Droja për taksën

0
643
Bekim Rexhepi

Adresa e vërtetë për takën nuk është më tek Kosova, ajo është në Serbi dhe Bosnje, le ti zbatojnë se pari ato vende vendimet e tyre në lidhje me Kosovën, pastaj jemi ne në detyrën tonë që të rikthejmë zbatimit normal të marrëveshjeve tona, ndryshe nuk lëvizmi dot.

nga Bekim Rexhepi

Vizita e komisionarit të BE-së për politikat evropiane të fqinjësisë dhe negociatat e zgjerimit në BE-së, Johannes Hanhn mund të mashtroj qeverinë e Kosovës, duke i propozuar që brenda dhjetorit të filloj heqja e regjimit të vizave për qytetaret e Kosovës. Kjo mund të lidhet me heqjen e tarifave për Serbinë dhe Bosnjën të cilat po bëjnë presion në institucionet e BE-së, që të ushtroj ndikim të qeveria e Kosovës për heqjen e tarifës.

Por, qeveria nuk duhet të lëshoj pe ne vendimin e saj qe tarifa të mbete ne fuqi deri ne njohje të Republikës së Kosovës nga këto dy vende. Presioni i BE-së, përfundimisht nuk ka çka dëmton Kosovën, sepse standardi i saj i dyfishtë mund të hetohet edhe ne insiativën e zotit Hanhn, i cili në vend se të mbledh qeveritë e Serbisë dhe Bosnjës qe të lejojë edhe produktet dhe njohjen reciproke te dokumenteve të RK-së, Hanhn vije e na be lëmoshë dhe na ofron kompromise me të drejtën tonë, Regjimi i viza për qytetaret e Kosovës në asnjë mënyrë nuk mund të lidhet me tarifën e vënë nga qeveria e Kosovës për Serbin dhe Bosnjën. Nuk mund të ketë kompromise të tilla të padrejta, dhe ne dëm të Kosovës.

Qeveria duhet të tregoj seriozitet në vendimet e saja sovrane, madje edhe z. Hanhn, duhet t’ia bëjë me dije, të qartë se Kosova nuk mund të toleroj më tej më vendime të pa drejta dhe të njëanshme lidhur me Kosovën dhe të drejtat e saja sublime. Duhet të ketë një kufi, një stacion ndalës që në lidhje me të drejtat tona të mos luhet me standarde të dyfishta, sepse të drejtat tona nuk mund të jenë gjithnjë të diskutueshme me fqinjët tanë.

Zoti, Hanhn, ne shteti i Kosovës nuk po kërkojmë as më shumë e as me pak se të drejtat tona ne kompetecionin ndërkombëtar. Ndaj edhe ju z. Hanhn mos na bëni trysni të mëtutjeshme në dobi të të tjerëve dhe në dëmin tonë, sepse adresa e vërtetë për takën nuk është më tek Kosova, ajo është në Serbi dhe Bosnje, le ti zbatojnë se pari ato vende vendimet e tyre në lidhje me Kosovën, pastaj jemi ne në detyrën tonë që të rikthejmë zbatimit normal të marrëveshjeve tona, ndryshe nuk lëvizmi dot.