…).

Bekimi, gjithë jetën e tij artistike e kaloi në kushte shumë të mira në Serbi, duke qenë i nderuar dhe respektuar nga i gjithë populli serb, që e admironte shumë.

Aktori me emer shqiptar, u bë i famshëm si Star në Hollywood, jo se ai ishte shqiptar, por pse ishte shtetas serb i ish Jugosllavisë. Dhe për këtë gjë ai ishte dhe mbeti krenar deri sa mbylli sytë… (U bë i famshëm në Hollywood se kishte talent, dhe iu krijuan mundësitë, e jo se ishte shqiptar, ose shtetas serb, si e quan ri… Olsi Jazexhi thotë se shqiptarët ishin shtetas turq të gjithë deri më 1912… /AÇ)

Nga ana e tjetër, serbët asnjëherë nuk e diskriminuan pse ishte shqiptar apo për më shumë pse i perkiste besimit islam… Doni apo nuk doni ju, kjo është e vërteta. (Serbët nuk e kanë diskriminuar as Gjekë Marinajn, por kanë vrarë e kanë bërë krime të tmerrshme në Kosovë, ndër tjerë, serbët kanë vrarë edhe të atin e nënë Terezes, që e helmuan, edhe pse katolik, po ashtu edhe At Shtjefën Gjeçovin, prift katolik, që e vranë serbët vetëm se ishte shqiptar… /AÇ)

Ai vdiq atje. Asnjë serb nuk e ka perçudnuar kontributin e tij të madh për kinematografinë botërore (amerikane), artin europianë dhe respektin e madh, që gëzonte kinematografia serbe asokohe falë tij.

Ai ka luajtur në shumë drama në teatër, falë pasionit dhe dashurisë së madhe, që kishte për këtë gjini të bukur të artit skenik.

Bekimi, nuk ishte asnjëherë antar i Partisë Komuniste të Jugosllavisë (PKJ), sikurse ishin me qindra dhe mijëra bashkomëbas të tij në Kosovë, gjatë vitëve 1941-1990.

Femiu, pjesën më të madhe të kohës e kaloi në shtetet perendimore dhe në Kaliforni (Hollywood) në SHBA, ku ishte i angazhaur në shumë filma ndërkombëtar, ku ai ishte aktor i preferuar kryesor apo dytësor etj…

Ai u martua me aktoren serbe Branka Petric (kam info se ka qenë kroate, jo serbe… /AÇ), me të cilën pati dy djem Hedon dhe Uliksin. Ai jetoi në Zvezdara të Beogradit. djali i tij Uliks Femiu është gjithashtu actor në Serbi…

Shtatë vjet mbas vdekjes, Qeveria e Serbisë emetoi zyrtarisht një pullë postale në vitin 2017 (fotoja kryesore), në shenjë nderimi dhe respekti të madh ndaj figurës së tij si një yll i kinematografisë botërore.

Gjatë kohës së komunizmit ai e vizitoi edhe shtetin amë Shqipërinë dhe Shkodrën (Teatrin “Migjeni”), mbasi familja e tij për pak vite 1938-1941 jetoi në ketë qytet.

Në Kosovë, me qindra shqiptarë kanë pasur teseren e Partisë Komuniste Jugosllave, kanë qenë të martuar dhe kanë pasur fëmijë me shtetas serb me pozitë qeveritare dhe të thjeshtë, kishin poste në pushtetin qendror dhe lokal, ishin gardianë burgjesh (ku të burgosur ishin po shqiptarë dhe jo serbë), kanë perfituar shumë privilegje në pushtetin qendror dhe lokal gjatë asokohe nga pushteti komunist sllav në fuqi…, dhe kur kanë vdekur janë varros në Serbi apo Kosovë dhe askush nuk u ka trazuar deri më sot varrin e tyre.

Fadil Hoxha (1916-2001), ka qenë kryetar ose president i parë i Kosovës, që i ka shërbyer me perkushtim OZNA dhe më më vonë UDB së Serbisë.

Ai dhe diktatori me origjinë otomane Enver Hoxha, sot kanë bustet në qytetin Ferizaj të Kosovës dhe të gjithë janë të lumtur atje, pse zbuluan mrekullitë e botës.

Vendosja e bustit të diktatorit antishqiptar Dullës (alias Enver Hoxha), është një fyerje e rëndë, për qindra dhe mjëra të perskutuar politikë në trojet martire të Nenës Shqipëri, sikurse e quajnë me të drejtë dardanët shtetin amë.

Dulla manjak, përçudnoi dhe prishi të gjithë varrezat dhe simbolet e krishtera në varrezat e lashta të Rrmajit në Shkodër, shkatërroi kapelen, ku thuhej mesha për shpirtin e atyre që kishin kaluar në amshim… (Dulla kriminel e hoqi edhe islamin nga Shqipëria… tani le ta gëzojmë, se e duan edhe katolikët, të cilët luten përditë, mos islamit po i mbushet mendja dhe ikën vetë nga shqiptarët… por nuk ka gjasa me ndodhë, po nuk e hoqi dikush si Dulla kriminel… :p /AÇ)

Në vitin 1967, ai përmes fanatikëve fetarë otomanë, i vuri qindar tonelata dinamiti kishës antike dhe historike së Laçit, ku dikur kishte vendosur kurorën e martësës Heroi Kombëtar Gjergj Kastrioti dhe askush nuk i zhgarraviti apo prishi varret e autorëve të vdekur të kësaj masakre historike.

Në krye të luftës kundër fesë dhe zakoneve prapanike në Shkodër dhe Shqipëri, ishin venë fanatikë komunistë antifetarë, të cilët treguan zellim për prishjen me kazma dhe dinamit të simboleve të krishtera dhe të tjera, sikurse të qindra kishave të vjetra antike të papëritshme, me një histori culture dhe moshe të njëjtë me objektet kishtare të dheut latin dhe helene…

Askush nuk i demtoi apo zhgarraviti varrezat e ish sherbetorëve të komunizmit, që shkatërruan vazhdimisht kishat e krishtera në Shqipëri nga viti 1944-1990, por përkundrazi varret e tyre janë rindertuar dhe shkëlqejnë prej mermerit të çmuar dhe të cilësisë së pare të tyre…

Edhe pse në disa prej tyre janë të vendosur me nderim dhe krenari simbolet otomane, sot askush nuk i ka perçudnuar apo zhgarravitur ato me grafit, ngjyra, simbole fyese apo shkronja me citate fyese etj.

Diktatori Enver Hoxha vrau, burgosi, internoi, pushkatoi me gjyq farse e pa gjyq shqiptare për 50 vjet, gra, burra, fëmijë, të rinj, të reja, intelektualë, juristë economist etj. Ai u humbi varret shumë shqiptarëve patriotë të ndershëm dhe intelektualëve të shquar, duke filluar nga Shkodra… dhe deri ne Korçë etj…

Në varrin e tij çdo vit shkojnë komunistët socialist dhe demokratët komunistë, me ne krye turqeliun erdoganist Edi Ramës (Rama ka deklaruar se është katolik, por duket se besimin fetar tani e përcakton dikush subjektivisht… /AÇ), për t’a përkujtuar atin shpirtëror komunist të babait të tij biologjik çdo 16 tetor… (?!)

Sërisht të kthehemi tek aktori i famshem. Bekimi, u shkollua me sukses ne Fakultetin e Artit në degën e Dramës në Beograd në vitin 1960. Kjo i dha atij licensën për të luajtur drama në teatret shqiptare e serbe dhe filma ndërkombëtare kyesisht ne Hollywood e gjetkë…

Ai ishte i lumtur për ketë gjë. (Bekim Fehmiu appeared in 41 films betëeen 1953 and 1998).
Në historinë brilante të kinematografisë dhe dramaturgjisë botërore dy janë aktorët me të famshëm shqiptarë: Aleksander Moisiu (1879-1935) & Bekim Femiu.

Aktori ndërkombëtarë shumë i kulturuar Fehmiu si polyglot fliste: shqip, serbisht, frengjisht, spanjisht, italisht dhe anglisht. Fatkeqësisht, ai u gjet i vetëvrarë me armën e tij në shtëpi, në moshën 74-vjeçare.

Të rikthehemi në ditet tona. Më gjeni nje actor(e) apo qytetar tjetër nga Kosova, që ka zotëruar lirshëm apo flet rrjedhshëm këto gjuhë të huaja në fjalë.

Perse nuk pranohet fakti historik se futbollisti i famshem nderkombetar Fadil Vokrri (1960-2018), qe kohën e artë të pjekurisë sportive në futboll me suksese e kishte në Serbi (me F.C. Partizanin e Beogradit, ku shënoi 18 gola), u bë i famshëm nga ish Jugosllavia, qe drejtohej nga Josif Broz Tito etj., dhe jo nga Kosova. Të gjithë jane krenar sot për ketë gjë… edhe serbët edhe shqiptarët.

(Kush e mohon këtë? Edhe shumë aktorë e njerëz të talentuar u bënë me famë në kohën e Enverit tek ne, si katolikët shkodranë Rikard Ljarja, apo Ndrekë Luca, etj., apo gjatë pushtimit osman… Talentet edhe pse më pak dalin në çdo sistem, ashtu ishte koha, ashtu rrjedhin edhe ngjarjet… /AÇ)

Ai ishte i rëndësishëm për të dy skuadrat e futbollit, që pretendonin titullin e Ligës së Parë Jugosllave 1986-1987, dhe garën e tyre të suksesshme në Kupën Jugosllave 1988–1989.

Ai nuk foli asnjëherë për Kosovën dhe të drejtat e popullit të tij të vendlindjes dhe askush në media dje dhe sot nuk e pohon ose mohon ketë gjë!

Dhe pse!? Sepse ai ishte futbollist dhe për të më e rendësishme ishte karriera dhe të ardhurat e majme financiare nga sporti popullor i futbollit, fama e tij ndërkombëtare, se sa politika e ditës.

Vokrri, i mbylli sytë në Kosovë, në vitin 2018 si Kryetar apo President i Federatës së Futbollit të Kosovës apo jo!?

Le të flasim për personat publikë, që i kanë shërbyer me zell dhe fanatizëm skllavi Serbisë.

Kështu kolaboracionisti Fadil Hoxha, ka qenë presidentin i parë i Kosovës, që i ka shërbyer OZNA (UDB) dhe Serbisë dhe ai ka bustin e mirënjohjes për këtë gjë në sheshin kryesor të qytetit kosovar Ferizaj dhe askush nuk e ka zhgarravitur apo demtuar atë. (E kritikojnë sa të duash edhe atë… /AÇ)

Me qindra nacionalistë shqiptarë, janë vrarë barbarisht me gjyq farsë apo pa gjyq nga togat e zeza të pushkatimit shqiptar e jo serb me urdhër dhe firmën të “atdhetarit” Fadil Hoxha.

Hoxha i Gjirokastrës dhe Hoxha i Gjakovës çuditërisht shikohen sot me respekt dhe mirënjohje, dashamirësi nga të gjithë të majtë dhe të “djathtë” në Kosovë dhe Shqipëri, për faktin e vetëm se të dy kanë vrarë bashkëombasit e tyre.

Në Kosovë nga viti 1944-1950, ka pasur mbi 45 çeta nacionaliste të kryesuar nga Shaban Polluzha, prof. Ymer Berisha, Uk Sadiku, Ndue Perlleshi, mulla Idrizi i Gjilanit, Sadik Rama, At Benardin Llupi O.F.M., shkodranja Marie Shllaku (vetem 20 vjeçe, kur u pushkatua nga “serbët” mbas gjyqit farsë) etj., etj., që janë vrarë në kohën e sundimit me dorë të hekurt të Fadil Hoxhës.

Këto foto që pashë sot në Facebook, nuk janë gjë tjetër veçse primitivizëm anadollak vulgar.

Me gjuhën e urretjes ndaj shteteve dhe popujve fqinj, me veprime të pakuptimta të shpellarëve “nacionalistë” vulgarë, të njëjtë me rendet apo fiset e humbura primitive me shigjeta, karbon, ngjyra, fjalë vulgare huliganësh nuk ndërtohet tolerance apo paqja mes popujve dhe besimeve fetare, por vetëm shkaterrohet qetësia e popujve të lenduar nga luftrat e shumta të pakuptimta… (Memoriali turk në Tiranë u thye, më keq se grafiti ndaj monumentit serb. Primitivizëm, thua? Apo kjo nuk të intereson?… /AÇ)

Ky është primitivizëm klasik otoman. (A thua ashtu ishte edhe thyerja e memorialit turk te Kodtrat e Liqenit në Tiranë? Po krimet serbe në Kosovë, si ishin? /AÇ) Perandoria Xhihadiste Islame Otomane, kur shkelte me shpatë e kur’an në vendet e krishtera në Ballkan, sikurse edhe në trojet e Arbërisë shkatërroi me barbari kishat dhe varret e të krishterëve, për të humbur gjurmët e identitetit të lashtë të popujve që u mundua t’i sundote ndër shekuj…

Në Serbi ka me qindra varre të shqiptarëve, pa dallim feje dhe atje askush nuk i ka perçudnuar, sikurse po bëjnë sot shpellarët tanë në Tiranë. (Shpellarë shqiptarët se vënë disa pllaka me grafit mbi një monument serb në Tiranë, po serbët që vranë mbi 13 mijë shqiptarë në Kosovë në luftën e fundit, e përdhunuam rreth 20 mijë gra e vajza atje, janë njerëz me kulturë thua?! Apo varret janë më të rëndësishme se njerëzit e gjallë?!… :p /AÇ) Shembuli më klasik është varri i sulltan Muratit I në Obeliq të Prishtinës, ku asnjëherë dhe askush nuk e ka zhgarravitur apo perçudnuar, djegur apo shkatërruar deri tani tesh 700 vjet.

Ai nga dashuria e pakufi që ka popullsia muslimane e Kosovës ndaj kryepushtuesit të tyre, atë e kanë shpallur me kohë me vendim qeverie si monument kulturë shqiptare të rëndësisë së veçantë!!!!

Restauriatorët dhe qeveritë e Kosovës e dinë shumë mirë, se Robëria dhe jo “lumturia” turke ka cënuar rëndë zhvillimin natyror të popullit dardan e arbëror shqiptarë: ia ka këputur një herë e përgjithmonë lidhjet, që deri atëherë ka vendosur qysh herët me Europën; ia ka ndërruar drejtimin përparimtar, që deri atëherë ka përvijuar; ia çrregulluar ritmin jetësor të frymarrjes europiane, që kishte krijuar.

Duke e shkëputur prej Europës, pothujase në të gjitha pikpamjet, robëria turke dhe neo-otomane sot po vonon zhvillimin e popullit shqiptar në të gjitha drejtimet: materiale, shpirtërore, ekonomike, kulturore, qytetëruese, urbane, duke i kthyer në kopje apo shtojcë të Pllajës së Anadollit…

Pse perdoren dy standarte sot!? Po ekspeditat e njëpashnjëshme me 300.000 ushtare mizorë apo barbarë të kryesuar nga komandantët vrastarë dhe jeniçerë të kalifatit, me origjinë ose shqiptare të mirefilltë të Perandorise Islame Osmane, që sulmuan dhe shkatërruan sistematikisht në themel trojet e Arbërisë, a nuk ishin pushtuese dhe Gjenocid me objekt të mirefilltë asimilimi etnik dhe fetarë!?

Pse hiqemi si naiv!? Në asnjë vend tjetër të botës, që ishte nën sundimin shkatrrimtar otomanë nuk ka varre të sulltanëve sikurse në trojet e mbushura me plagë të pambuluara të Arbërisë!?

Ne nderojmë dhe respektojmë deri në çmenduri fanatike, më shumë se asnjë popull tjetër i botës pushtuesit barbarë otomanë. Kështu në kryeqytetin dardan në Prishtinë, ështe varri madhështor muze dhe tyrbja (xhamia) kushtuar kryevrastarit otoman sulltan Muratit I.

(Po, e vërtetë, prandaj duhet të hapen sytë, por ndikimi nga feja është shumë i madh, sidomos te njerëzit e paditur. Shumë shqiptarë janë më shumë katolikë se shqiptarë por edhe më shumë muslimanë se shqiptarë. E bëjnë konkurrencvë fetare. Kjo është feja, që ka ndikim të madh dhe i manipulon njerëzit në pavetëdije, sidomos njerëzit pa kulturën e dijen e duhur… /AÇ)

Tyrbja e Sulltan Muratit në Gazimestan, Kosovë

Po gjithashtu në Prishtinë gjendet edhe Xhamia e Madhe, kushtuar sulltanit të perbindshëm Fatih (që shqip do të thotë Pushtuesi), ku kleri i lartë islam dhe komuniteti musliman kosovarë falet me nderim dhe krenari 5 herë në ditë në xhaminë e madhe, ndërtuar nga otomanët e cila për çudi të të gjithëve sot është kthyer në monument kulture të rëndesisë së veçante, që mbrohet dhe mirëmbahet nga taksapaguesit viktima shqiptarë!?

Pse dy standarte sërisht!? Në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni dhe çamëri të gjithë xhamitë i dedikohen me dashuri, respekt dhe mirënjohje të thellë ekzekutorëve tanë, si: sulltanëve pedofilë, jenicerëve manjak, vezirëve halldup, pashave analfabetë, komandantëve kriminelë otomanë pushtues etj., dhe për çudi të historisë sonë plot pikëpyetje dhe supriza për botën dhe Europën Perendimore, asnjë vepër kulti fetare islam nuk i përkushtohet një hoxhe shqiptar.

Pse sërisht përdoren dy standarte!?

Në Tironë fatkeqsisht është ndërtuar në mënyrë madhështore nga diktatori radikal islamik Erdogan, monumenti i komandantit otoman Sulejmanit, i paraprirë nga propaganda neo-otomane e professor doktorëve të kohës së rregjimit komunisto otoman, të cilët në kor ato bërtasin me histerizëm se gjoja thuhet se ai ishte themelues i kryeqytetit dhe askush nga “nacionalistët” turkoshak nuk e ka zhgarravitur, përçudnuar apo ngjyrosur me bojëra të ndryshme atë deri tani!!!

Mos të harrojme se në Tiranë ndodhen gjurmët e fresketa të themeleve të hershme të arkitekturës antike iliro romake, 15 shekuj para se komandanti turku-mongol të pushtonte Tironën e kuqe të mullar Dullës…

Në qytetin verior dhe të lashtë 3500 vjeçarë të Shkodërlocës, fatkeqsisht është ngritur një njollë e zezë antishqiptare, i quajtur fatkeqsisht si memoriali i stërmadh i kryeturpit të radhës, kushtuar komandantit mizor otoman Riza Pashës, ndërsa po në ketë qytet me histori të lashtë mbretërore nuk ka asnjë monument apo permendore në përkujtim të mbretërve, mbretëreshave apo princërve etj., të periudhës ilire brilante, ku, qyteti antic kishte arritur kulmin e lulëzimit të tij, duke qenë në një nivel kulturë dhe civilizimi bashkëkohorë me kulturën romake dhe helene asokohe… (E as edhe një përmendore të kryetrimit shqiptar, Gjergj Kastrioti… /AÇ)

Ne Shkoder ka rruge me emrin e kronistit turk dhe askush se ka zhgarravitur apo hequr ate nga muri!!!

Në kodrat e liqenit Artificial në Tiranë me 15 korrik 2019, është ngritur monumenti tjetër i turpit, që përkujton 365 otomane fetarë, të vrarë me svetës nga lufta fetare civile e turqve, për dominim radikal islamik dhe politikë sot në Turqi. (Prandaj edhe e thyen me “primitivizëm” e “vulgaritet”, mos e harro edhe këtë detaj… /AÇ)

Këto emra me hiroglife otomane s’kanë asnjë lidhje me popullin shqiptarë. Më i habitshëm është fakti, se në Turqinë shumë milionshe dhe me sipërfaqe të madhe, nuk ka asnjë permendore të tillë sikurse në Tiranë. (Ndikimi fetar islam, e bën të mundur këtë, si çdo ndikim fetar ideologjik… /AÇ)

Dhe pse!? Sepse ato nuk janë turq etnik, por otomanë të Erdoganit, të cilët shumë shekuj më parë pushtuan me sulme barbare Turqinë laike askohe dhe e pushtuan, duke varë dhe msakruar popullsinë etnike vendase.

Dhe Erdogan e di këtë se ajo përmendore kudo që të vendoset në territorin turk një ditë do të hieqet nga toka e turve etnik. Ai e di, se vetë ai nuk është turk etnik por ish kolonë otomane mongole…

Ky monument otoman u vendos si pushtues, mbi projektin e këndit të lojërave, që ishte pranifikuar të ndertohet për femijët shqiptarë të kryeqytetit.

Kryebashkiaku iraniano – otoman Erion Veliaj dhe Kryeministri neo-otoman Edi Ramazani turqizuan Tironën dhe kodrat e liqenit artificial.
Sot fëmijët tshqiptarë bëjnë pyetjen e natyrshme para prinderve, se ku është këndi i lojërave të tyre të premtuar nga Bashkia turke e Tiranës!?
A është sot Shqipëria koloni neo-otomane apo shtojce e Turqisë së diktatorit radikal islamik Erdogan!?

Kështu Tirana është kthyer zyrtarisht në varrezë internationale dhe nuk ka protesta popullore të përditshme për ketë çiban otoman, mbasi në Shqipëri turqit kanë arritur me sukses të bëjnë totalisht shpërlarjen e trurit dhe kujtesës së dobët historike të atyre që vegjentojnë apo thonë gabimisht, se janë shqiptarë.

Erdogan, që sot mban hapur në dorë flamurin e gjelbert të islamit politik, në maj të vitit 2015 erdhi në kalanë e Prezës në Tiranë (Shqipëri), të papushtuar dikur nga otomanët e sulltanëve mizore, dhe tha hapur se: “Kosova Muslimane dhe Shqiperia Jane Turqi”!!! Ai vuri themelet e mjerimit mendor otoman, për ndërtimin e një xhamie të re në kala!!!!

Për çudi “nacionalistët” e ashtëqujtur shqipfolës nuk e kundërshtuan ketë deklaratë shovisniste dhe turkomadhe. Ata mbanin në duar me shumicë flamuj turk dhe arab. (Sepse krimet serbe janë më të freskëta. Kjo gruaja që del te monumenti serb i zhgarravitur në Tiranë, që të paska bërë keq ty, është ortodokse, në fe me grekët e serbët, por është shqiptare… /AÇ)

Në një parudhë ishte e shkruar: “Welcome to Cameria Erdogan”!!! A është vërtetë çameria Turqi apo pjesë e e trojeve të Arbërisë!?

Sa herë që serbët thonë se Kosova është Serbi, shqiptarët muslimanë me banim në Dardani dhe Shqipëri me histerizëm kërcejnë si gjeli mbi pleh…
Nga ana e tjetër edhe media shqipfolëse dhe shqipshkruese heshti, sepse është bërë pjesë e lojës ri-kolonizuese komuniste otomane të Edi Ramazanit.

Erdogani, në prani të turqelive kuisling Thaqit dhe Ramës, tha sërisht hapur me krenari dhe pa frikë, në Prishtinë se: ”Kosova është Turqi”!!!.

(Rama është katolik, e ka deklaruar vetë, s’ka s’i të jetë turqeli, por i duhet të mbahet edhe me turkun, se popullsia shqiptare është muslimane dhe ai është aty falë edhe votave të tyre, mos e harro, Rama është politikan, produkt oportunist i votave, jo nënë Terezë në shërbim të Vatikanit, dhe se Turqia është një vend mbështetës për Shqipërisë sot, nga pikëpamja gjeostrategjike! A e pe fjalën e Ramës në angisht kur e dekoroi presidentin e KE-së, polakun Donald Tusk, para disa ditësh me urdhërin Gjegj Kastrioti – Skënderbeg, se si u shpreh? /AÇ)

Si gjithnjë askush nuk e kundërshtoi deri tani!? I vetmi person public, me reputacion ndërkombëtar, që foli hapur kundër Turiqisë dhe idesë së çmendur të Erdoganit për Turqinë Neo-Otomane të Madhe ishte shkrimtari Ismail Kadare.

Ai tha se: “Të thuash se Kosova është Turqi, është një fyerje kombëtare për shqiptarët!

Por edhe ky heshti, mbas tullumbacës që u shpua në ajër, sepse nuk do që ti bie ndesh politikës se mbrapshte neo-otomane të Edi Ramazanit, mbasi vajza e Kadaresë për merita familjare të trashëguara komuniste është Ambasadore e Shqiperisë në OKB, që si komuniste shpesh voton sikurse Dulladikur kundër SHBA dhe Izraelit…

(Vajza e Kadaresë, Besiana, është e detyruar aty të luajë lojën e qeverisë shqiptare dhe jo axhendën e saj, si Bolton e ata që punojnë për Trump-in, që duhet të kënaqin Presidentin, e jo axhendat e tyre. Besnik Mustafaj tha se ne luajmë politikat e BE-në në lidhje me Palestinën, edhe pse në fakt ne na intereson të luajmë politikat amerikane në këtë rast. Kjo është politika, s’ka pse të jetë ndryshe në Tiranë nga Washingtoni. Se dalim pastaj te dy standardet… /AÇ)

Në kalanë historike të Lezhës Edi Rama (Këtu Rama nuk kishte lidhje, por Auron Tare ka marrë para nga ushtria turke… /AÇ) dhe Ministria e Kulturës së Erdoganit me qendër në Kryeministrinë Neo-otomane prof. Mirela Kumbaro vendosën të provokojnë ndjenjat shqiptare, duke vendosur pllakën e kriminelit pedofil sulltanit Sulejmanit, në hyrje të kalasë së qytetit, jo shumë metra larg varrit historik të Heroit Kombëtar Gjergj Gjon Kastriotit.

Për vendosjen e kësaj pllake turpi, u gjetën dy mercenarë arkeologë otoman “shkodranë”: që falë fanatizmit fetar, vendosën fyerjen kombëtare, e cila nuk qëndroi shumë në kalanë e Gjergjit…

Vetëm guximi dhe trimeria e të rinjve lezhjanë, bëri që ai çiban otoman të shkoj për lesh, si qeni në rrush, duke u bërë pjesë e plehrave inerte, që hidhen në thellësi të ujërave të Detit Adriatik… (Ashtu si pllaka përkujtimore turke në kodrat e liqenit, që nuk e ke përmendur, se të është dukur “primitivizëm” e “vulgaritet”, si për varrin serb… /AÇ)

Në shumë qytete të Shqipërisë, otomanologët kuislingë fanatikë shqiptarë, si “mrekulli”, kanë ”zbukuar” me urdhër të peshkut disa varreza otomane dhe askush nuk i ka perçudnuar.

Kulmi i poshtërsisë alla turke, është se në ditët tona T.I.K.A. një kompani turke e familjes së Erdoganit, arriti t’i kthej varrezat shqiptare të Dibrës në varreza otomane, se gjoja aty ishin vrarë ushtarët otomanë!!! (Shiko dokumentin original)

(Në politikën tonë ndaj Turqisë duhet kujdes, sepse mban qëndrimin që kërkon ti, dhe humbet pushtetin – vjen Saliu… turqeliu, që jo vetëm na futi në Konferencën Islamike, por e rrënoi dhe e rrënon edhe Shqipërinë… Rama po punon më mirë se të gjithë në këto 30 vjet – nuk e di si duket kjo nga Manhattani… Turqia ka ndikim në Shqipëri, ekonomik e politik, ky është realiteti dhe ekuilibrat duhen ruajtur, se nuk mund të mbahet pushteti me ekstremizma fetare, nga 10-12% ta zëmë katolikë, që janë në Shqipëri – pushteti në demokraci është votë, ndërsa në pavetëdije, ti kërkon pushtet “europian” nga katolikërt dhe me politika anti-islame e anti-turke, edhe pse këto na intertesojnë realisht, nuk mund të arrihen aq thjeshtë, në mënyrë dëshirore… Në njërën atë dëshira, në anën tjetër mundësitë. Mirë do të ishte për Giorgon e Shqipërinë, që shqiptarët sot të ishin katolikë, por nuk janë… E ne duhet tani të gjejmë mënyra jashtë-fetare, me shkollim e dije, që ta zhvillojmë vendin, si shtetet europiane… /AÇ)

Askush nuk kundërshtoi. A është rastësi kjo!?

Në të ashtëquajturin triller pashë Alimanin bregdetar të Vlorës, është ngritur një legjende farse, se aty gjoja ndodhet historia e “lashtë” e varrit pa eshtra të sulltanit otoman.

Kjo përrallë otomane, është pranuar si fakt historik nga Akademia Turke e Shkencave të Shqipërisë në Tiranë, dhe serisht askush nuk e ka perçudnuar apo zhgarravitur, sikurse po bëhet me varrezat e krishtera të shtetasve të tjerë të huaj.
(Një monument serb paskan zhgarravitë, jo monumentin, por në fakt i kanë vënë pllaka me mbishkrime grafiti, unë do të isha për ta thyer ose hequr atë, nuk është bërë nami… por ti ke pas kryqin aty dhe je ndjerë keq, jo nga patriotizmi a mungesa e tij, por nga ndikimi i kryqit fetar… :p /AÇ)

A do të ishte më mirë, që qeveritë e shtetëve, që kufizohen me Shqiperinë apo Dardaninë, të fillojnë bisedimet direkte, për rikthimin e eshtrave të ushtareve të huaj në vendet e tyre të origjinës, duke liruar tokat tona nga çibanët e pushtuesve.
(Ashtu edhe varrezat greke, në jug të Shqipërisë, që askush nuk i përçudnon… /AÇ)

Në Turqi, ka me qindra dhe mijëra muslimanë shqiptarë pa varre, që kanë dhënë jetën për xhihad (luftë të shenjtë fetare) islame në Turqi apo në vendet koloniale, që Perandoria Kalifatiste Islame Otomane pushtonte. (Jo, aspak, ne tolerojmë për varreza grekët, italianët, serbët… edhe turqit e osmanët… popull pa ndjenjën e duhur nacionaliste, popull i shpërdoruar nga islami dhe mentaliteti turqeliko-islamik, që i ka prekë edhe katolikët… /AÇ)

Më e mirënjohura apo klasikja ështe lufta fetare e Canakkalaseë, ku, lanë me dëshirë kockat e tyre trushpërlarët turqeli gjoja shqiptare, per interesat otomane dhe fetare islame, ku, sipas burimeve historike, janë vrarë apo kanë shkuar si qeni në rrush mbi 25.000 kosovarë…
(Dhe ata luftuan për turkun, e i kanë varret aty ku ranë… Jo në Shqipëri, a Kosovë… /AÇ)

SHËNIM:
NË LIDHJE ME NDJENJAT NACIONALISTE APO FETARE SHQIPTARE…

Serbëve me ua futë gishtin në sm, nuk luajnë vendit, se janë të krishterë… të kthejnë syrin tjetër… :p Serbët nuk i prekin varret e shqiptarëve, por shqiptarët kanë “duf nacionalist, janë të pakulturë”… Por serbët… bëjnë krime të llahtarshme, që shqiptarët kurrë nuk i kanë bërë kundër tyre:

1 KOMENT

  1. Arben nja tre permiresime te vogla:

    Po te citoj “Perse nuk pranohet fakti historik se futbollisti i famshem nderkombetar Fadil Vokrri (1960-2018), qe gjithe jeten luajti futboll ne Serbi, u be i famshem nga ish Jugosllavia qe drejtohej nga Josif Broz Tito etj., dhe jo nga Kosova.

    Une po te informoj se: Fadil Vokrri ka luajtur ne Serbi vetem 3 vite… ndersa ka luajtur ne PRISHTINE 5 vite dhe ne LLAP 7 vite. VOKRRI u be i famshem sepse ai personalisht ishte super LOJTAR, e jo qe ishte SFRJ e TITOS kriminel qe vrau 60 mije SHQIPTAR ne vitet 1945-1948.

    Citoj “Fadil Hoxha, ka qene presidentin i pare i Kosoves, qe i ka sherbyer UDB dhe Serbise dhe ai ka bustin ne Ferizaj dhe askush nuk e kritikon ate“…

    Une te informoj se Fadil Hoxha ka qene tradhetari me i flliqt i SHQIPTAREVE te Kosovs qe luftoi me forcatt serbokomuiste kunder KOMBIT SHQIPTAR… dhe kete pis perveç barbareve komunistë te Kosoves se sotme …te gjite te tjeret e urrejne.

    Te citoj “Po gjithashtu ne Prishtine gjendet edhe xhamia e madhe kushtuar sulltanit te perbindshem Fatih (qe shqip do te thote Pushtuesi), ku kleri i larte islam dhe komuniteti musliman kosovare falet 5 here ne dite ne xhamine e madhe ndertuar nga otomanet, e cila per çudi te te gjitheve sot eshte kthyer monument kulture te rendesises e veçante, qe mbrohet dhe mirembahet nga taksapaguesit viktima shqiptare!?

    Pse dy standarte serisht!? Ne Shqiperi, Kosove, Mal te Zi, Maqedoni dhe Çameri te gjithe xhamite i dedikohen me dashuri dhe respekt te thelle ekzekutoreve tane, si: sulltaneve, jeniçereve, vezirave, pashave, komandanteve otomane pushtues etj., dhe per çudi te historise sone plot pikepyetje dhe supriza per boten asnje veper kulti fetar islam nuk i perkushtohet nje hoxhe shqiptar.

    Po te informoj une se: Ne trojet SHQIPTARE muslimanet i emrojne faltoret e tyre Islamike me emra te atyre qe vrane dhe prene KOMBIN SHQIPTAR, sepse Muslimanet e urrejne kombin SHQIPTAR… e ti nese mendon se na e emrojme XHAMINE E MUSLIMANEVE me emra te herojve SHQIPTARË, qe e luftuan Otoamnizmin … gabim e ke.

    Nuk ka xhamia me emrin GJERGJ KASTRIOTI, Ismail Qemali etj/etj… sepse xhamijat nuk jane te SHQIPTARVE por jane te Muslimaneve. Pik.

    OSE JE SHQIPTAR OSE musliman.

    Tjeter s’ka pase, s’ka dhe nuk do te kete!

Komentet janë mbyllur.