Nga Skënder MULLIQI
Ballkani është rajoni që shumë kohë po funksionon shumë më ndryshe nga shtetet e Evropës. Ne Ballkan gjithmonë kan ndodhur ngjarje sipas mënyrës dhe të logjikës së eger ballkanike. Ne Ballkan shpesh gjatë historisë janë thyer shtizat, më shumë për të keq së sa për të mirë ndërmjet shteteve dhe popujve.
Rajoni i ballkanit ende ka mbetur i nxehtë, ka mbetur më probleme të pazgjedhura të natyrës etnike, ideologjike dhe fetare. Mu për atë edhe i kemi të gjitha këto përplasje shoqërore. Edhe nese ka kaluar dimri, kan mbetur vragët e mbuluara nga bora. Bora e mbulon natyrën, por nuk i rrafshon brigjet, nuk i ndreq lumejtë… Shumë probleme ende kan mbetur të pazgjedhura.
Ne mes të gjitha këtyre kan mbetur popujtë. Popujtë e Ballkanit ende nuk po e gjëjnë qetësinë e tyre fizike dhe qetësinë shpirtërore. Regjimet janë ende më logjikën e shekullit të kaluar. Ende këto shtete kan mbetur largë integrimeve evropiane, largë zhvillimit ekonomik modern dhe avansimit të proceseve demokratike. Nuk ka ditë që këta popujë mos të përjetojnë gjëra që janë në kundwrshtim më vlerat e mirëfillta shoqërore dhe politike. Shumë shpesh po ka zgjedhje, kështu edhe në Kosovë. Këto zgjedhje pluraliste nuk na i zgjodhen problemet.
Ato vëtem sa shkuan e po bëhën edhe më të rënda për shpinën e kërrusur të njeriut tonë nga pushtetet autokratike. Të gjithë kemi jetuar në iluzione së pasi që të kalojnë zgjedhjet, do të ndëshemi më gjëra që na bëjnë jetën më të mirë. Kemi menduar dhe shpresuar, së do të avansohen proceset zhvillimore dhe demokracia. Kjo pritje e jona, është pritije e gjatë. Na doli vetëm si një iluzion i mirë, e pak gjë më shumë. Ende jemi një shtet si një ballon i shpumë në shumë vende më gjilperë, ose si një shtëpi nga kartoni.
Kur të gjithë po dalin më rregullat të veta, ne po betonohemi në iluzione, në themelet tona të çimentuara, që nuk po na lëshojnë të ecim përpara. Sikur secili po krijon një taborr të vet. Në mbrendi gjithçka po vlon. Nuk ka shumë kohë për pritjet tona të stërgjatura, të pa mbaruara. Vendimet nuk vijnë vetvetiu, nuk janë të servuara. Që dy decenie po sillemi dhe po pështillemi në terrin tonë edhe ideologjik.
Dritat e kuqe në semafor po bëhën gadi të ndezën, duke blinduar më nervozizem. Ndoshta pikërisht tash është duke u dukur në horizont treni ynë i fundit. Duke vrapuar të kërcejmë në vagonin e fundit të civilizimit. Ka mundësi lehtë edhe të rrëzohemi përtoke nën rrotat e trenit, por që ky do të ishte barëm një tentim i yni…?!