“Fenomeni i drogës në Shqipëri është krim, por prapa saj fshihen akoma krime shumë më të mëdha… Kondrabanda dhe trafikimi i narkotizmit shqiptar nuk është i vitit 2014, ai filloi paralelisht me të gjitha fenomenet e tjera të krimit të organizuar nacional dhe internacional, koperim dhe bashkpunim i ndërforcave kriminale e të mbëshhtetura gjithmonë nga forca politike shtetërore.
Nga Dr. Zef Mulaj
Më kujtohet mirë një shkrim që botova në gazetat e kohës në vitin 1987 rreth kanabis sativa, si një bimë që qarkullonte në vendet e Europës dhe trajtohej si një droge ilegale në duart e kondrabandistëve të vendeve të ndryshme. Në këto vite në Shqipëri as emrin nuk ja dinte (ndoshta) askush. Nuk ishte problem i kohës droga e substancat e ndryshme ilegale, sepse funksiononte një shtet me rregulla të qarta të prera dhe njerzit ishin të bindur në pasojat që sillnin përdorimi i tyre. Sundonte ligji i drejt apo i zhdrejt ai kishte rezultatin absolut positiv në këtë drejtim.
Kondrabanda dhe trafikimi i narkotizmit shqiptar nuk është i vitit 2014, ai filloi paralelisht me të gjitha fenomenet e tjera të krimit të organizuar nacional dhe internacional, koperim dhe bashkpunim i ndërforcave kriminale e të mbëshhtetura gjithmonë nga forca politike shtetërore. Fenomeni i drogave nuk është një mënyrë në vetvete, por e bashkuar në një pikë të përbashkët me të gjitha forcat e tjera kriminale deri tek trafikimi njerzor. Rekrutimi i njerzëve për të kryer misione në shërbim interesash të errëta ndaj një vendi apo tjetër! Prodhimi dhe tregimi është njëra anë e problemit të narkotikve, por edhe përdorimi në mas e rinisë është tjetri fenomen më i rrezikshëm për një shoqëri, sepse vetëm në këtë mënyrë arrihet të humbasë identiteti i njerzëve qëllimi dhe prepektiva e një vendi.
Kur një rini është e predispozuar në përdoimin e narkotikve ajo është e destinuar të kthehet në një qënje të pa identifikuar njerëzisht. Pra edhe këtu është një strategji e thellë dhe e përpunuar në mënyrë aktive nga njerëz që ju duhet dhe ju interesojnë gjëndje të tilla pikërisht tek rinia. Ana tjetër që Shqipëria është në listën e vendeve aktive të kondrabandave dhe prodhimit të lëndëve narkotike (kanabis ) dhe në botë gjendën shum aktiv duke mbuluar edhe zona me infuence ndërkombëtare të trajtimit, tregimit të kundabandave narkotike. Shqipëria një vend i vogël me numër popullsie, një vend që pas rënies së komunizmit identifikohet një nga shtetet që ka humbur anagafikisht mbi 30% të popullsisë, është një tregues tej mase i keq (fatzi), kjo popullsi sot është në botë, e identifikuar, por edhe e pa identidfikuar dhe një pjesë edhe me keq.
Atëherë lind pytja, -Si mund të shkoj përpara një komb kaq i vogël dhe gjithnjë në ikje dhe ajo pjesë që jeton brenda shtetit në një trysni të tmerrshme politike, propagande thirrjesh nëpër sheshe si në kohët e skllavizmit të vjetër që njerëzit kërkonin liri. Eshtë vendi i parë në Evropë e më gjerë që njerzit humin kohën për thirrje politike, “histerizma” të udhëhequra nga politika. Po këta njerëz nuk mendojn të ardhmen e një vendi si prodhues droge, ulurima nëpër sheshe, vrasje hakmarrje, fyerje në tribunen e parlamentit, akuza, shpifje, një vend i korruptuar në të gjitha fushat e jetës. A nuk mendoni se vazhdimi në këtë mënyrë do të sjell krizë dhe kapitullim të shtetit dhe do përgatisni histori të tjera të dhemshe për populin.
Pra fenomeni i trafikimit të drogave në Shqipëri është njëra anë e krimit, por ai me i madhi është korrupsioni që udhëheq krimin. Dhe ky korrupsion është pikërisht brenda pushtetarve, politikanëve dhe mbrapa tyre forca edhe të errta që u duhen këto situata… Rasti i avionit në Shqipëri që tenton të transportoj lendë narkotike nuk është vetëm kundrabandë dhe trafikim, por dhe një organizim me qëllime të caktuara për të fshehur njerzit e vërtetë që merren me këtë krim. Ata janë shum të pa dukshëm, janë me kopertuara shtërore e ndërshtetërore me udhëzime që shqipëria të jetë nyje trafikimi dhe mbi këtë baza ti shërbej dhe tronditjeve popullore dhe politike për t’i përdorur në momente të caktuara për konflikte politike.
Siç është pikërisht ky rasti që del në skenë trafikimi i kanabis. Pra them që ky fenomen është që në viti 1990, ndërsa sot nxirret në skenë me qëllim të caktuar për tu kundërvën qeverisë për të bërë konfuzion dhe për të fshehur krimet e tjera më të mëdha brenda vendit dhe politikanve por dhe për të fshehur këmbët e bashkpuntorët e krimit korruptiv por dhe anti shqiptar. Qeveria është në ftront të plotë të punës, po mundohet të bëj spastrimet korruptive e kriminale.
Nëse ndokush është i korruptuar me krimin brenda qeverisë duhet ta hetojnë organet e specializuara duke dërguar provat në gjykatë. Fati i shqiptarëve do të jetë dhe varet vetëm nga reformat e drejta e të shëndetshme, për të ribër një shtet, cilësor kombëtar por dhe patriot, duke shëndoshur gjykatat, prokurorinë, shërbimi infornmativ është jasht funksioni, sepse këto probleme duhet të jenë përher në duart e tyre dhe të informojn qeverinë. Por qeveria akuzoht po nga kush? Pikërisht vet kondrabandiste e narktikve. Eshtë momenti që politika duhet të bashkohet, shërbimet speciale të shtetit të jenë të shëndosha atëherë jo droga por as një mizë nuk mund të shqetësoj shqiptarët.
Por mjerisht miza është tek veshi duke pickuar. Shqipëria nuk duhet të ktheht Kolumbi, apo Afganistan, kur nuk i mungon asgjë, as politikant nuk i mungoj as shteti as populli as qytërimi një vend që ka të gjitha premisat për të qënë një Zvicër dhe mbi të. Por edukata politike e shtetërore duhet të sundoj korrupsionin e brëndshëm e i lidhur ngusht me struktura të jashtme që dikush e mbështet për interesat e tyre në këtë krizë të madhe ekonomike sot.
Bashkojeni popullin, leni sheshet e ulurimave… për interesa të ngushta, se një ditë do jetë vonë. Organet e drejtësisë duhet të veprojë që njerzit e korrutuar në shtet duhet të ndihen të friksuar, nuk duhet të kenë liri për të korruptuar. Vetëm kështu do nisni udhën për në Europe. Nuk është statusi që ju dërgon në Europë, jeni ju me forcat tuaja me dinitetin kombëtar
Zef Mulaj
Dr. Në shkencat farmaceutike, e M.A.Forense