DRITA E AMSHUAR – poezi nga Isak A H M E T I

0
874
Isak Ahmeti

Isak . A H M E T I:

Gjithë çka ka
Qielli
Toka
më thonë
duaje Krijuesin
Ai është Drita
dhe unë
e dua Dritën
Drita
e amshuar

2.

Përjetësi

E vërtetë e përjershme
dashuri e vërtetë
Zoti im
e mira ime
kur të pranoj Ty

3.

Burim i gëzimit të përjetshëm

Më ndihmo
O Zot
të të rrëfej Ty
aktet tua
je i bekuar
në Qiell
në Tokë
emri yt
i madhërishëm
burim i gëzimit të përjetshëm

4.

Më shpëto

Zot
mësuesi im
ti trokite në zemrën time
ma ndriçove zgjuarësinë
më shpëto nga tundimi

5.

Ki mëshirë

Zoti im
të lutëm
më dëgjo
më veshtro
më shiko
ki mëshirë
jam bërë problem për vetveten
kjo është sëmundje

më mëshiro
më shpëto

6.

Zoti na urdhëron

Zoti na urdhëron
ta duam atë
dhe jo vetëm atë
por edhe tjetrin
të afërmin tonë

7.

Gëzimi

Nuk shihet
nuk dëgjohet
nuk preket
jetohet
përjetohet me Zotin

8.

Lumturia

Është
kënaqësi
e së Vërtetës
o Zot
je e Vërteta
e vetmja lumturi

9.

Pa titull

Qielli
Toka
gjithçka që ato përmbajnë
më thonë të të dua Ty
o Zot

Durrës, nëntor 2018