Dua Lipa anulon turneun me Bruno Mars, për shkak të…

0
1022

Fjala e LirëPostimi në FB i Dua Lipës

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Dua Lipa, anulon turneun me Bruno Mars, për shkak të dhimbjes së dhëmbëve…

Ajo sqaron se dentisti i saj ka kërkuar, që ajo të heqë menjëherë dhëmbët e pleqërisë (mençurisë)… :p

Ja si shkruan Dua në postimin e saj në FB, tëshoqëruar me një video të shkurtër:

Më vjen keq që duhet të anuloj disa nga mbështetjet e mia me Bruno Mars. Unë kam qenë duke përformuar me dhimbje të tmerrshme, për shkak të dhëmbëve të mi të mençurisë dhe siç këshillon dentisti dhe kirurgu oral, unë kam pasur për t’i hequr ato menjëherë. Unë kam qenë duke e shijuar këtë turne aq shumë dhe jam tepër e mërzitur që jeta ka ndërhyrë, por shpresoj se do të kem një shërim të shpejtë dhe do ta kthehem sa më shpejt që të jetë e mundur. Faleminderit për mirëkuptimin tuaj xx

Dr. Dashamir Çokaj i shkruan asaj disi me humor:

Dua Lipa, e dashur, eja në Shqipëri, ju sugjeroj dentistin më të mirë këtu, Dr. Luan Mavriqi dhe ai do e zgjidhë situatën tuaj në mënyrën më të mirë dhe më të lehtë të mundshme. Unë kurrë nuk kam pasur dhimbje dhëmbësh, që kur kam vizituar këtë dentist. Edhe Sir Norman Joseph Wisdom është vizituar në këtë klinikë dentare… 🙂